Lokalizoni vendin ku keni dhimbje dhe gjeni çfarë e shkakton atë

Barku është një zonë e madhe e vendosur në mes të këmbëve dhe gjoksit. Çdo dhimbje që ndjeni në këtë zonë mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme.

trupNë mënyrë që të zbuloni se nga çfarë sëmundje jeni prekur, duhet gjetur vendi i saktë nga ku dhimbjet rrjedhin.

Dhimbja e barkut është një nga dhimbjet më të zakonshme që herë pas here ndikon pothuajse 90% të njerëzve. Ndonjëherë, frikësoheni nga intensiteti i saj, por intensiteti i dhimbjes nuk do të thotë se shkaku i saj është serioz dhe anasjelltas – i butë. Dhimbjet afatgjata mund të tregojnë një sëmundje kronike, e cila duhet të shërohet.

Nëse keni dhimbje barku, në çdo pjesë të barkut tuaj, dhe kjo dhimbje zgjat më shumë se 2 javë, duhet të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të mund të eliminoni mundësinë e një diagnoze më të rëndë. Një arsye për një vizitë urgjente në mjeku duhet të jetë fryrja, të vjella të vazhdueshme ose prania e gjakut në jashtëqitje.

Dhimbja abdominale është dhimbje që ju e ndiheni diku midis gjoksit dhe ijeve. Gjeni pikën e dhimbjes në “hartën” e barkut dhe të identifikoni kuptimin e saj:

Gurë në tëmth, ulcerë në stomak, acarim i pankreasit.
Ulcerë në stomak, acid gastrik, probleme me tretjen, probleme me pankreasin, gurë në tëmth, hernie epigastrike (mbi kërthizë).
Ulcerë stomaku, ulcerë duodeni, probleme me kanalet e lëngut të tëmthit, probleme me pankreasin, shkruan Shendeti +.

Gurë në veshka, acarim të uretrës, kapsllëk, hernie lumbare.
Probleme me pankreasin, fazat e para të apendesitit, ulcerë stomaku, probleme me zorrën e trashë, acarim me zorrën e hollë, hernie e kërthizës.

Gurë në veshka, probleme me zorrët, kapsllëk, acarim i zorrës së trashë.

Apendisit, kapsllëk, dhimbje pelvike – probleme gjinekologjike, dhimbje të ijës – hernie inguinale (dhjami).

Inflamacion i uretrës, apendisit, inflamacion i zorrës së trashë, dhimbje pelvike – probleme gjinekologjike, probleme të zorrës.
Probleme të zorrës, dhimbje pelvike – probleme gjinekologjike, dhimbje të ijës – hernie inguinale (dhjami).

Si po braktisen fshatrat nga shqiptarët, ja raporti çdo ndodhë deri në vitin 2050

Të gjithë shqiptarët do të rendin nga fshati drejt qyteteve në të ardhmen, duke “braktisur” tërësisht fshatrat. Projeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ’90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet.

popullsia1

Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.

Po si ka ndryshuar në vendet e rajonit përqendrimi i popullsisë?

Vitet ’80 do të ishin vitet e fundit ku në Ballkanin Perëndimor popullsia do të ishte më përqendruar më shumë në zonat rurale se ato urbane. Maqedonia ishte vendi i parë Ballkanik, ku më shumë njerëz jetonin në qytete se sa fshatra, ndërsa Bosnja ende vijon që të ketë më shumë banorë në zonat rurale se sa ato rurale. Kurse në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat. Por, sikurse tregohet dhe nga grafiku ritmi i zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane ka qenë shumë shpejtë. Edhe pse “eksodi” nga fshati në qytet krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet.

Në 2050-n bota do të jetojë më së shumti në qytete

E gjithë popullsia e Hong Kongut është projektuar se do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050-n. Në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara e gjithë popullsia do të jetë e përqendruar në qytete. Në Britani për shembull 90.2% e popullsisë do të jetojë në zonat urbane, ndërsa në Shtetet e Bashkuara popullsia që jeton në qytet do të jetë rreth 89%. Harta tregon se të vetmet vende ku popullsia që jeton në zonat rurale do të jetë më e lartë se ato urbane janë disa shtete të Afrikës dhe Azisë së Largët.

