Milani mund edhe pa sulmues Sassuolon me goleadë

373

Milani fiton pa Gonzalo Higuain. Pas 3 barazimeve radhazi, kuqezinjë triumfuan 1-4 në transfertë me Sassuolon.Gattuso kishte vendosur t’i jepte shansin që nga minuta e parë Castillejos, që mbështetej në sulm nga Suso dhe Calhanoglu.

Ishte Kessie ai që shënoi i pari për kuqezinjtë me një goditje të saktë në fund të pjesës së parë.Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 50 me një gol spektakolar të Susos, që realizoi një gol fantastik, me topin që përfundoi në trekëndësh.

Castillejo, i shërbyer nga Calhanoglu, shënoi golin e tretë në minutën e 60. 8 minuta më vonë, Djuricic shkurtoi diferencën, para se Suso të vuloste rezultatin në 1-4.