Kryeministri Edi Rama është tallur me pretendimin e PD se lideri demokrat Lulzim Basha supervejohet nga policia.
Mbrëmjen e kësaj të premteje ai ka postuar në facebook një dokumente të supozuar “top sekret” ku shkruhet se Basha fle gjumë gjithë ditën.
Çfarë po ndodhë me Vllazninë jep dorëheqje Administratori…
Ja deklarata:
DEKLARATE DORËHEQJE
Pas dy vitesh e pak muajsh në krye të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, kam vendosur te largohem nga posti I administratorit.
Por, para se të largohem, do të mundohem që shkurtimisht të paraqes para jush atë çfarë unë kam bërë gjatë kësaj periudhe në krye të klubit.
Jam emëruar në postin e administratorit të KF Vllaznia sh.a në janar të vitit 2016. E kam gjetur klubin me jo pak probleme financiare por edhe administrative dhe puna e parë që kam bërë, ka qenë strukturimi I ri I klubit. Besoj se sot në këtë aspekt, KF Vllaznia funksionon shumë herë më mirë sesa ka qenë më parë. Në anën juridike dhe ekonomike kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e lëna nga Kontrolli I Lartë I Shtetit.
Padyshim që klubi gjatë gjithë kësaj periudhe është shoqëruar me probleme financiare, kryesisht edhe të viteve të mëparshme, të cilat shpeshherë kanë qenë duke na penalizuar edhe në ecurinë sportive, megjithatë ia kemi dalë t’I suportojmë me sukses në mënyrë që Vllaznia të mos e pësonte me zbritje pikësh.
Në aspektin sportiv, në postin e administratorit jam munduar që gjatë gjithë periudhës së punës time të lejoj autonominë e stafit teknik si specialistë të mirëfilltë të fushës.
Në bashkëpunim me to, jam munduar gjithmonë t’ua plotësoj brenda mundësive që kemi patur, të gjitha kushtet si për merkaton, fazët përgatitore, bazën materiale, grumbullimet, transportin, hotelerinë etj.
Falenderoj cdo tifoz qe na mbeshteti pa kushte ne cdo moment te veshtire qe ekipi ishte.
Gjithashtu uroj sa me shpejte rikthimin e Vllaznisë ne eliten e futbollit shqiptar.
Me respekt,
Astrit Gjyrezi
Dega e Punëve të Brendshme e Rrethit të Shkodrës në vitin e fundit të diktaturës
Nga Kastriot Dervishi
Për të parë modelin e ndërtimit të një dege të punëve të brendshme në njësinë vendore që ishte rrethi, është rast i mirë të vërehet Shkodra. Dega e Punëve të Brendshme Shkodër ishte dega më e madhe në Shqipërinë komuniste. Regjimi kishte dy arsye që mbante një efektiv të madh këtu: prej praninë së madhe të elementit antikomunist dhe prej vijës kufitare.
Ndërsa qyteti i Shkodrës kontrollohej prej vetëm 7 punëtorësh operativë të Sigurimit, një prani operativësh shihet edhe në fshatra apo zonën kufitare. DPB si organ unitar ishte organizatori dhe udhëheqësi i diktaturës në njësinë vendore. DPB ishte në varësi të dyfishtë, të MPB-së nga pikëpamja shtetërore dhe nga Komiteti i PPSH-së së rrethit nga pikëpamja partiake.
