Pas Stines, këngëtari i njohur ndahet nga e dashura, i jep fund lidhjes 9-vjeçare

Mesa duket këngëtarët shqiptarë po bëjnë ‘bilancin e vitit’ dhe personi që kanë zgjehdur të largojnë nga jeta e tyre është pikërisht partneri. Ditën e sotme Mateus Frroku bëri me dije se është beqar dhe se i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij.

Dyshja ishin të lidhur prej 9 vitesh dhe vetëm para dy vitesh u fejuan në një ceremoni zyrtare. Por i ftuar në “Ditë e re”, Mateusi tha se tashmë është beqar pasi nuk e vazhdon më lidhjen.

Vetëm një ditë më parë Stine lajmëroi që ishte ndarë nga partnerja e tij me të cilën ka edhe një vajzë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale këngëtari i uroi gjithë të mirat Gracielës.

Lojërat e fatit/ Rama: Kush nuk e respekton ligjin do të mbajë përgjegjësi

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se të gjithë ata persona që do të përpiqen që të vijojnë të mbajnë hapur aktivitetet e lojërave të fatit pas 1 janarit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Por krahas këtij paralajmërimi Rama lëshoi mesazhe edhe ndaj drejtuesve të policisë.

Ai deklaroi se nëse do të konstatohen lojëra fati që vijojnë aktivitetin pas 1 janarit përgjegjësi do të mbajnë edhe drejtuesit e policisë.

“Kemi konstatuar ca përpjekje për të krijuar skema ilegale për të transferuar lokalet ku pronarët të përdorin skema të mbyllura. Po ju them të gjithë atyre që u kanë hyrë këtyre fantazive do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosat e tyre.

Gjithë policia do të jetë në këmbë që prej nesër dhe ju lutem qytetarëve që të njoftojnë që prej nesër për çdo rast ku ato ndodhen. Njësitë e lojërave të fatit janë të dokumentuara dhe nëse do të funksionojnë haptas ose mbylltas dhe nëse do të konstatohet nga qytetarët do të bjerë direkt mbi drejtuesit e policisë përgjegjësia.”

Më tej, kreu I qeverisë deklaroi se për të gjithë atë kategori që do të mbetet pa punë nga mbyllja e lojërave të fatit do të ketë trajnime profesionale me qëllim që të futen sërisht në tregun e punës.

Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes me alkoolin!

Teksa mbeten pak ore nga ndërrimi i viteve policia rrugore e Tiranës ka shtuar patrullimet ne te gjithë kryeqytetin.

Kjo me qellim për te shmangur rastet qe mund te bëhen burim aksidentesh me pasoja për jetën e njerëzve.

Mësohet se gjate ndërrimit te viteve dhe ne orët e para te 2019-ës do te jene te angazhuara patrulla te shumta ne akset kyçe.

Policia rrugore kërkon bashkëpunimin e te gjithë qytetareve për te garantuar sigurinë gjate festes ndërsa u bën apel drejtuesve te mjeteve te jene te kujdesshëm me përdorimin e pijeve alkoolike.

Studentët japin mesazhin e fundit për këtë vit: Urojmë me një kryeministër që e do Shqipërinë.

Një grup studentësh janë mbledhur paraditen e sotme përballë Kryeministrisë, ku edhe kanë dhënë mesazhin e fundit ndaj kryeministrit Edi Rama për vitin 2018.
“Studentët urojnë me një kryeministër që e do Shqipërinë,”- shkruhet në pankarëtën që ata kanë lënë para godinës së Kryeministrisë.


Studentët vendosën të pezullojnë protestën, për ta rinisur atë më 5 janar, në rast se nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. Qeveria ka publikuar pak ditë më parë, “Paktin për Universitetin”, një platformë e cila synon t’i japë zgjidhje problemeve që ka aktualisht arsimi i Lartë në Shqipëri.

Kapet në Athinë porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku

Arrestohet i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë Artan Cuku.

Bledar Jambelli, I njohur ndryshe edhe si Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier u kap në Athinë falë bashkëpunimit të dy zyrave të Interpolit, Tiranë-Athinë.

Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e Artan Cuku.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Numri i gazetarëve të vrarë gjatë vitit 2018 ka shënuar rritje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, thotë se numri i gazetarëve të vrarë është rritur gjatë vitit 2018. Sipas një raporti të publikuar më 31 dhjetor, thuhet se 94 gazetarë dhe punonjës të mediave kanë vdekur nga vrajset e shënjestruara, sulmet me bomba dhe konfliktet e ndryshme, gjatë vitit 2018.

Ky numër shënon një rritje nga viti 2017 ku ishin raportuar 82 vrasje të gazetarëve, njoftoi organizata me seli në Bruksel.

