U martua 6 vjeçe dhe kur mbushi 18 u divorcua: Tani jam e lirë për të studiuar.

545


U detyrua të martohej kur ishte vetëm 6 vjeçe, tani është 18 vjeç dhe ka kërkuar divorc për të ndjekur ëndrrat e saj. Një vajzë nga Rajasthan i Indisë, është historia e një prej vajzave të shumta, të detyruara nga familjet e tyre për t’u martuar në një moshë të re, por këtë herë, pas shumë vuajtjesh, pati një fund të lumtur. Kur ajo arriti moshën madhore, vajza gjeti forcën për tu rebeluar: kërkoi divorcin dhe vendosi që të studionte.

E dhënë në martesë nga familja e saj në moshën 6 vjeçare, pas 12 vjetësh ajo e mori lirinë, siç e pranon vetë,. Suksesi i saj i madh ishte gjithashtu për shkak të mbështetjes së Kriti Barthi, themeluese e OJQ-së Saarthi Trust, e cila lufton për anulimin e martesave të hershme

Gruaja e shoqëroi 18-vjeçaren në gjykatë dhe ndoqi gjithë procesin burokratik duke i dhënë gjithashtu edhe mbështetje psikologjike. Familja e bashkëshortit të saj, në fakt, e kishte kërcënuar me hakmarrje për një kohë të gjatë, por vajza arriti që të fitonte dhe njëkohësisht të dënonte bashkëshortin sipas një ligji që ndalon martesat me të mitur. Një mesazh i madh i qytetërimit në një vend ku drama e nuseve fëmijë, pavarësisht nga paligjshmëria, vazhdon të konsumohet.