Si të shpëtoni nga gjëndrat në sy?

Gungat të cilat formohen jashtë syrit dhe shkaktojnë dhimbje, janë gjëndra që bllokohen nga papastërtia, lëkura e vdekur dhe yndyra.

Simptomat

Sytë mbushen me shumë lot

Shkaktohet kruarje rreth syrit

Ndjenja se ka diçka në syrin tuaj, etj.

Edhe pse trajtimi i tyre mund të jetë i bezdisshëm, ka shumë mënyra për ta trajtuar vetë atë, transmeton Klan Kosova.

Trajtimi

Ngjeshja me diçka të ngrohtë

Rekomandohet që me një fanellë të pastër të ngrohtë, ta mbani për pesë deri në dhjetë minuta në atë vend, tre deri katër herë në ditë.

Pastroni kapakun e syrit me sapun dhe ujë

Përdorni një qese të ngrohtë çaji

Në vend të një lecke, ju mund të përdorni qese të ngrohtë çaji sepse ka veti antibakteriale. Lëreni çajin në valë për disa minuta dhe pastaj vendoseni tek vendi për pesë deri në dhjetë minuta, transmeton Klan Kosova.

Shmangeni Makup-in

Makeup vonon procesin e shërimit dhe irriton syrin tuaj, bile rrezikoni ta përhapni infeksionin në syrin tjetër.

Merrni ilaçe kundër dhimbjeve

Përshembull paracetamol ose ibuprofen, por nuk lejohet të merrni nëse jeni nën moshën 16 vjeç.

Mënyrat për të parandaluar formimin e saj.

Mbani sytë dhe qerpikët tuaj të pastër

Hiqni makeup-in para shtratit

Mos fërkoni sytë me duart e papastra, etj.

“A ju del llogaria me këto klikimet?”, Bleona thumbon vipat shqiptarë

Blerja e klikimeve është bërë një fenomen tashmë për vipat shqiptarë. Personazhet e njohur konkurrojnë mes tyre me numrin e klikimeve në Youtube.

Këtë e ka komentuar edhe Bleona Qerreti. E ftuar në “Xing me Ermalin” ajo ka thumbuar këngëtaret dhe vipat shqiptarë.

“Jemi 3 milionë shqiptarë, nga sa herë i klikojnë këta. Si i bëjnë llogaritë matematikore” tha Belona.

Një foto me të kushton 2 mijë $/ Njihuni me ariun që u kthye në ‘ikonën’ e Instagram-it

Stefan është ky ari bukurosh, i kthyer në ikonën e rrjetit social Instagram. Ariu i rritur nga një çift rus, është 24 vjeç, pjesë e një familjeje ku ata shëtisin, e argëtohen sëbashku.

Ariu sipas pronarëve të tij konsumon rreth 25 kilogramë ushqim në ditë, me një dietë të pasur me peshk, fruta dhe perime.

Ariu është edhe sportiv, pasi i pëlqen futbolli. Për të shkrepur foto me të, duhet të shpenzosh plot 2 mijë dollarë, ndërkohë që karriera e tij duket e ndritur pasi ka marrë pjesë edhe në një film kanadez ku kishte rol kryesor.

“Çmenden” temperaturat/ Zbuloni si është parashikimi i motit për muajt e fundit të vitit

Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, por temperaturat vazhdojnë të jenë të larta përjashtuar 3 ditët e fundit. Koha vazhdon të jetë më e ngrohtë se ajo tipike për muajin Shtator.

Por çfarë parashikohet për muajin Tetor dhe Nëntor?

Sinoptikanët parashikojnë se muaji Tetor dhe Nëntor duke përfshirë edhe muajin e fundit të vitit Dhjetor, parashikoj që të jenë më të ngrohtë sesa normalja.

Tjetër dështim për Barcelonën

Barcelona rikonfirmoi krizën e rezultateve në La Liga me ndeshjen e tretë pa fitore. Formacioni katalanas, një pretendent kryesor për titullin kampion nuk arriti të shfrytëzojë mijëra tifozët në mbështetje në stadiumin Kamp Nou, pasi barazoi 1-1 me Atletik Bilbao.