Vendi më vdekjeprurës në vitin 2018 ishte Afganistani, ku ndodhën 16 vrasje, pasuar nga Meksika më 11, Jemeni me 9 dhe Siria me 8.

“gazetarët janë të shënjestruar sepse ata janë dëshmitarë” i tha agjencisë AP, kreu i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Philippe Leruth.

“Dhe rezultati i kësaj, kur një gazetar apo shumë gazetarë vriten në një vend, ju shihni një rritje të vetë-censurës” tha Leruth.

Raportet përforcojnë gjetjet e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili tha në tetor se 324 gazetarë gjatë dekadës së fundit janë “heshtur nëpërmjet vrasjeve në mbarë botën” dhe se asnjë autor nuk është dënuar në më shumë se 85 për qind të atyre raste./R.E.L

Gjenden trupat e peshkatarëve të mbytur në Pogradec

Më herët u gjet edhe trupi i pajetë i Ramazan Kojtarit, që u mbyt së bashku me Arben Pupën. Trupi i Pupës u nxor nga uji i rezervuarit pasditen e së dielës. Dy viktimat dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit.

Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku.

Moti në ditën e fundit të vitit 2018, kujdes: Dimri i vërtetë nis pas 2 janarit.

Dita e fundit e vitit 2018 parashikohet të ketë një mot me vranësira dhe kthjellime.

Në zonat malore parashikohet kryesisht mot i vranët ndërsa në në ekstremet malore në Verilindje e Juglindje pritet të ketë reshje debore me intesitet të ulët.

Reshje bore në intensitet të ulët pritet të ketë edhe në zonat malore.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe të mbrëmjes duhet bërë kujde snë zonat kodrinore pasi do të ketë presence ngrice.

Era do të fryjë me drejtim Lindje-Verilindje e vrullshme në bregdet deri 20m/sek e pasuar nga një valëzim i forcës 3.

Moti pak a shumë do të jetë I favorshëm për të kaluar festa të bukura ndërsa MeteoAlb teksa bënte urimin në rrjetet sociale me rastin e Vitit të Ri, parashikonte se dimri I vërtete do të nisë pas datës 2 janar.

Viti i dashurisë, karrierës apo lekëve? Meri parashikon horoskopin e 2019-s për 12 shenjat e zodiakut

Viti 2019 po afron dhe me siguri të gjithë (besofshi në astrologji apo jo) janë kureshtarë të dinë ç’do ndodhë me shenjën e tyre. Astrologe Meri njofton se një prej shenjave do bëjë shumë para gjatë vitit 2019.
Bëhet fjalë për shenjën e Akrepëve të cilëve vitin tjetër ana financiare do i shkojë fjollë.
Të lindurit nën shenjën e Dashit kanë një vit të përkryer, çlirohen nga qëllimet e kota, nga lodhja, nga problemet ekonomike. Do durojnë pak deri nga pranvera e vitit 2019 sepse u rikthehen prapë disa probleme ekonomike të paqarta. Do bëjnë udhëtime të largëta, do njihen me njerëz të rinj.
Demi do kenë një vit që do merren shumë më trashëgimitë. Do pasurohen, do marrin lekë dhe mezi presin. Do bëhen shumë të etur për t’u pasuruar e kjo dëshirë nuk përjashton asnjë burim: presin lekë nga partnerët, nga bashkëpunimet, punët e ndryshme.

Binjakët do kenë vitin më të vështirë, do futen në krizë, do kenë kërkesa shumë të forta. Ata që nuk kanë bërë gjëra të ligjshme dhe korrekte do vihen përballë ligjit. Mund të kenë probleme shëndetësore, ndarje në çift, duhet të ruajë ekuilibra, të marrin masa dhe të dalin sa më shpejt nga rrugët jo të qarta.

Gaforret do kenë një vit të stresuar sepse do kenë shumë punë, angazhime dhe shumë ankth në jetën e përditshme. Do i dalë një punë e mbledhur ndër vite që nuk e kanë rregulluar siç duhet ndër vite. Do kenë një punë kolosale. Të marrin pak parasysh shëndetin.

Luani ka vitin më të bukur erotik, do dalin, do bien në sy. Por do kenë edhe vitin më të mirë artistik, do nxjerrin në pah talentet, dëshirat, krijimtaritë. Por edhe një fëmijë. Gjërat më të bukura që mund t’i ndodhin në jetë një njeriu mund t’i planifikojnë Luanët për vitin 2019.

Virgjëresha do kenë shanse për një shtëpi të re, për një zgjerim marrëdhëniesh familjare, për një ndryshim vendi, për të ikur nga një shtet në një tjetër, ose blejnë një pronë, ose një martesë ose shtim familje. Nuk do jetë një vit i keq ai i riu.