I-Komiteti i PPSH-së
-Sekretari i partisë
-Instruktor
-Sekretar rinie
II-Sigurimi
-Kryetari
-Zëvendëskryetari i degës
-Zëvendëskryetari i degës
-Shifrant i KP (kontrollit postar)
-2 punëtorë operativë për TO (teknikën operative)
1-Punëtorë operativë të drejtimit:
a-Drejtimi i kundërzbulimit (4 punëtorë operativë për drejtimet: zbulimet revizioniste; kapitaliste; kanalet legale; kërkim-verifikimin)
b-Drejtimi i grupimeve kundërrevolucionare (4 punëtorë operativë për drejtimet: elementin antiparti-letrat anonime-internimet e dëbimet; elementin e deklasuar; sigurimin e udhëheqjes e pastërtinë e reparteve të MPB-së; MES-it)
2-Seksioni i zonës kufitare (shefi dhe 5 punëtorë operativë të brezit kufitar)
3-Seksioni i qytetit të Shkodrës (shefi dhe 7 punëtorë operativë sipas lagjeve)
4-Seksioni i parë i fshatrave (shefi dhe 4 punëtorë operativë për: Hajmelin; Mjedën; Bushat-Barbullushin; Guri i Zi-Grudë)
5-Seksioni i dytë i fshatrave (shef dhe 5 punëtorë operativë për: Koplik-Zagorë; Gruemirë-Grizhë; Mes-Shllak; Shalë-Theth;
6-Hidrocentrali “Enver Hoxha” Koman (shefi dhe 2 punëtorë operativë)
7-Seksioni i përgjithshëm (shefi, 1 referent kartoteke, 1 përgjegjës administrate, 2
daktilografist)
(gjithsej sigurimi 47 persona)
III-Seksioni kuadër-organizim (shefi dhe 2 evidencierë)
IV-Shërbimi i ndërlidhjes (shefi)
V-Policia
-Shefi njëkohësisht zëvendëskryetar dege
-2 ekspertë kriminalistë
1-Sektori i ndjekjes së krimeve (zëvendësshef për ndjekjen e krimeve, 8 punëtorë operativë)
2-Seksioni i Mbrojtjes së Ekonomisë Socialiste (MES) (shefi dhe 5 punëtorë operativë)
3-Seksioni i qarkullimit rrugor (shefi, 5 oficerë)
4-Shërbimi i Mbrojtjes Kundër Zjarrit (MKZ) (15 punonjës)
5-Sektori i shërbimeve (zëvendësshefi, gjithsej 1984 punonjës, përfshi edhe referentin e burgjeve e internimeve, punonjësit e dhomave të izolimit, etj)
6-Posta e Policisë Dukagjin (7)
7-Posta e Policisë Mjedë (20)
8-Posta e Policisë Bajzë (36)
(gjithsej policia 300 persona)
VI-Objekti 055 (1 nënoficer)
VII-Batalioni i kufirit, reparti nr.298 me qendër Shkodër
-Komanda (komandant, komisar)
-Shtabi (5)
-Toga e gatishmërisë (35)
-Toga e shërbimeve (26)
-Mjetet lundruese (15)
-Posta kufitare Zhur (14)
-Posta kufitare Velipojë (24)
-Posta kufitare Pulaj (27)
-Posta kufitare Reç (36)
-Posta kufitare Pentarë (38)
-Posta kufitare Rrushkull (34)
-Posta kufitare Muriqan (35) me autoprozhektorë
-Posta kufitare Vidhgar (34)
-Posta kufitare Zogaj (28) me autoprozhektorë
-Posta kufitare Stacioni Zooteknik (18)
-Posta kufitare Grilë (19)
-Posta kufitare Kalldrun (26)
-Posta kufitare Kamnicë (28)
-Posta kufitare Tunel (25) me autoprozhektorë
-Posta kufitare Hot (38)
-Pikë kontrolli Hot (8)
-Pikë kontrolli hekurudhe (15)
-Posta kufitare Theth (24)
(gjithsej batalioni nr.298, 557 veta)
VIII-Batalioni i kufirit, reparti nr.299 Tamarë
-Komanda (komandant, komisar)
-Shtabi (7)
-Toga e gatishmërisë (35)
-Posta kufitare Brigje (36)
-Posta kufitare Rrapsh (24)
-Posta kufitare Grabon (22)
-Posta kufitare Tamarë (23)
-Posta kufitare Mrekë (14)
-Posta kufitare Kuadrat (24)
-Posta kufitare Velipojë (29)
-Posta kufitare Seferçe (19)
-Posta kufitare Lipovicë (21)
-Posta kufitare bashkimi i dy lumenjve (22)
-Posta kufitare Budaç (22)
-Posta kufitare Lepushë (36)
(gjithsej batalioni nr.299, 333 veta)
(gjithsej kufiri 890 veta)
VIII-Prapavija (32 punonjës)
Gjithsej DPB Shkodër kishte 1250 persona.
Historia për film e ish- futbollistit të Vllaznisë, si u arrestua ish-futbollisti
12 dhjetor 2017. Bekim Kuli përfundoi në pranga dhe aktualisht është i burgosur në Gjermani.
Kavajasin në Shqipëri e njohin të gjithë si futbollist, madje perveç skuadrave te tjere, ne nje sezon ka qene edhe pjese e Vllaznise. Cilësitë e tij kanë qenë të padiskutueshme, por nuk ishte perfekt.
