“Më mori lekët gaxhia”, Mandi i Nishtullës sherr me Silva Gunbardhin: Kë ofendon ti

Mandi Nishtulla: Silva e di sa kemi dhënë ne për atë këngë, në çdo muaj i kam parapagesat këtu. Ty të kam motër se ke pranuar të vish. Pagesa ime është 5 mijë dollarë në muaj. E di çfarë dua të them që na kanë vjedhur të drejtën mua dhe ty.Silva Gunbardhi: Unë e kam problem kur më bëjnë hajdute mashtruese, që kam bërë vila. Nuk vuaj unë për lekë Mandi.

Mandi Nishtulla: Janë miliona klikime Silva.

Eni Çobani: Tani do flasim për kontratat, Silva ke firmosur dhe ke marrë 10 për qind. 40 për qind të kësaj kënge i merr Alfred Sula dhe 50 për qind i merr firma Akromax. Tani Mandi dhe Silva para se të merrni vendime duhet të lexoni ligjin, Silva është vetë me formim ligjor ndërsa Mandi jo. Mandi ka përgjegjësinë e madhe që ka krijuar një këngë dhe sot nuk ka një kontratë që të mbrojë të drejtën e tij. Më në fund u desh tani ky fillimviti që të dalë kjo. Çfarë thotë ligji Alfred i dashur dhe më sigurove që ‘unë kam marrë të gjitha të drejtat e sigurimit dhe përdorimit nga z. Mandi. Po të bëj një pyetje publikisht, nuk ke pranuar të flasësh në telefon.

Mandi Nishtulla: Sepse është një hajdut i jashtëzakonshëm.

Eni Çobani: Të lutem, ky zotëria që juve thoni që nuk ka asnjë të drejtë por me një kontratë të Akromaksit dhe me një firmë të babait të tij Pëllumbit, ka firmosur shitjen e kësaj kënge si autor i kësaj kënge një këngëtareje me famë në bullgari, Dezis Slava. Mandi më siguron që kënga është shitur por nuk është shitur vetëm në Bullgari.

Mandi Nishtulla: Në 28 vende të Evropës e kanë shitur.

Eni Çobani: Por është shitur edhe në Rumani. Mandi pretendon se është shitur në 28 vende

Ardit Gjebrea: E kanë shitur ata?

Mandi Nishtulla: Po ata e kanë shitur

Ardit Gjebrea: Ah ti ia dhe vetëm bullgarit!?

Eni Çobani: Vetëm Rumanisë dhe Bullgarisë ia ka dhënë Mandi. Si është e vërteta e kësaj?

Silva Gunbardhi:: E vërteta është që Alfred Sula, kur unë u shqetësova shumë se kam muaj që akuzohem si hajdute, falsifikatore, si mashtruese

Mandi Nishtulla: Të kërkoj ndjesë se vetëm më ke dhënë të drejtë. Kemi pasur edhe shaka bashkë, ti e di çfarë shakash kemi pasur

Silva Gunbardhi: Kam qenë gjithmonë serioze dhe me të drejtën.

Mandi Nishtulla: Po thua gënjeshtra se nuk je e drejtpërdrejtë.

Silva Gunbardhi: Çfarë kam bërë unë që të akuzohem si mashtruese, hajdute kam blerë vila dhe akuza të tilla të rënda. Jam akuzuar se kam vjedhur Mandin.

Mandi Nishtulla: Atje njihet Mandi Nishtulla.

Silva Gunbardhi: Mi ka marrë lekët ajo gaxhia, ajo e bardha.

Mandi Nishtulla: Po pse ofendon ashtu, unë s’të ofendova? Pse po thua tani që po bën dallim racial.

Silva Gunbardhi: Ah kaq të rënda kanë qenë fjalët e tua sa sot prekesh Mandi! Sepse kështu the që nuk marr lekë se jam i këtij komuniteti, jam me ngjyrë tha. E ktheu në raciale!

