Nga 2 dhjetori ndalohet importi i automjeteve të vjetra në Shqipëri

456

Pas datës 2 dhjetor nuk do të lejohet më importi i makinave që kanë më shumë se 10 vjet që janë prodhuar.

Ky është një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave që ka si qëllim që të minimizojë ndotjen e mjedisti që vjen si rezultat i makinave të përdorura dhe jashtë standadeve europiane.

Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare do të hy në fuqi në 2 dhjetor të 2018, ndërkohë që për të gjitha makinat që janë importuar ne vendin tonë para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por nuk kanë përfunduar proceduarat e regjistrimit do të lihet një afat deri në 1 mars të 2019, që të përfundojnë procedurat.