Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8 m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 1 dhe 2 ballë.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8 m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 1 dhe 2 ballë.
Pas përfundimit të Forumit Ekonomik, një incident ka ndodhur në Shkup, në të cilin është përfshirë kryeministri Edi Rama dhe gazetari Furkan Saliu.
Gazetari nga Shkupi ka publikuar një video ku shihet duke debatuar me Ramën, si dhe pjesë nga replikat mes tyre.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kryeministri e ka ofenduar, duke e quajtur “injorant”.
Postimi i plotë i gazetarit Furkan Saliu:
Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën.
Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike.
Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.
Kjo si duket e preku më së shumti Ramën
E pastaj filloi “biseda”…
Rama: Ti je një injorant!
F.S: Injorant Gashi?
Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!
F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?
Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!
F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë
Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngriti zërin…
Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?
F.S: Jo faleminderit
Dita e sotme, 29 korriku rezulton dita më e nxehtë e gjithë vitit 2021, me zhivën e termometrit që ka shkuar deri në 43 gradë. Celcius. Origjinën kjo valë nxehtësie e ka nga zemra e Afrikës.
Adiola Bani, Meteoalb: Qytetet më të nxehta janë Elbasani dhe Berati me vlera deri në 43 gradë celcius. 42 në Gjirokastër. Gjithashtu Shkodra, Lezha dhe Tirana pritet të kenë temperatura 40 gradë celcius.
Fillimin e javës që vjen kemi një freskim të përkohshëm nëse mund ta quajmë këtu me 3 gradë më pak, por sërish mesi i javës së parë të muajit gusht, na rikthen temperaturat e larta në të gjithë vendin.
Këto vlera termike të larta mbeten të paktën deri në 10 ditëshin e parë të gushtit. Qytete të freskëta nuk mund të themi se ka, por disi më ndryshe paraqitet situate në zonën juglindore, për Korçën dhe Pogradecin ku termometri ngjitet 36-37 gradë celcius, edhe ato klimatikisht janë shumë më të nxehta, me temperatura 8 apo 9 gradë më të larta sesa vlerat klimatike të muajit korrik.
“Jam nga Kosova. Në fakt jetojmë në vend skandinav. Edhe në Kosovë shumë nxehtë po bën. Do shkojmë në hotel tani dhe pasdite po dalim nëpër Tiranë, se nuk përballohet.
Unë jam 7 vjeç, kam ardhur me gjyshërit. Jam nga Ndroqi dhe po kënaqem shumë në shatërvan, u freskova”.
Një i vrarër dhe dy të plagosur. Ky është bilanci i një sherri për tokën mes kushërinjve në Lushnjë, në fshatin Grunjas. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla.
Ky i fundit është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga kushëriri i tij Kastriot Hasalla. Ngjarja e rëndë ka tronditur fshatin Grunjas në Lushnjë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj, si dhe ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes.
Gjithashtu, nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dhe dy të afërm të tjerë të Kastriot Hasallës, kushërinjtë Sahip dhe Laert Hasalla.
Dashi
Gjërat mund të duken sikur po lëvizin më shpejt nga sa do të dëshironit, gjë që mund të shkaktojë një farë nervozizmi tek ju. Nëse jeni të zhgënjyer nga një marrëdhënie, mos harroni se ju mund të arrini në një kompromis pa i ndërlikuar gjërat.
Demi
Do të jetë një ditë produktive dhe aktive, edhe nëse energjia juaj është pak e ngadalshme këtë mëngjes. Mos u shqetësoni nëse nuk mund të dilni nga shtrati ose nëse ideja e të veshurit duket si një mal i pakapërcyeshëm. Sapo të dilni jashtë do ta shijoni në maksimum.
Binjaket
A mendoni se dikush nuk është plotësisht i sinqertë me ju tani? Instinktet tuaja janë të drejta. Bëjani të qartë këtij miku, shoku ose thjesht një të njohuri se kërkoni korrektesë në marrëdhënien tuaj.
Gaforrja
Lajmet e mira në mëngjes do t’ju stimulojnë mendjen tuaj duke ju lejuar të dilni me plane shumë të ndryshme për atë që doni të bëni me ditën tuaj. Jo çdo gjë do të realizohet, por pak nga pak do t’ia arrini qëllimit veçanërisht në aspektin sentimental.