Fillimisht të pranishmit admiruan avantazhin e baskëve me Inaki Uilliams, por në pjesën e dytë, futja në lojë e Lionel Mesit ndryshoi gjërat.

Barcelona arriti të evitojë disfatën vetëm 6 minuta nga fundi me Golin e Munir. Për t’u shënuar dhe suksesi i parë sezonal i Valencias, në fushën e Real Sociedad.

Ujë dhe rrush të thatë / Ja si të pastroni mëlçinë në vetëm dy ditë

Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të trupit, pasi kryen shumë funksione jetike.

Mes tyre është bashkimi i proteinave dhe pastrimi i gjakut nga helmet e ndryshme, si dhe është organi i vetëm që mund të rigjenerojë vetveten.

Cerozat e mëlçisë si hepatiti A, B dhe C janë sëmundjet që e rrezikojnë më shumë këtë organ.

Mëlçisë i kanosen rreziqe të mëdha edhe nga depozitimi i tepërt i dhjamit , për këtë arsye më poshtë tregohet një metodë që e pastron mëlçinë në vetëm dy ditë, duke përdorur vetëm ujë dhe rrush të thatë në mëngjes.

Si ta përgatisni:

Zgjidhni disa kokrra rrushi të thatë të zi. Merrni një enë dhe hidhni në të tre kupa ujë dhe një kupë me rrush të zi.

Ziejeni përzierjen për dy minuta dhe lërini më pas për 24 orë. Ditën e nesërme pini një gotë.

Mund ta pini të nxehtë, të ngrohtë ose të ftohtë. Në vetëm dy ditë do të ndieni rezultate pozitive.

Këshillohet të vazhdohet kjo kurë për një javë. Është e rëndësishme që gjatë kësaj jave ju të shmangni konsumimin e alkoolit dhe të yndyrave të ngopura.

Juventus i pandalshëm, merr fitoren e radhës përballë Napolit

Juventus ka marrë një tjetër fitore në “Serinë A” italiane, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si favoriti kryesor për trofeun e kampionatit.

Bardhezinjtë arritën të mposhtin rivalin direkt, Napolin në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Juventus Stadium”.

Juventus-Napoli u mbyll me rezultatin 3-1.

Ka qenë Napoli skuadra që ka kaluar në avantazh fillimisht, me anë të Mertens në Minutën e 10′.

Juventus ka arritur të barazojë me anë të Mandzukic në minutën e 26′.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Jventinët arritën të kalojnë në avantazh sërish me anë të Mandzukic 49′ dhe Bonucci 76′.

Napoli mbeti me 10 lojtarë në minutën e 58′ pas ndëshkimit të Rui me 2 kartonë të verdhë.

Pa kësaj fitoreje, Juventus e sheh veten bindshëm në vendin e parë me 21 pikë, ndjekur nga Napoli me 15.

E pazakontë/ Presidenti ulet në trotuar, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset është fotografuar duke ndenjur ulur në një trotuar teksa kontrollonte disa shënime.

Ai ishte ulur i përqëndruar me shënimet e tij gjatë një pushimi të shkurtër nga diskutimet që po mbahen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kaq u desh që fotoja e tij të bënte xhiron e rrjetit me njerëzit që shkruanin ‘I like this man” ( më pëlqen ky njeri”, në postimet e tyre.

Vetëm 20 sekonda pasi u shkrep kjo foto ndodh hataja!

Një histori që të bën të nxjerrësh lot!

Turkja Semra Ajsal shkoi me burrin e saj nga Izmiri për të shëtitur nga Luginën e Flutrës. E gjatë shëtitjes shkrepën edhe shumë fotografi.

Ama kjo fotografi selfie është e fundit e saj pasi vetëm disa sekonda pasi e fiksoi këtë moment ajo humbi kontrollin dhe ra nga një lartësi 300 metra.

Mësohet se 32-vjeçarja ishte edhe shtatzënë në muajin e shtatë. Menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarja por arritën vetëm të nxirrnin trupin e saj të pajetë.