Mandi Nishtulla: Ti dhe Alfred Sula ke shitur këngën në 30 vende të Evropës, madje deri në Afrikë te Saho, te kolegia ime.

Silva Gunbardhi: Kur nuk ka emër aty; Silva Gunbardhi, si ta shes këngën mo Ardit ? Ma tregon pak këtë logjikën e Mandit?

Ardit Gjebrea: Nuk e ka shitur Silva këngën.

Mandi Nishtulla: Po kush e ka shitur këngën?

Silva Gunbardhi: Studiot…

Mandi Nishtulla: Ti marrke 10 për qind prej Alfredit dhe nuk e marrke këngë.

Silva Gunbardhi: Më thanë Silva do firmosësh se do lekë Mandi, po le ti marrë lekët Mandi. Më bëhet qejfi.

Mandi Nishtulla: Pse nuk ma dhe të drejtën kur ishte 20 milionë klikime kënga. Fol me mua

vijon…

Horoskopi Sot, e diel 2 janar 2022

Dashi

Yjet i sugjerojnë kësaj shenje të mos i ndërrojë planet. Sa i përket jetës sentimentale
dhe asaj familjare, personat e lindur në këtë shenjë do të përmirësojnë jetën e dashurisë në pjesën e dytë të ditës.

Demi

Në karrierë do të keni një ngritje pozitive. Por, për ata që kanë biznese, suksesi do të shihet i qartë. Beqarët kanë mundësi të marrin lajme të mira. Shëndeti mund të ketë ndonjë problem të vogël.

Binjakët

Nga të gjitha shenjat zodiakale, binjakët janë ndoshta shenja më interesante ditën e
nesermme. Në gjysmën e dytë të ditës do të keni kohë edhe për aventura. Sa i përket shëndetit, do të jetë i mirë.

Gaforrja

Të pamartuarit do të krijojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme me të tjerët. Nxënësit dhe studentët do të kenë vështirësi në punën e tyre. Sa i përket shëndetit gjithçka do të jetë shumë i mirë.

Luani

Karakteri i kësaj shenje është i fortë. Cështjet e dashurisë do i rregulloni ngadalë. Sa i përket financave, mund të keni lajme shume pozitive, për një promovim apo rritje në detyrë.

Virgjëresha

Sukseset më të mëdha do të paraqiten në karrierë. Në dashuri do të keni lajme të mira. Të martuarit këshillohen të fokusohen më shumë te jeta në çift. Me paratë nuk jeni shumë i kujdesshëm.

Peshorja

Në punë do të jeni shumë të relaksuar dhe normal. Këtu e keni edhe mbështetjen e dy planetëve të mrekullueshme, Venerës dhe Marsit. Gjysma e parë e ditës mund të jetë interesante në dashuri.

Akrepi

Në përgjithësi karriera do të jetë e begatshme për këtë shenjë. Në dashuri duhet të
mësoheni me jetën familjare dhe të ndërtoni një harmoni më të madhe me partneren. Kurse ata që s’janë të dashuruar duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhjet e tyre.

Shigjetari

Nëse merreni me biznes, intensifikojeni atë në pjesën e dytë të ditës. Do t’i shihni edhe vetë përfitimet financiare. Në dashuri çiftet e martuara mund të marrin notë negative. Për studentët dhe nxënësit do të ketë kohë më të mirë.

Bricjapi

Në dashuri do të mund të keni probleme vetëm nëse jeni në çift. Një fëmijë do e shtojë entuziazmin edhe më të madh për një familje më të shëndetshme. Beqarët duhet të jenë më aventurierë.

Ujori

Disa nga të lindurit në shenjën tuaj do të kenë problem me studimet. Nevojitet me shumë përkushtim. Ujorët po ashtu do të kenë shëndet të ndryshëm. Me paratë tregohuni i kujdesshëm.

