Në mbarë botën raporti mes nuses dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematik, saqë besohet se femrat në këtë relacion nuk mund të funksionojnë kurrë bashkërisht. Kuptohet, kjo nuk ka pse të jetë e vërtetë, edhe pse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta.
Për të shmangur konfliktet dhe që të mos keni mosmarrëveshje në familje, do ju duhet shumë durim. Gjithashtu largpamësi dhe dinakëri.
Marrëdhënia me nënën e tij nuk është gjithmonë e lehtë. Por, para se ta çoni çdogjë dëm, përpiquni që të bini dakord me njëra-tjetrën.
Ja çfarë këshillojnë ekspertet:
Ruani privatësinë
Mbajtja e distancës nuk do të thotë të jesh e larguar, por të definosh hapësirat e tua, madje edhe ato fizike, pa hije dyshimi. Shtëpia juaj është e juaja, si ajo e vjehrrës është e saja. Kështu që duhet të shmangni kopjen e çelësave nëse nuk është rreptësisht e nevojshme.
Buzëqeshni
Gratë janë të pajisura me neurone të pasqyruara, që do të thotë se nëse buzëqeshni, edhe ata që përballen me ju do të buzëqeshin në mënyrë të pashmangshme. Një buzëqeshje zbut tensionet dhe predispozitat për t’u mirëpritur dhe dëgjuar rriten.
Asnjëherë në të njëjtin nivel
Konkurrenca është e padobishme, kështu që në vend që të luftoni në të njëjtën fushë (tërhiq e mos e këput është gjëja me e mirë). Bëni gjëra të ndryshme, por nëse keni nevojë për këshilla, nuk ka asgjë të keqe që të kërkoni ndihmë prej saj.
Diplomacia
Të pranosh kritikat nuk është e lehtë. Nuk mund të jeni dakord me të gjithë, por ajo që ka rëndësi është të ndiheni mjaft të forta për të dëgjuar kritikat, pa qenë nevoja ta pranoni atë domosdoshmërisht.
Të kufizohemi sa më shumë të jetë e mundur
Si mos të nervozohesh kur marrëdhënia bëhet bezdisëse? Para se t’ia lini të gjitha fajet vjehrrës, përpiquni të kuptoni se sa hapësirë i keni lënë dhe sa i keni marrë. Le të kuptoni se marrëdhëniet janë gjithnjë në dy, kështu që duhet të shmangni konfliktin dhe duke qeshur i përgjigjeni kritikave dhe i thoni që vendimet tashmë i keni marrë dhe nuk mund të ketë më ndryshime.
Mos i zgjidhni konfliktet me anë të bashkëshortit
Shpesh nuset tentojnë të shkaktojnë tensione tek vjehrra, por është shumë e vështirë për të diskutuar problemin me partnerin. Në të vërtetë, pas një nëne ndërhyrëse dhe poseduese, shumë herë ka fëmijë që nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për t’u bërë një i rritur. Më mirë një diskutim i vogël sot, se një luftë e furishme nesër.