Luani
Nëse ndjeni tensionin tuaj të gjakut në rritje nesër, ju duhet të bëni më shumë se thjesht të merrni frymë thellë. Ka ardhur momenti t’i trajtoni problemet me një mënyrë tjetër. Nesër është një kohë perfekte për strategji.
Virgjeresha
Për një pasqyrë të veçantë për problemet tuaja më të fundit, drejtohuni te një prej miqve tuaj. Duhet të konsultoheni me dikë që është në të njëjtën situatë si ju. Përvoja e tij do të jetë e paçmueshme. Mendimet e tij do të sjellin një perspektivë tjetër.
Peshorja
A ndiheni sikur po jepni më shumë se sa merrni në një miqësi? Nëse është kështu, është koha që të keni një bisedë të drejtpërdrejtë me të. Ndoshta përgjigjet që do të merrni nuk do të sqarojnë asgjë për ju, por kjo nuk është e rëndësishme. Rëndësi ka që të komunikoni mbi temat që ju shqetësojnë.
Akrepi
Nëse rutina juaj po fillon të jetë e mërzitshme, rezistojini dëshirës për të krijuar një problem vetëm për hir të të pasurit diçka për të cilën mund të flisni! Ju duhet të shmangni konfliktin tani më shumë se kurrë. Gjërat mund të jenë më pak se emocionuese, por ato janë të qëndrueshme dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
Shigjetari
Nëse jeni duke punuar për të forcuar ose mbështetur një romancë nesër, atëherë çojeni deri në fund synimin tuaj! Thashetheme të shëmtuara ose disa gënjeshtra mund t’jua prishin pak ditën, por e vërteta do të dalë në dritë.
Bricjapi
Dëshiron të provoni një sport apo hobi të ri, por keni frikë se do të dështoni në të? Mos u shqetësoni, të gjithë e dinë se duhet kohë për të zhvilluar aftësi të reja! Duke u shqetësuar shumë për atë që mund të ndodhë do të pengoheni që të provoni gjëra të reja.
Ujori
Mos u habitni nëse nesër takoni një person interesant. Ai mund të stimulojnë mendjen tuaj dhe të angazhojë zemrën tuaj në një nivel më të lartë dhe më të ri. Në aspektin financiar, tregoni pak më shumë kujdes me paratë.
Peshqit
Njerëzit do t’i përgjigjen shumë më mirë shembujve konkretë sesa koncepteve të dykuptimta, kështu që nëse përpiqesh të nxjerrësh në pah një ide, do të duhet ta bësh me fakte. Qëndroni të qetë dhe të mbledhur nëse dëshironi të bëni përshtypje.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë, duke u pasuar nga valëzim i forcës 1 dhe 2 ballë.
Pandemia nuk i ndali të rinjtë shqiptarë që të aplikonin për azil në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë vitit pandemik, sipas Eurostat, mbi dy mijë të mitur nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së. Sociologët thonë se përtej aspektit ekonomik, humbja e shpresës detyron të rinjtë të braktisin vendin.
Për këtë çështje shqetësuese, foli në Ditarin e mëngjesit në A2 Elda Spaho, gazetare për çështje sociale dhe ekonomike, e cila jeton në Francë.
Cilat janë arsyet që largojnë fëmijët nga vendi?
“Fëmijët shqiptarë vijnë në Francë për të njëjtat arsye që vijnë edhe të rriturit. Është një fëmijëri shumë e vështirë ajo që të miturit tanë jetojnë në Shqipëri. Është një sistem shkollor që nuk të nxit, është mediokër. Shumë nga ata që kam folur më thonë se kërkojnë mundësi më të mira shkollimi, një profesion. Pastaj, gjithnjë është varfëria. Shqipëria është në vend të tretë në Europë. Shqipëria ka dalë nga statusi i një vendi të varfër dhe këto shifra nuk do të duhet të ekzistonin, po ashtu siç nuk do të duhet të ekzistonin edhe shifrat e emigrantëve shqiptarë”.
Pse Franca destinancion për fëmijët shqiptarë?
“Ka dy arsye. Së pari, është ezauruar ajo rruga tradicionale kur shkonim në vendet fqinje. Franca është pak më larg, por tani po zhvendoset ky fluks. Gjermania dhe Italia po forcojnë politikën e tyre me emigrantët. Fillimisht, janë zhvendosur të rriturit dhe më pas ka ardhur edhe vala e të miturve, të cilët mund të ketë edhe një të njohur ku mbështeten. Së dyti, Franca e marketon shumë fort këtë imazh të vendit që të pret, tokë azili, por ajo që gjen kur vjen si emigrant është tjetër gjë. Franca ka kohë që ka ndryshuar dhe i ka ashpërsuar mënyrat e pritjes së emigrantëve”.
