Shqiptarët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor

799

Vetëm 5 përqind e drejtuesve të mjeteve nuk e tejkalojnë kufirin e shpejtësisë në rrugë.
Kjo e dhënë shqetësuese ka dalë pas një vëzhgimi që është kryer nga Banka Botërore.

Ky fakt së bashku me mos ndëshkimin e shkeljeve nga ana e autoriteteve shtetërore janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve që ndodhin në vend.

Rezultatet e anketimit tregojnë mungesën e respektimin e rregullave jo vetëm nga shoferët, por edhe nga kalimtarët. 52 përqind e drejtuesve të mjeteve nuk ndalojnë tek vijat e bardha, ndërsa 25 përqind e tyre nuk vendosin as rripin e sigurimit.

Edhe më shqetësuese është situata për ata që drejtojnë motoçikleta, ku gjysma e tyre nuk përdorin kaskë. Për policinë rrugore, ashpërsimi i masave ndëshkuese pritet të japë efekt në zbutjen e këtyre treguesve.

Numri aksidenteve që ndodhin në vend mbetet në nivele shqetësuese. Një vit më parë u regjistruan 213 vik*tima.