Incidenti në Forumin Ekonomik në Shkup, Edi Rama ofendon gazetarin maqedonas: Ti je një injorant. Çfarë rinie jeni ju? (Përgjigja epike që mori)

319

Pas përfundimit të Forumit Ekonomik, një incident ka ndodhur në Shkup, në të cilin është përfshirë kryeministri Edi Rama dhe gazetari Furkan Saliu.

Gazetari nga Shkupi ka publikuar një video ku shihet duke debatuar me Ramën, si dhe pjesë nga replikat mes tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kryeministri e ka ofenduar, duke e quajtur “injorant”.

Postimi i plotë i gazetarit Furkan Saliu:

Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën.

Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike.

Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.

Kjo si duket e preku më së shumti Ramën

E pastaj filloi “biseda”…

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngriti zërin…

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?

F.S: Jo faleminderit