Duhet të rimendoni mënyrën si u përgjigjeni detyrave dhe përgjegjësive tuaja. Energjia dhe entuziazmi juaj janë magjepsëse, por duhet të kuptoni po ashtu se nuk i duheni askujt nëse vraponi shumë dhe më pas rrëzoheni.
Demi
Mos harxhoni asnjë sekondë duke u shqetësuar nëse është e mundur të bëhet ajo që doni të bëni – nisjani punës dhe besoni se gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët
Mund t’ju duhet të merreni me një person, prezenca e të cilit ju zemëron, por që planetet thonë se duhet të punoni bashkë, të paktën në afatin e shkurtët. Bëni çfarë duhet, bëjeni mirë dhe ecni përpara profesionalisht.
Gaforrja
Nuk ka shanse që të mos kënaqeni në 48 orët e ardhshme. Pikëpamja juaj mbi jetën është aq e hapur, sa do të përfshijë në të shumë njerëz të mirë dhe ngjarje për tu shënuar.
Luani
Nuk ju duhet të pyetni njeri për leje për të bërë ndryshimet që dëshironi. Është jeta juaj dhe gjithçka që bëni është në dorën tuaj.
Virgjëresha
Vetëbesimi juaj ka arritur në nivelet më të larta dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëni nëse e vendosni në kokë. Me Mërkurin, udhëheqësin tuaj, në lidhje me planetin e ndryshimeve Uranin, ju duhet të lini instinktet t’ju udhëheqin.
Peshorja
Përpiquni të mos jepni shumë informacione lidhur me çfarë po planifikoni. Sa më pak që të tjerët të dinë rreth jush aq më mirë. Jo sepse ju keni diçka për të fshehur, por sepse e keni më të lehtë të ecni përpara nëse nuk ju duhet t’u përgjigjeni pyetjeve.
Akrepi
Merrni iniciativa në grup këtë fundjavë dhe organizoni aktivitete sociale. Do të surprizoheni nga gatishmëria e të tjerëve për t’ju ndjekur. Cilësia juaj e lidershipit do të vihet në dukje menjëherë.
Shigjetari
Është koha e duhur për të bërë diçka aq të mrekullueshme sa që njerëzit e rëndësishëm dhe eprorët të impresionohen. Mos u shqetësoni nëse ju duhen edhe pak ditë për të finalizuar planet tuaja.
Bricjapi
Aktiviteti kozmik është në favorin tuaj këtë javë saqë ju vetëm duhet t’i vendosni emrin ëndrrave dhe të shikoni tek realizohen. Edhe personat e tjerë të afërm do t’ju ndihmojnë.
Ujori
Duhet të përballeni me të vërtetën për veten dhe të pranoni se jo të gjitha besimet tuaja janë të bazuara në fakte. Mund të keni tendencën të supozoni se keni gjithmonë të drejtë dhe se ata që nuk bien dakord me ju janë gjithmonë gabim, por thellë-thellë e dini që kjo nuk është e vërtetë.
Peshqit
Nuk duhet të bëni disa gjëra vetëm sepse besoni që të tjerët i presin nga ju. Nëse e lejoni veten të futeni në këtë lloj arsyetimi, do ta keni shumë të vështirë të dilni.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Era, do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë në tokë.
Në të gjithë vijën bregdetare era përkohësisht do të fitojë shpejtësi mesatare në mesditë. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Talebanët kanë pushtuar një televizion dhe dolën në transmetim të drejtpërdrejtë me armë në duar. Bashkë me prezantuesin, ata u bënë thirrjen afganëve që të mos largohen nga vendi.
“Këto janë disa thirrje që talebanët po ua bëjnë sërish njerëzve, pavarësisht se ka disa kritika lidhur me diferencën mes fjalëve dhe veprimeve të talebanëve. Populli kërkon që përkushtimi dhe veprimet e tyre të jenë njësoj. Në programin tonë, më është bashkuar Qari Samiuallah, njëri nga komandantët e Emiratit Islamik”, u shpreh spikeri i lajmeve.
Ndërsa komandanti i talebanëve u shpreh:
“Fokusi ynë tek njerëzit është që vendi të përparojë, ata jetojnë nën ombrellën e një sistemi islamik… Mesazhi im i parë për kombin është të mos shqetësohet fare. Qëndroni dhe jetoni në atdheun tuaj dhe në shtëpitë tuaja, atdheu juaj ka nevojë për ju dhe ne do t’ju mbrojmë…
Dashtë Zoti, ne do të përpiqemi të krijojmë një atmosferë të sigurt në të gjitha provincat e Afganistanit në mënyrë që njerëzit të mos shqetësohen dhe të mos kenë frikë nga muxhahedinët, sepse ata janë vëllezërit tanë dhe ne i mbrojmë ata. Dhe së bashku me ta ne do të ndërtojmë atdheun.”
Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Sherif Merdani.
Kryeministri, ka publikuar një foto të artistit dhe shkruan:
“Lamtumirë Sherif Merdani”.
Kujtojmë që këngëtari u nda nga jeta këtë të diel në moshën 81-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.
Merdani ka bërë 16 vite burg gjatë viteve të komunizmit, pas festivalit të 11-ë, ndërsa repertori i tij dhe vlerat në muzikën e artin shqiptar janë të vyera.
Keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe rreziku është i madh që nuk do të jeni në gjendje që të vendosni e të përfundoni duke mos bërë asgjë. Mos e lejoni këtë, identifikoni prioritetin numër një dhe përkushtojuni 100 përqind.
Demi
Mos prisnin që gjërat të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë është e nevojshme që të përqendroheni për t’i dhënë drejtim çështjeve të caktuara. Hëna e re do t’ju sjellë nesër një surprizë tejet të këndshme.
Binjakët
Sa mirë e njihni dikë? E njihni aq shumë sa t’i besoni paratë tuaja? Apo jetën tuaj? Nëse besimi nuk është aq i madh, atëherë bëni mirë që të qëndroni në kontroll të gjërave. Vetëm sepse dëshironi që t’i besoni, nuk do të thotë se mund ta bëni.
Gaforrja
Aty ku ka konfuzion, ka gjithashtu oportunitet dhe me hënën e re nesër duhet të jeni të përgatitur për të kapur momentin e duhur. Gjeni mënyra për ta kthyer kaosin në favorin tuaj.
Luani
Nëse mbani një këndvështrim të kundër, apo veproni ndryshe vetëm për argëtim, rezultatet do të jenë tepër negative. Mbani në mendje se ndonëse ndonjëherë mund të jetë argëtuese të jesh ndryshe, herë të tjera mund t’ju kushtojë.
Virgjëresha
Teksa Mërkuri zhvendoset në shenjën tuaj nesër, do të dini pa pikën e dyshimit se çfarë duhet të bëni dhe do ta bëni nesër me hënën e re. Kjo është me gjasë një ndër periudhat më të mira të vitit për ju, mos e shpërdoroni.
Peshorja
Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet dhe sa më parë ta pranoni aq më mirë do të jetë. Përgjatë ditëve në vijim do të keni mundësinë që ta lini të shkojë diçka nga e shkuara dhe duhet ta bëni. Kur kjo të ndodhë, një fillim i ri do të jetë i mundur.
Akrepi
Sa më shumë të tjerët t’ju thonë sa të mrekullueshëm jeni, aq më shumë do të dyshoni se ka diçka që nuk shkon. Por në këtë rast, duket se janë të sinqertë, ata vërtetë ndihen me fat që ju njohin. Dhe në fakt, kanë të drejtë.
Shigjetari
Për shkak të natyrës të dashur, ndonjëherë mund të krijoni përshtypjen e një njeriu sipërfaqësor. Në fakt jeni person serioz dhe ajo që do të ndodhë përgjatë ditëve në vijim do ta provojë më së miri këtë. Mos u shqetësoni për atë që mund të thonë të tjerët, bëni atë që mendoni se është e drejtë.
Bricjapi
Dikush ka përfituar nga natyra juaj mirëbesuese dhe është me idenë që nuk do të reagoni. Sa gabim e kanë. Nuk jeni me humor për të lejuar të tjerët që t’ju bëjnë për budalla dhe brenda fundit të javës do ta keni marrë hakmarrjen tuaj.
Ujori
Mund të mos jeni njeri që i merrni lehtësisht për bazë këshillat e të tjerëve, megjithatë nëse dikush me pozicion më të lartë se ju, do t’ju thotë se keni bërë diçka gabim përgjatë javëve të fundit, bëni mirë ta dëgjoni. Eksperienca e tyre mund t’ju shërbejë për mirë.
Peshqit
Gjithçka po ndodh tani dhe pjesa më e madhe duket se po ju ndodh juve. Është koha të merrni disa vendime të rëndësishme dhe koha për t’u menduar ka mbaruar. Mos u zhysni në panik zgjidhjen e keni brenda vetes.
Në vend do të mbizotërojnë masat ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në relievet malore në pjesën lindore ne mesdite.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Shteti shqiptar ka nisur pagesat për faturën 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian Franccesko Beketi. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Arben Ahmetaj, gënjyen publikisht gjatë fushatës, duke u shprehur se Beketi nuk do të merrte kokërr leku. Por duket se me përfundimin e zgjedhjeve situata ka ndryshuar dhe deri më tani janë paguar afro 4 milion euro.
Nga SYRI TV.
