Kjo është Ina Nuka, efektivja 24-vjeçare që humbi gishtat e dorës në protestën pranë Kuvendit (FOTO)

1644

Në protestën e sotme mësohet se efektivja Ina Nuka mbeti e plagosur rëndë në protestën e banorëve të Astirit.

Nuka është efektive e forcave ‘Shqiponja’ në komisariatin Nr. 3. Raportohet se efektivja ka humbur gishtat e njërës dorë. Po ashtu një tjetër efektiv raportohet se ka humbur dëgjimin ndërsa kanë mbetur të plagosur 10 të tjerë.

Edhe disa banorët të “Astirit” kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet një numër i saktë i tyre. Sa i përket qytetarëve të plagosur, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

Banorët e “Unazës së Re” u përpoqën që të thyenin kordonin e policisë dhe të hynin brenda sallës së Kuvendit, aty ku ndodheshin deputetët e PS dhe ministrat e qeverisë.