10 të arrestuar në Rinas për dokumenta false (Video)

519

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhejtor 2018 me qëllim përballimin e fluksit në aeroportin e Rinasit.

Plani i masave të hartuara nga policia kufitare ka si synim edhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë pasi gjatë muajit nëntor janë evidentuar dhe goditur 66 raste.

Policia thotë se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara, ndërsa u është refuzuar dalja 207 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.

Po gjatë muajit nëntor janë kapur gjithashtu 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve si dhe janë proceduar penalisht 52 shtetas për kalim të paligjshëm kufiri.

Sakaq, është proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi, është arrestuar një tjetër për mitëdhënie, si dhe është arrestuar dhe një person për kundërshtim të punonjësve të Policisë.