Ndëshkohej shpesh më kartonë të kuq, ishte nevrik dhe në shumicën e stadiumeve tifozët shpesh e ofendonin.
Gjithsesi askush nuk e kishte menduar se do të vinte kjo ditë dhe Kuli të akuzohej për përfshirje në trafik lëndësh narkotike, apo edhe për dijeni të një aktiviteti të tillë, akuzë që bie mbi ish-mesfushorin sipas Herit, vëllait të Bekimit.
Ai ka dhënë një intervistë në “Panorama Sport” dhe tregon se si kanë rrjedhur ngjarjet.
Heri thekson në rrëfimin e tij se Bekimi kishte shkuar në Gjermani për të marrë letrat dhe për këtë do të merrej me trajnim.
Lidhja me personat ku shkoi ishte e hershme, pasi u sugjeronte lojtar shqiptar. Heri tregon – versionin e tij – se si i vëllai e pësoi dhe sot është në burg.
“Dy policë, në fakt, kishin qenë të infiltruar dhe ishin sjellë si trafikantë.
Ata kishin kërkuar të blinin mall te njeriu i cili e kishte pritur Bekimin në Gjermani”, thotë mes të tjerash vëllai i futbollistit, ndërkohë që tregon më tej se kishte pasur një bisedë në tavolinë, por pa praninë e Bekimit.
Më pas, miku i kavajasit e kishte thirrur ish-futbollistin dhe e kishte prezantuar te policët e infiltruar si nipin e tij.
Më parë palët kishin arritur marrëveshjen për shitjen e një sasie droge për 33 mijë euro.
“Më atë moment, ai nuk kishte preferuat t’i numëronte vetë paratë, por i kishte kërkuar Bekimit që t’i numëronte.
‘Beko, hajde numëroji këto paratë’. Bekimi kishte gati një muaj që ndihmonte me ndonjë punë të vogël.
Njëri nga punëtorët e atij biznesi kishte pasur probleme me patentën dhe e ndihmonte vëllai im.
Në kushte mirëbesimi i ka marrë lekët që t’i numërojë dhe në atë moment i kanë arrestuar. Kjo është histori”, është shprehur Heri mes të tjerash, teksa në rrëfimin e tij tregon se
Bekimit nuk i është gjetur asgjë komprometuese në celularin e tij, ndaj edhe është gjykuar veçmas dhe akuzat ndaj tij janë për shkak se ka pasur dijeni, gjë që në fakt është mohuar për ish-futbollistit. /EDS/
Kur ishim të vegjël thurëm ëndrra për makina e telefona, tani duam të jemi prapë fëmijë
Nga Ermira Bicaj
Fëmijëria ime ruan të freskët aromën e djersës së trupit sa herë bënim lojrat në natyrë, ruan kujtimin e grumbullimit të pasditeve me femijët e lagjes, e mosbindjes së prindërve për t’u kthyer në shtëpi pa na zënë nata.
Fëmijëria ime kujton akoma gërvishtjet e duarve nga vrapimet pas topit, kujton plagët e këmbëve kur për herë të parë mësova biçikleten, apo vrapimet e tërbuara që të merrnin frymën sa herë dëgjoja pas meje të lehurat e ndonjë qeni rojtar të shtëpive të mëdha.
Fëmijëria ime kujton mirë gjithë skutat e lagjes që përdoreshin për t’u fshehur në lojën me argëtuese të fëmijeve “kukafshehti”, kujton shijen e lotëve që kam derdhur sa herë ime më më qortonte që të mos luaja futboll me çunat e lagjes,
se nuk është lojë për goca. Fëmijëria ime mban aromën e pemëve që na bënin të kacavirreshim mureve të komshinjve për të marrë ato fruta që nuk i kishim vetë në oborr, dhe gëzimin që ndieja kur këtë nuk e kishte parë askush.
Fëmijëria ime kaloi duke thurur ëndrra se një ditë do kishim makinën, kompjuterin dhe telefonin personal, se do bëheshim dikushi dhe do plotësonim të gjitha dëshirat që nga vinin në mëndje, se do bënim çfarë të donim e do shkonim ku të donim,
por tani që i kemi këto, kuptojmë se ajo që duam më shumë, është të kthehemi edhe një herë në fëmijëri.
