Qeveria ul me 1.1 miliardë lekë fondin për fermerët ne 2019

610

Mbështetja financiare për prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrial dhe marketingun do të ulet gjatë vitit 2019. Nga 5.3 miliardë lekë që është aktualisht do të ulet në 4.2 miliardë lekë.

Nëse bëjmë një analizë të buxhetit afatmesëm rezulton se ai në tërësi do të ketë ulje, por ajo që bie në sy është fakti se ky institucion ka pritshmëri për rritjen e numrit të fermerëve që do të përfitojnë nga mbështetja financiare të shtetit.

Në total për tre vitet në vijim do të përfitojnë rreth 760 subjekte. Respektivisht, fermerët që merren me bujqësinë dhe zhvillimin rural do të përfitojnë investime fizike në fermat e tyre. Kështu në tre vitet në vijim mendohet se investime fizike në ferma do të përfitojnë rreth 430 subjekte.

Një tjetër sektor që do të marrë mbështetje financiare nga shteti është agropërpunimi, ku nga skema e investimeve pritet që të përfitojnë rreth 180 subjekte.

Ndërsa referuar përfitimeve nga skema e diversifikimeve në fermë janë rreth 150 subjekte që do të përfitojnë. Kjo do të shpjerë në rritje të konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe në zhvillimin e zonave rurale. Në të njëjtën kohë do të bëjë të nxisë shumëllojshmëritë e veprimtarive ekonomike në zonat rurale.