Horoskopi ditor, 30 Shtator 2018

Dashi

Në fillim të ditës, energjia dhe niveli i entuziazmit i të lindurve të kësaj shenje do të jenë mjaft të ulëta. Pushoni, flini dhe më tej dilni në një shëtitje për tu relaksuar. Niveli i aktivitetit do të arrijë kulmin në mbrëmje. Planet tuaja do të ndryshojnë, gjë që do të reflektohet në imazhin dhe sjelljen tuaj.

Demi

Mjedisi që iu rrethon do të ketë një efekt qetësues mbi të lindurit e kësaj shenje. Në mbrëmje gjithçka do të varet nga mënyra juaj e sjelljes. Ndoshta dikush do të dojë që t’iu kontrollojë duke bërë që të ndiheni në një zog në kafaz.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje mund të ndjehen të pa sigurt dhe në ankth deri në orët e vona të mbrëmjes. Mundohuni të merreni me situata pozitive dhe të çlodheni me gjërat që iu pëlqejnë. Tregohuni plotësisht vigjilent deri në orët e vona të mbrëmjes, pasi ka shumë mundësi që të merrni një propozim të dëshiruar lidhur me një takim.

Gaforrja

Gjatë ditës të lindurit e kësaj shenje do të jenë të mbushur me ndjenja gëzimi dhe do ti prijë një fat i mirë. Shumë prej jush do të përjetoni një ankth dhe stres, pikërisht prej situatave që iu rrethojnë. Kjo është një ditë e rëndësishme për tu kaluar me miqtë tuaj të vjetër dhe të rinj.

Luani

Pozicioni i varur i luanëve, mund të rrisë shanset që në rrethana të ndryshme kjo gjë të mos tejkalohet. Por gjatë kësaj dite luanët nuk do të kenë asgjë për tu shqetësuar. Ndoshta mund të mos e keni vënë re një pozitë të re tuajën, si dhe një shans të mirë i cili mund të shoqërohet edhe me dhurata.

Virgjëresha

Mos humbni asnjë çast për të arritur një marrëveshje sot. Mund t’iu duket se dikush iu tradhëton me synim për t’iu lënë mbas në një konkurs. Në vend që të përpiqeni të zbuloni qëllimet e të tjerëve, thjesht pyesni dhe qartësoni veten tuaj.

Peshorja

Kalojeni ditën me miqtë tuaj ose me dikë të veçantë. Mbrëmja parashikohet të jetë e paharrueshme për të lindurit e kësaj shenje dhe do të rezultojë një burim i vërtetë gëzimi. Kjo mbrëmje do t’iu japë frymëzim për kapërcimin e pengesave.

Akrepi

Sot të lindurit e kësaj shenje do të jenë të qetë dhe të këndshëm, duke i bërë më komode situatat rreth jush. Nëse doni një shans për tu shlodhur, mos prisni deri në mbrëmje por gjejeni mundësinë.

Shigjetari

Nëse keni planifikuar një ngjarje të rëndësishme, një takim a diçka tjetër bëni mirë që ta shtyni për në mbrëmje. Gjatë ditës mund të shfaqeni të turpshëm dhe të përhumbur në ëndërrime romantike. Vetëm në fund të ditës, shigjetarët do të gjejnë qetësi dhe do të shijojnë dashurinë e tyre.

Bricjapi

Fluksi paqësor i ngjarjeve gjatë orëve të ditës, do të shënojnë ulje me afrimin e mbrëmjes. Ky nuk do të jetë një moment i lehtë për bricjapët, veçanërisht për ata që kanë lindur në dhjetor. Nëse do të guxoni, ekziston mundësia që fati të kthehet në anën tuaj.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje duhet të mundohen që të gjejnë paqen dhe qetësinë qysh në mëngjes. Kjo është një kohë e mirë për tu çlodhur, për të fjetur dhe për mos tu ngarkuar me detyra të rënda. Merrni veten me të mirë dhe në mbrëmje do e gjeni veten në një shoqëri interesante.

Peshqit

Humori i qëndrueshëm i të lindurve të kësaj shenje në mëngjes, me kalimin e ditës do të ndryshojë. Befas mund ta teproni me dëshirën për të qëndruar me veten tuaj dhe me dikë që iu pëlqen. Ju do të ndjeheni sikur dikush po iu përdorë, për të pasur përfitime prej jush.