Me këto 6 produkte që keni në shtëpi mund të hiqni vetë manikyrin.

543

Është një nga problemet e zakonshme të vajzave! Imagjinoni veten! Jeni bërë gati për të shkuar në party, jeni duke futur njërën këpucë tek tjetra nga nxitimi dhe papritur befasohesh! Sheh thonjtë e tu në gjendje të mjerueshme, me manikyr të hequr, i ndarë në copëza dhe ti befas kupton që nuk mund të dalësh nga shtëpia në atë gjendje.

Çfarë bëni për t’a zgjidhur këtë situatë? Zgjidhjet janë të shpejta dhe i keni rrotull vetes tuaj, brenda katër mureve të shtëpisë. Ja 6 ide brilante se si ta “zhdukni” për pak minuta manikyrin nga thonjtë!

Limoni
Ky është një përbërës natyral që mund të përdoret për të hequr manikyrin e thonjve. Të gjitha ju vajza që doni të hiqni manikyrin për pak minuta, mund t’i fshini thonjtë me një fetë limoni dhe e hiqni menjëherë. A nuk është e lehtë?

Uthulla
Një përbërës acid që mund të prishë manikyrin e thonjve. Uthulla është gjithashtu diçka që mund të gjendet shpesh në shtëpitë ose në supermarketet në lagjen tuaj.

Alkooli
Fërkimi i manikyrit me alkool është një alternativë e mirë për ata që nuk kanë lëng limoni dhe uthull. Është më natyrale dhe më pak e ashpër se kimikatet e gjetura në açetonët komerçial. Përdorimi i alkoolit si pastrues i manikyrit mund të jetë i dobishëm për ata që vuajnë nga infeksionet e thonjve, sepse ka veti antibakteriale.

Deodoranti
Açetoni është përbërësi kryesor që mund ta blini në dyqan për të hequr manikyrin, por mund të jetë i ashpër në lëkurë. Mos u shqetësoni! Deodorantët gjithashtu përmbajnë disa tretës që mund të veprojnë si heqës të shkëlqyeshëm për manikyrin.

Sterilizues duarsh
Një tjetër truk për heqjen e manikyrit të thonjve është të përdorni një sterilizues duarsh! Kjo është diçka që mund të gjendet lehtësisht në shtëpi, kështu që provojeni!

Manikyr
Mirë, kjo tingëllon pak e çuditshme. Manikyr për të hequr manikyrin e thonjve? Kjo punon! Llaku i thonjve thahet për shkak të avullimit të tretësve. Këto tretës gjithashtu zbusin manikurin e aplikuar mbi thonjë, dhe kjo e bën më të lehtë për ta hequr. Luftoni zjarrin me zjarr apo jo?