Peshoret do udhëtojnë shumë, do japin mesazhe të forta, do merren shumë me arsimimin, kualifikimin. Peshoret nuk do rrinë një vend, do kërkojnë më shumë. Megjithatë deri në fund të dhjetorit do vendosin ekuilibra të rinj dhe disa marrëdhënie do jenë në krizë.

Akrepi do jetë në një moment të ngritjes së tij ekonomike dhe të vlerave të tij. Do mbjellin frytet e punëve të tyre sepse 2019 është viti që do përcaktojë çështjet ekonomike. Mund të kenë edhe probleme, por e rëndësishme që çështjet ekonomike do rregullohen me mbarësi.

Shigjetarët deri në pranverën e vitit 2019 duhet të marrin energjinë, dhuratat që i jep universi, por duke nuk duhet të bëhen shumë optimist sepse neglizhojnë pengesat dhe do të vuajnë pasojat. I pret një ngritje më lart, pritet një kthesë e rëndësishme në jetën e tyre.

Bricjapi do jetë në një periudhë shumë skeptike, shumë plane, organizim, pak mbyllje, pak çlodhje, do mbledhin energji brenda vetes. Në fund të vitit 2019 do marrin stafetën për të bërë realitet atë çfarë po mendon dhe po planifikon. Këtë vit kishit synime e qëllime të mira, nuk e kishit vit të keq por ato qëllime që do të finalizohen vetëm pas vitit 2019.

Ujorët janë në një moment deciziv shumë të mirë. Është viti i qëllimeve më të mëdha të tyre, i mbështetjeve më të mëdha. Ujorët do bëjnë miqësi të vërteta dhe do përfitojnë nga këto miqësi. Do përfitojnë edhe vlera monetare të mira. 2019 do jetë një vit shumë i leverdisshëm për qëllimet e tyre.

Peshqit e kanë 2019 vitin e karrierës. Ata që nuk janë martuar, do martohen. 2019 ja u mbledh sepse kemi fejesa, martesa, por edhe ngritje në karrierë. Peshk i vogël apo i madh, çfarëdo që të jenë do bëjnë karrierë./Living

Sot ministër, dikur furrtar. Valdrin Lluka tregon sesi ia doli: Punoja deri në 4 të mëngjesit.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka ia ka filluar nga ‘niveli zero’. Sot ministër, por jeta e tij dikur nuk ka qenë e lehtë. Në një postim në Facebook, ministri tregon sesi ia ka dalë për t’u bërë një politikan dhe më pas ministër.
Lluka ka rrëfyer me detaje sesi në moshën 20-vjeçare ka punuar në një furrë buke nga ora 19:00 deri në 04:00 të mëngjesit, pa asnjë ditë pushim. Ministri nuk lë pa motivuar të gjithë të rinjtë që të mos dorëzohen, pasi në çdo rast mund t’ja dalin.

Postimi i Valdrin Llukës:
Përshendetje miq të dashur,
Dje e kisha ditëlindjen dhe, nëse për asgjë tjetër, reflektoj në vitet e shkuara për të kujtuar momentet e ndryshme që jeta na drejton të gjithëve. I gëzohem ditëlindjes si festë e jetës dhe shëndetit dhe lutem për të gjithë ata që kanë sfida në këtë drejtim.
Sa isha duke shikuar disa foto, hasa në punët e ndryshme që i kam bërë në jetë dhe fokus të veçantë kishin ato punë që ishin të vështira por me mësime të fuqishme. Para rreth 16 viteve, kam punuar në furrë të bukës. Dita tipike e punës ka qenë nga ora 19:00 deri në 4:00 mëngjes, çdo ditë të javës, pa e pasur lluksin e kohës së pushimit për shkak të llojit të produktit (bukës) që nuk pret për pushime.
Arsyeja pse po e përmendi këtë punë ka të bëj kryesisht me atë që duhet të jemi optimist me jetën, të punojmë në çdo moment me vullnet dhe dëshirë se puna dhe vetëm puna, sjellë një të ardhme më të mirë për ne. Pra përmes këtij postimi, kam dëshirë t’i motivoj të rinjtë tanë se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë. Ka të tillë me fat, por jo të gjithë kan fat të tillë.

Në fakt, unë besoj që një punë e zanatit dhe mundit, të mëson më shumë në jetë. Të jep njohuri mbi qështjet parimore dhe njerëzore më shumë se çdo punë tjetër. Prandaj ndihuni krenarë nëse jeni në fillim të karrierës dhe bëni punë të tilla, sepse, nga puna juaj e tillë, dikush është i kënaqur, gëzuar dhe i lumtur.
Urime festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë dhe me shëndet!