Moti për ditën e premte, 23 nëntor 2018!

492

Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta gjatë paradites, më të theksuara vranësirat në zonat Jugore – Juglindore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante.

Ajo do të luhatet nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 20 °C mesdita në bregdet.