Dasma në Shkodër kthehet në mort/ Kush është e reja që u gjet e vdekur në makinë
Një 32-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta ditën e djeshme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe dhe e reja është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në makinë.
Mësohet se Jozefina Çefja ishte në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë, pasi nuk është ndjerë mirë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa dyshohet se e reja ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ose mund të jetë helmuar nga ndonjë ushqim në dasmë.
Policia ka bërë me dije se e reja është dërguar në morgun e spitalit dhe priten rezultatet nga grupi hetimor dhe mjeku-ligjor për shkakun e vdekjes.
Femrat në Shqipëri sa të diskriminuara, në gjithë sektorët paguhen më pak sesa meshkujt
Nuk ka rëndësi sa e aftë mund të jesh, apo sa shkolla ke mbaruar. Nëse je femër në Shqipëri je e destinuar që të paguhesh më pak sesa meshkujt, në pothuajse të gjithë sektorët dhe të gjitha profesionet.
Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për vitin 2017, hendeku gjinor në Shqipëri është mesatarisht 10.5%, që nënkupton që femrat përgjithësisht paguhen 10.5% më pak sesa meshkujt.
Sektori ku ekziston diskriminimi më i madh është ai i sektori financiar dhe bankar, që është edhe më i paguari në Shqipëri.
Meshkujt në banka e sigurime të cilët në fakt mbizotërojnë në postet drejtuese, paguhen mesatarisht 116 mijë lekë në muaj, ndërsa femrat 95 mijë lekë, ose 20.6 mijë lekë më pak.
Një tjetër diferencë e lartë është në aktivitetin “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi”, ku meshkujt
paguhen me 49,301 lekë dhe femrat me 31,916 lekë, (me një diferencë rreth 17 mijë lekë), por ky është një sektor me punë të rëndë dhe i profilizuar kryesisht për meshkuj.
Edhe në aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit burrat bëjnë “ligjin”, teksa paguhen mesatarisht me 78 mijë lekë, ose gati 15% më shumë sesa gratë.
Punonjëset femra i diskriminon dhe administrata publike, me një hendek gjinor prej 13.6%. Gratë në shtet marrin rreth 55 mijë lekë në muaj dhe burrat 64 mijë lekë.
I vetmi sektor ku femrat shkëlqejnë është ai i “Arte, argëtim dhe çlodhje”, ku femrat paguhen 4,400 lekë më shumë sesa meshkujt.
Ndërsa nuk ka ndonjë diferencë të madhe në pozicionet drejtuese dhe drejtorët ekzekutivë, ku si burrat ashtu dhe gratë paguhen me rreth 95 mijë lekë në muaj.
Nuk ka diferencë në pagesë as në profesionin e forcave të armatosura, po ashtu dhe tek nëpunësit.
Mesatarisht, paga mesatare për femrat në vitin 2017 ishte 46 mijë lekë, me një rritje prej 3.7% në krahasim me vitin e mëparshëm. Shtesën më të madhe në pagë e kanë përfituar
femrat në administratën publike me 7%. Rënie page kishte vetëm në aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit, por kjo është në linjë me tendencën e këtij sektori, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt.
Hendeku gjinor (Diferenca e pagesave mes meshkujve dhe femrave) është një dukuri globale edhe në vendet e zhvilluara, ku në Gjermani psh,
meshkujt paguhen 17% më shumë sesa femrat, në Francë 14% më shumë. Diferenca është më e ulët në Itali, me 5.5%.
Sipas raportit të Hendekut Gjinor 2017, të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, që mat nj sërë treguesisht si pjesëmarrjen në forcën e punës, shpërndarjet e të ardhurave, arsimin,
aksesin në shërbime shëndetësore, pjesëmarrjen në politikë, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 38 nga 144 shtete dhe e para në rajon. Pikët më të larta vendi i merr nga fuqizimi
politik i gruas, që i ka mundësuar ngjitjen në renditje dhe më dobët është në treguesin e shëndetit dhe mbijetesës. /Monitor/
ERMAL META MBËRRIN NË TIRANË, ÇFARË PRITET TË NDODHË SONTE NË SHESHIN “SKËNDERBEJ”
Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë.
Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në “Twitter” fotot me artistin
Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion.
“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me
gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në Sheshin ‘Skenderbej’ për festën madhështore”, shkruan Veliaj në twitter.
Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes,
pasi shqiptarët e kanë mbështetur në karrierën e tij muzikore.