Gazetari Ergys Gjençaj u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës, ku dëshmoi rreth incidentit që u përfshi dje me efektivët e policisë.
Pasi dha dëshminë e tij në Prokurori, gazetari ka deklaruar se ka dorëzuar 2 video që i kishte filmuar me celularin e tij.
“U thirra nga ana e Prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë e kreva detyrën time, dhashë dëshminë time, duke treguar gjithë dinamikën e ngjarjes. Po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi,”- u shpreh në prononcimin e tij gazetari Gjençaj.
Policia Rrugore në Fier ka ndaluar një makinë Ferrari, e cila ishte duke lëvizur me gati 3-fishin e shpejtësisë së lejuar në Bypass-in e Fierit.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.
Ndaj këtij personi u vendos masa administrative 80 000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dashi
Po, dikush nga i cili vareni po ju mban “peng”, por ju nuk duhet t’ia lejoni vetes të zemëroheni. Planetet ju paralajmërojnë se pikërisht kjo është ajo që ai/ajo pret nga ju. Qëndroni të qetë.
Demi
Mund të jeni me dy mendje nëse duhet të përfshiheni në një aktivitet social të çfarëdollojshëm këtë fundjavë. Nëse përfshiheni do të kënaqeni. Megjithatë duhet të bëni kujdes që gjërat të mos bëhen shumë serioze.
Binjakët
Saturni ju paralajmërojnë se duhet të bëni kujdes me çështjet e parave. Edhe nëse e dini se çfarë po bëni, mund të ketë gjëra që ju kanë shpëtuar. Shpesh edhe gjërat e vogla mund të kenë pasoja të mëdha.
Gaforrja
Vetëm se keni të drejtë nuk nënkupton se do ta keni rrugën të hapur për të vazhduar sipas dëshirës. Planetet ju paralajmërojnë se nëse shtyni fort këtë javë, mund të përballeni me reagime të ashpra, të cilat mund tua bëjnë jetën të vështirë.
Luani
Nuk keni asnjë qëllim që të uleni në anë dhe të shikoni botën si shkon dhe kjo është diçka e mirë. Por duhet të kujtoni se ka njerëz që janë përfshirë në botën tuaj, qëllimet e të cilëve mund të jenë të kundërta me tuajat.
Virgjëresha
Nëse një shok apo anëtar i familjes ju thotë diçka që nuk doni ta dëgjoni në 48 orët e ardhshme, mund të keni tendencën të mbyllni veshët dhe të pretendoni se nuk ka ndodhur. Ky do të ishte një gabim i madh.
Peshorja
Vetëbesimi nuk ju mungon në këtë kohë që Marsi po lëviz drejt pjesëve më pozitive të shenjës suaj. Ajo që duhet të bëni kujdes është vetëkontrolli.
Akrepi
Kjo është një prej periudhave kur qetësia juaj nis të pësojë plasaritje. Megjithatë, jini i mirë me veten dhe mos kini pritshmëri shumë të larta për momentin si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët.
Shigjetari
Nëse përpiqeni të detyroni njerëzit të bëjnë diçka që ata nuk duan, mund ta fusni veten në telashe. Me Marsin në krahun tuaj, do të vini në vijë disa çështje, por të tjera do të vijojnë të mbeten problematike.
Bricjapi
Saturni në shenjën tuaj ju paralajmëron që të mos harroni kufizimet tuaja pasi pasojat do të jenë të mëdha. Injorojini ata që ju inkurajojnë të ndërmerrni rreziqe të panevojshme. Ata duan t’ju shikojnë tek dështoni.
Ujori
Pavarësisht se mund të mendoni se askush nuk ju gjendet pranë kur keni nevojë dhe se ka një lloj konspiracioni që ju mohon suksesin, kjo nuk është e vërtetë. Përpiquni të jeni më pak paranojak.
Peshqit
Ndryshimet në opinione me partnerët dhe të dashurit tuaj, mund ta bëjnë këtë javë edhe më intensive nga sa duhet. Kur të ngrihen zërat, përpiquni të largoheni derisa gjakrat të qetësohen.