Gungat të cilat formohen jashtë syrit dhe shkaktojnë dhimbje, janë gjëndra që bllokohen nga papastërtia, lëkura e vdekur dhe yndyra.
Simptomat
Sytë mbushen me shumë lot
Shkaktohet kruarje rreth syrit
Ndjenja se ka diçka në syrin tuaj, etj.
Edhe pse trajtimi i tyre mund të jetë i bezdisshëm, ka shumë mënyra për ta trajtuar vetë atë, transmeton Klan Kosova.
Trajtimi
Ngjeshja me diçka të ngrohtë
Rekomandohet që me një fanellë të pastër të ngrohtë, ta mbani për pesë deri në dhjetë minuta në atë vend, tre deri katër herë në ditë.
Pastroni kapakun e syrit me sapun dhe ujë
Përdorni një qese të ngrohtë çaji
Në vend të një lecke, ju mund të përdorni qese të ngrohtë çaji sepse ka veti antibakteriale. Lëreni çajin në valë për disa minuta dhe pastaj vendoseni tek vendi për pesë deri në dhjetë minuta, transmeton Klan Kosova.
Shmangeni Makup-in
Makeup vonon procesin e shërimit dhe irriton syrin tuaj, bile rrezikoni ta përhapni infeksionin në syrin tjetër.
Merrni ilaçe kundër dhimbjeve
Përshembull paracetamol ose ibuprofen, por nuk lejohet të merrni nëse jeni nën moshën 16 vjeç.
Mënyrat për të parandaluar formimin e saj.
Mbani sytë dhe qerpikët tuaj të pastër
Hiqni makeup-in para shtratit
Mos fërkoni sytë me duart e papastra, etj.