Prindër kujdes, foshnjës nuk duhet ti jepni ujë mund të jetë fatale

585

Prindërit e rinj duhet të bëjnë kujdes ndaj foshnjës së porsalindur dhe të mos i japin për konsumi ujë, pasi pasojat mund të jenë fatale për jetën. Uji nuk njihet si një produkt i dëmshëm, por edhe sasitë më të vogla të ujit mund të ndikojnë në balancimin e ujit të trupit të bebes.

Nëse u jepni bebeve nën gjashtë muaj vetëm një gotë ujë, ato mund të kenë mbingarkesë të veshkave dhe kjo mund të shpijë në hiponatremi – sëmundje shumë e rrezikshme.

Ekspertët kanë treguar se veshkat janë shumë të ndjeshme te bebet nën gjashtëmuajshe dhe uji mund të shkaktojë intoksikim si rezultat i mosbalancimit të elektroliteve si sodiumi.

Kjo mund të shkaktojë hiponatremi, sëmundje që tregon se nivelet e larta të ujit i kanë rritur nivelet e sodiumit në trup.

Gjendja e tillë mund të shkaktojë komplikime si ënjtja e trupit, sulmet epileptike dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë edhe vdekjen. Veç kësaj, nëse i jepni bebes ujë, kjo mund të ndikojë në aftësinë e bebes për t’i marrë vlerat adekuate ushqyese.

Shumë ekspertë këshillojnë se para se foshnja të mbushë gjashtë muaj, duhet të ushqehen vetëm me qumësht të gjirit dhe nuk duhet ti jepet ujë.