Megjithëse Kryeministri Edi Rama, u premtoi shqiptarëve gjatë fushatës se biznesmeni italian Francesko Beketi nuk do të marrë asnjë lekë nga shteti, paratë e taksapaguesve shqiptarë, kanë nisur të derdhen në llogarinë e biznesmenit. Pagesa për gjobën prej 110 milionë eurosh që Gjykata e Arbitrazhit vendosi, pasi Shqipëria humbi gjyqin ka nisur. Bëhet fjalë për paratë e Eurocontrol që duhet të vinin në Albcontrol, por që tashmë konfiskohen rregullisht për llogari të biznesmenit që fitoi gjyqin në arbitrazh.
Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol, është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet t’i derdheshin Shqipërisë, kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian.
Pavarësisht se vendi i Gjykatës së Arbitrazhit ishte në i formës së prerë dhe detyrues për Shqipërinë, edhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në muajin prill të ketij viti, jepte siguri që biznesmeni Italian, nuk do të marrë asnjë para nga shtetit shqiptar.
Deri tani, shuma që i është konfiskuar shtetit shqiptar dhe i ka kaluar biznesmenit Italian është minimalisht 3 deri në 4 milionë euro, ndërsa llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol, do të qëndrojë e bllokuar derisa Shqipëria t’i shlyejë Beketit gjoben, prej 110 milionë eurosh e cila bashkë me interesat, ka shkuar në 120 milionë euro.
Mos u merrni me detaje nesër, pasi rrezikoni që t’ju shpëtojnë gjëra më të rëndësishme. Mesazhi i yjeve përgjatë ditëve në vijim është që jeta ka kuptim dhe nëse përpiqeni për ta parë kuptimin e saj, mund të transformoni ekzistencën tuaj.
Demi
Ajo që do të ndodhë nesër do të jetë e papritur dhe do t’ju shkëpusë nga shqetësimet që keni pasur ditët e fundit. Mund të bëhet fjalë për një punë të re apo një projekt interesant. Sido të jetë, do t’ju ndihmojë për t’i parë gjërat me pozitivitet.
Binjakët
Problemet e të tjerëve po ju marrin më shumë kohë sa duhet dhe nuk është larg momenti kur duhet të thoni mjaft. Nuk mund të zgjidhni problemet e të gjithë atyre që ju rrethojnë, bëni paqe me këtë.
Gaforrja
Nëse dikush thotë diçka që mund t’ju tingëllojë fyese nesër, tendenca e parë do të jetë që të reagoni me të njëjtën monedhë. Por mos e bëni. A mundet vërtetë që fjalët e tyre t’ju dëmtojnë? Jo, ndaj injorojini dhe vijoni përpara.
Luani
Do të keni tendencën për t’u ankuar për diçka që një koleg në punë ka bërë apo thënë, por kjo mund të mos jetë ide shumë e mirë. Ata mund të kenë ankesa gjithashtu për ju. Doni vërtetë që ankesat e tyre të bëhen publike?
Virgjëresha
Nuk e keni problem të merrni përsipër rreziqe të vogla, megjithatë disa gjëra që do të bëni ditët e ardhshme do të shkaktojnë stuhi. Bëni kujdes të mos zemëroni ata që ju rrethojnë, pasi mund të pendoheni.
Peshorja
Nuk ka nevojë që të shkoni në ekstreme për të zgjidhur një problem fare të thjeshtë. Po, me gjasë do t’ia dilni me sukses, por do të ndryshojë gjithashtu mënyrën si ju shohin disa njerëz në të ardhmen, e ndoshta jo për mirë.
Akrepi
Mos e harxhoni kohën duke shkuar pas gjërave që nuk mund të keni. Po, fantazitë dhe ëndrrat me sy hapur janë argëtuese, por sa më shumë kohë shpenzoni duke u marrë me to, aq më pak mundësi do të keni për të arritur gjëra reale.
Shigjetari
Do të tundoheni për ta shtyrë veten përtej limiteve tuaja natyrale dhe nëse e bëni do të jeni të suksesshëm, por në terma afatshkurtër. Bëni kujdes pasi veprimet që do të bëni mund të kenë efekte negative të cilat nuk mund t’i parashikoni.
Bricjapi
Disa gjëra nuk janë në dorën tuaj dhe do të ndodhin me ose pa dëshirën tuaj. Ndaj hiqni dorë e mos u mundoni për të ndikuar në situata që nuk mund t’i ndryshoni.
Ujori
Vendosini qëllim vetes për të pranuar atë që po ndodh, ju pëlqen ose jo. Një moment që e bëni këtë, do ta keni më të lehtë për të arritur në konkluzione. Më pas do ta keni të qartë se çfarë duhet bërë.
Peshqit
Ajo që keni për t’i thënë njerëzve nesër, mund të mos pritet me entuziazëm, por është e vërteta dhe duhet ta dëgjojnë. Dikush duhet të nxjerrë në dukje faktet, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të shohin se çfarë duhet bërë.