Pse polemika me “bustin” e Pjeter Arbnorit?!

959

Kajhere disa “sebepe” si puna e Bustit te Pjeter Arbnorit, pertej polemikave me sfond artistik, sigurisht te ligjshme dhe te nevojshme, sherbejne me shkund pluhnin e shtreshezuem te harreses ndaj personit ne fjale me tana implikimet politike, kulturore e pse jo edhe disa hije kompromisit te vete Arbnorit me iluzionet e “shqiptarise” ne thelb krejt otomane.

Ne kete kontekst, ia vlen te fokusohet vemendja dhe analiza te akti politik i vendosjes se bustit me “bekimin” e Gramoz Rucit, i cili per vite me radhe e deri sot vazhdon te jete i perzgjedhun prej partise ku militoi vete Arbnori si simboli e apoteoza e te keqes dhe nyja lidhese e vazhdimesise me diktaturen kriminale komuniste…

Ne fakt, ky akt ma shume se me nderue Pjetrin e dekun asht vleresim per Gramozin e gjalle dhe koherencen e tij si “specialist” ne qasjen aderuese ndaj evolucionit te realitetit politik shqiptar ne kto gati 30vite pluripartitizem te rrejshem. Po ashtu asht edhe zmontimi spektakolar i tana akuzave apo kauzave fiktive ndaj personit te Gramoz Rucit qe nuk u kompleksue prej shantazheve politike te ish shokeve te tij te “luftes” te bame “demokrat” brenda nji nate dhe perballoi me dinjitet cdo perbaltje e poshnim deri ne emigrim te detyruem (ndoshta edhe i maskuem me tesha grash).

Ruci nuk e mohoi historine e vet si komunist dhe vazhdoi si i tille edhe mbas shnderrimit te partise se punes, tue tregue se njeriu ka nji dinjitet personal qe nuk reduktohet apo shkrihet ne entitete kolektive politike dhe se asht e mundun me respektue te deklasuemin e te “prekunin” politikisht edhe kur ideologjia e partise ne pushtet thote te kunderten. Kam mbet i habitun kur e kam marre vesh ket fakt prej disave qe kane pase te bajne me Rucin kur ky i fundit ka kene sekretar lokal i partise ne nji rreth te Shqipnjse, tue deshmue kshtu se ne fund te fundit asht e mundun me gjete hapsinat me ba mire edhe ne kontekstin e klimes se terrorit te luftes se klasave dhe se pergjegjsia asht thellesisht personale e me disa kode morale te pacenueshme per asnji arsye ne bote. Ndryshe nga ish komunistet qe u “kurventuen” brenda nji nate dhe ia mbrrine me instrumentalizue dhe perdhunue histori qendreset e dinjitoze si ajo e te ndjerit Arbnori e shume te tjereve, Ruci e shume pak si ai edhe pse me limite te forta kulturore per me njofte realisht dinamiken persekutuese te regjise kriminale komuniste, sidomos ndaj katolikeve, diten me respektue e nderue kjofte ne te gjalle e ne te dekun njerez si puna e Pjetrit dhe kete e kane ba me sinqeritet te admirueshem.

Ndoshta kto rreshta te deritanishem mund te tingellojne si ekzaltim i sproporcionuem ndaj Gramoz Rucit por ne fakt jane ma shume nji apel i sinqerte me i vlersue eventet e aktet e historise me driten e lirise se brendshme personale e te arsyes dhe jo me diktimet akritike e histerike te nji grupi cakejsh perfitues politik te cilet jane te gatshem ta shndrrojne popullin e tyme ne nji turme kanibale ne lufte ndervedi. (Keq) Trajtimi qe i asht ba Pjeter Arbnorit prej partise ku ai militoi, tue pase iluzionin se ajo asht partia e tij deri ne castin qe e shporri turpshem prej Kuvendit, si dhe vazhdimi i ksaj qasje ndaj tij edhe mbas vdekjes, meriton te studjohet me skrupolozitet maksimal per me kuptue instintin profanues te otomano-komunisteve.

Shqipnia nuk ka paqe e humbi shansin e saj historik me replikue pervojen fatlume te Afrikes se Jugut sepse Pjeter Arbnori, Mandela i saj politik qe deshmoi guxim e stoicizem gjate burgut e persekutimit komunist, u pengue te merrte vendin e tij natyror te drejtimit te vendit mbas ramjes se diktatures.

Fatkeqesisht, Pjeter Arbnori, i lodhun dhe i rraskapitun pren burgut te gjate, u josh me ba patericen e parfumin e llumit primitiv e banditesk qe u afirmue mbas viteve 90, taman si mbas vitit 1944. Paqen sociale, procesin e faljes dhe pajtimit kombtar mund ta bante vetem nji i persekutuem me vizion te kshtene e jo nji otoman hakmarres, pjese primitive e establishmentit komunist. Deshtimi i Pjetrit dhe iluzioneve te Shqiptarise prej te cilave edhe ai si shume katolike te tjere ishin te shantazhuem e disa vazhdojne akoma sot, reflekton edhe historine problematike te komunitetit tone ne raport me termat e bashkepunimit me rrymat e tjera politike e kulturore qe qarkullojne ne vendin tone. Pjetri deshi me luejt vetem dhe e psoi rande si edhe shume pasardhes te tij dhe historia e tij le te jete nji moment reflektimi mbi nevojen e ngjizjes se nji kulture te vertet komunitare ne rrafshin politik dhe ket ma mire se katoliket askush nuk mund ta baje.

Nga Nesti ZEFI