Peshqit

Në pjesën e parë të ditës do të këtë përparime në punë. Do të karakterizoheni nga një vetëbesim i madh. Në dashuri jetë perfekte do të kalojnë çiftet e martuar, veçanërisht ata që kanë edhe fëmijë.

Moti Sot, e diel 2 janar 2022

Territori shqiptar do të mbetet me kthjellime dhe kalime vranësirash deri në orët e mesditës.

Por pasditja dhe mbrëmja shtojnë vranësirat në vend, duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat perëndimore dhe jugore gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 – 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 – 6 ballë.

Horoskopi për ditën e shtunë, 1 janar 2022

Dashi

Gjërat po nisin të bashkohen në një marrëdhënie. Besimi do të jetë në nivelin më të mirë. Kjo është vetëm një fazë fillestare, prandaj bëhuni gati për t’i marrë gjërat më ngadalë.

Demi

Ju jeni duke hyrë në një fazë të re pjekurie tani dhe kjo do të thotë vendime më të vështira – por gjithashtu do të ndjeni një ndjesi më të madhe lirie se kurrë më parë.

Binjaket

Lejoni faljen dhe bamirësinë në jetën tuaj. Zgjidhja paqësore e një situate mund t’ju kërkojë të ndërmerrni rrugën e vështirë. Sot veprimet do të flasin më shumë se fjalët.

Gaforrja

Para se të filloni ndonjë projekt është më mirë të keni një plan, sepse nuk do të shkoni askund pa një të tillë. Koha mund të jetë një pengesë, prandaj përdorni disa taktika krijuese për të mbajtur gjërat që të rrjedhin pa probleme.

Luani

Energjia juaj ka nevojë për një nxitje, por jo për llojin fizik apo emocional. Për të ushqyer mendjen tuaj, kërkoni një stimulim intelektual. Idetë e diskutueshme dhe perspektivat e pazakonta do t’ju detyrojnë të mendoni gjërat në një mënyrë të re.

Virgjeresha

Luksi dhe tepria kanë vendin e tyre në jetën tuaj, por jo vetëm në këtë kohë. Në planin afatgjatë, duke e bërë jetën tuaj më interesante. Keni nevojë që në jetën tuaj të ketë më shumë emocion.

Peshorja

Besimi ndaj jush po rritet me ritme të shpejta. Ju do të keni një ndjenjë të fortë të qartësisë rreth asaj se ku doni të shkoni dhe kë doni në jetën tuaj. Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme.

Akrepi

Gjithë energjia juaj duhet të drejtohet nga e ardhmja, duke i mbajtur gjërat që të lëvizin përpara dhe duke mos shikuar prapa. Për të shtyrë veten filloni të bëni plane.

Shigjetari

Veprimet e habitshme të një shoku do t’ju lënë gëzojnë. Për të parë një mënyrë më të mirë dhe për të trajtuar sfidat tuaja të ardhshme, vëzhgoni jetën e një shoku të mençur.

Bricjapi

Parashikohet të jetë një ditë me emocione të mira. Disa përmirësime të dukshme do të ndodhin në jetën tuaj sentimentale. Gjërat po lëvizin ngadalë në një marrëdhënie të re.

Ujori

Prej kohësh keni ecur me nxitim. Ka ardhur momenti që të ngadalësoni pak. Nuk ka asnjë kuptim në vazhdimin e këtij ritmi. Jepini vetes kohë për të vënë re progresin që keni bërë.

Peshqit

Kaloni më shumë kohë mes njerëve të dashur. Do të shikoni se kjo kohë do të jetë e fituar. Energjia pozitive merret kur qëndroni me njerëz pozitivë. Me financat gjërat do të vijnë duke u stabilizuar.

Moti Sot, e shtunë 1 janar 2022

Dita e parë për vitin 2022 parashikohet të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në orët e para të 24-orëshit do të ketë reshje shiu të dobëta.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-12 m/sek. Deti do të jetë i forcës 1-2 ballë.