Përqindja e popullsisë që jeton në zonat urbane në krahasim me përqindjen që jeton në zonat rurale. Harta tregon se pjesa më e madhe e popullsive jetojnë në zonat urbane. Popullsitë në zonat rurale janë të përcaktuara në bazë të kategorizimit të zonave urbane nga zyrat kombëtare të statistikave. Kjo hartë është përpiluar bazuar mbi të dhënat e fundit mbi popullsinë, e kombinuar me projeksionet e Kombeve të Bashkuara deri në 2050.

Monitor

Vidhnin energjinë elektrike, OSHEE i kap “mat”

Gjashtë persona janë kapur mat nga OSHEE, pasi vidhnin energjinë elektrike. OSHEE bën me dije se strukturat e Njësisë së Verifikim – Matjes, pranë drejtorisë Rajonale Elbasan kapën në flagarancë 6 abonentë, teksa ishin duke vjedhur energjinë elektrike.

Njoftimi

Nga kontrollet e ushtruara, ne zbatim te planit te masave, u zbuluan rastet si me poshte:

Bardhyl R. rilidhje e paligjshme

Xhevit R. furnizohej pa matës dhe kontratê

Stavri B. furnizohej me energji pa matës

Rozeta B. dëmtim te kabllit të furknizimit para matjes

Skender K. cënoi sistemin e matjes

Islam B. rilidhje e paligjshme

Dosja me proceverbalet dhe aktkontatimet ju derguan policise gjyqesore dhe tashme herimi po trajtohet nga organet kompetente.

Dy gjëra që bëjmë kur jemi të dashuruar dhe që pendohemi më vonë

Kur jemi në fillim të një marrëdhënie, në dashuri dhe të shoqëruar me një partner, ne jemi të gatshëm të grindemi për të gjitha dështimet e tij.Ky nuk është problem në fillim, ndërkohë që pasioni është në kulmin e tij, por me kalimin e kohës kjo mund të fillojë t’ju shqetësojë.

Ku jeni duke gabuar?

Kalimi nëpër gjëra që ju bezdisen dhe ju bëjnë më keq. Disa gjëra nuk mund të falen thjesht. Ka çifte që tejkalojnë tradhtinë ose shpifjet dhe rifitojnë besimin, por kjo ndodh vetëm atëherë kur pala fajtore sinqerisht shpreh keqardhje dhe ndryshon sjelljen për të mirë.

Pa këtë nuk ka falje ose besim. Nëse i keni shpjeguar partnerit tuaj se çfarë e ka lënduar thellësisht, por ai ende vazhdon me ‘stilin’ e tij, tejkalimi i problemit nuk do t’ju bëjë të lumtur. Psikologët paralajmërojnë se shpërfillja e një problemi do të dëmtojë marrëdhëniet afatgjata ose martesën dhe nganjëherë është më mirë të grindeni se sa të heshtësh për atë që ju shqetëson.

Nëse problemi nuk mund të zgjidhet dhe jeni ende të pakënaqur, atëherë është më mirë t’i jepni fund lidhjes.

Ju gjithmonë i keni vënë nevojat e tij para jush

Për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme jo vetëm të dashur, por miqësore, duhet të jeni në ballë të vetes. Femrat shpesh kanë nevojë të maksimizojnë partnerin e tyre në të gjitha aspektet e jetës së tyre të përbashkët dhe njëkohësisht neglizhojnë nevojat e tyre.

Ju po përshtateni me orarin e tij, duke përshkruar vetëm atë që ai dëshiron, në momentet më intensive është e rëndësishme që ju të jeni të kënaqur dhe do të luani vullnetarisht një rol dytësor. Këto janë të gjitha situatat ku nuk mendoni për veten. Mos harroni se themeli i secilës lidhje është kompromisi dhe barazia, dhe ju jeni aq i rëndësishëm sa edhe partneri juaj.

Milani mund edhe pa sulmues Sassuolon me goleadë

Milani fiton pa Gonzalo Higuain. Pas 3 barazimeve radhazi, kuqezinjë triumfuan 1-4 në transfertë me Sassuolon.Gattuso kishte vendosur t’i jepte shansin që nga minuta e parë Castillejos, që mbështetej në sulm nga Suso dhe Calhanoglu.

Ishte Kessie ai që shënoi i pari për kuqezinjtë me një goditje të saktë në fund të pjesës së parë.Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 50 me një gol spektakolar të Susos, që realizoi një gol fantastik, me topin që përfundoi në trekëndësh.

Castillejo, i shërbyer nga Calhanoglu, shënoi golin e tretë në minutën e 60. 8 minuta më vonë, Djuricic shkurtoi diferencën, para se Suso të vuloste rezultatin në 1-4.