Moderatori i njohur pëson aksident me makinë (FOTO)

493

Moderatori i njohur Labinot Gashi bëhet e ditur se ditën e sotme ka pësuar një aksident me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, ku për shkak të trafikut janë përplasur dy automjete. Në njërin prej automjeteve ndodhej Labi, i cili është fotografuar nga kalimtarët në rrugë.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale. Gjithashtu policia po bën kujdes me situatën e rënduar të trafikut rrugor.