Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare ish-deputeti i PD-së

757

Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.

Lajmin për këtë humbje të njeriut të tyre të dashur e kanë bërë të ditur vetë familjarët.

Ismet Ferizaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme e cila sot i mori jetën.

Kujtojmë që Ismet Ferizaj përpara pak muajsh u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ish-Drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”

Deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997!

Themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.

Varrimi zhvillohet sot në ora 18:00 në qytetin e Kavajës lagjia nr2 përballë stadiumit Besa.