FOTOT e rralla nga internimi: Ja si jetuan mijëra shqiptarë që provuan persekutimin e diktaturës gjakatare

490

Jeta në internim, ku mijera shqiptarë provuan persekutimin e diktaturës më të egër do të dukej si një legjendë, nëse do të kishim vetëm rrëfimet e të mbijetuarve.

Reliket e ruajtura nga ajo kohë janë shumë të vyera dhe sidomos fotografitë. Përmes tyre mund të shohim çaste që janë fiksuar nga aparati fotografik në dhjetra kampe internimesh përgjatë gjithë viteve të regjimit komunist.

Por si mund ti japim emër çdo personazhi të shfaqur në këto foto?

Kujto.al në bashkëpunim me ju nis sot publikimin e albumeve me foto nga jeta në internim, duke ju ftuar të kontribuoni me foto, por edhe të identifikoni këdo që njihni në foto.

Kësisoj rrëfimeve do tu shtohen edhe dëshmitë e dorës së parë siç janë faktet që shfaqen në këto fotografi përmes personazheve, objekteve, rrugëve apo peisazheve nga kampet e internimeve.

E nisim rubrikën me albumin fotografik nga jeta në internim e çiftit Klora dhe Fatos Merlika: