Fituese e Eurovizionit u shpall Italia e përfaqësuar nga grupi Maneskin me këngën “Zitti e Buoni”. Mirëpo në orët e fundit po qarkullon një video e cila u bë menjëherë virale, ku në shikim të parë duket sikur një pjesëtar i grupit, Damiano ulet në mënyrë të çuditshme duke lënë përshtypjen sikur po thithte kokainë.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit i cili në një status u shpreh se ai nuk është përdorues kokaine.
“Jo kokainë, djema, ju lutem. Unë nuk marr drogë. Nuk ishte kokainë, djema. Thomas theu një gotë”- tha ai.
Pas sherreve të vazhdueshme, ofendimeve dhe debateve, Tea dhe Shqipja kanë bërë më në fund paqe me njëra-tjetrën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo e fundit, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Shqipja ka publikuar në Instastory një foto pranë saj, nga skena e “Përputhen”. Të njëjtën foto e ka shpërndarë më pas dhe Tea, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë rregulluar.
Kujtojmë se të hënën dy vajzat do të përballen me njëra-tjetrën në studio.
Ka filluar numërimi i votoave në Eurovision. Shqiperia po garon me Anxhelen, ajo deri më tani ka mbledhur vetëm 13 pikë,po kryeson Zvicra me këngëtarin e njohur Shqiptar.
Ndërkohë që Shqipëria ka dhuruar 12 pikë për Zvicrën ai ka falenderuar duke e bërë simbolin e shqiponjës.
Italia eshte fituesja e Eurovision per edicionin e vecante 2020-2021.
Grupi italian i rrokut Maneskin fitoi me kengen “Zitti e buoni”.
Votimi i jurive profesioniste kishte nxjerre Zvicren ne vendin e pare mirepo giithcka eshte permbysur nga publiku.
Italia ka qene me e votuara duke lene pas Francen dhe Zvicren.
Nderkohe Anxhela Peristeri megjithe performancen e mire nuk shkoi me shume se vendi i 21 duke grumbulluar 57 pike, 22 nga jurite dhe 35 nga publiku, klasifikim zhgenjyes ndryshe nga pritshmeria.
Të lindurit e kësaj shenje do të përqendrohen më shumë te pikat e forta gjatë kësaj dite sesa te dobësitë. Punoni për të krijuar një stil jetese më të shëndetshme, bëni ushtrime fizike dhe shëtitje. Gjithashtu, është mjaft e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore.
Demi
Gjatë ditës do të keni mjaft momente romantike. Ata që janë të përfshirë në një marrëdhënie do të diskutojnë plane për të ardhmen, ndërsa beqarët e kësaj shenje ka gjasa të dalin në një takim shumë interesant. Kjo e shtunë do të jetë më e përshtatshme për të bërë plane sesa për të vepruar.
Binjakët
Duket sikur drama po ju ndjek në të gjitha aspektet e jetës. Madje më së shumti kjo vlen për lidhjen tuaj romantike. Përpiquni të mbani situatën nën kontroll dhe mendohuni mirë para se të veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes suaj dhe gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar.
Gaforrja
Dikush do të ketë shumë nevojë për ndihmën tuaj nesër. Tregoni durim dhe bëni më të mirë e mundshme. Ka gjasa që dikush pranë jush të ndërmarrë veprime irracionale, çfarë do të shkaktojë shqetësim për ju. Megjithatë, në mbrëmje gjithçka do t’ju duket ndryshe. Relaksohuni për të fituar energjitë për të nesërmen.
Luani
Do të jeni në kërkim të një hobi të ri. Përpiquni të bëni gjëra që ju përshtaten me personalitetin dhe mos kërkoni ndryshime të mëdha në rutinën tuaj. Bëni kujdes me financat, mos shpenzoni më shumë se buxheti juaj.
Virgjëresha
Fati do të jetë në anën tuaj nesër. Ekziston mundësia të takoni dikë, që mund të ndikojë ose në marrëdhënien tuaj romantike ose në rrugën e karrierës suaj. Rekomandohet të nisni planet për të ardhmen tuaj financiare.
Peshorja
Kur të komunikoni me të tjerët, le të shkëlqejë sharmi dhe humori juaj. Kjo do t’ju shërbejë mirë në pothuajse çdo situatë që mund të lindë nesër, veçanërisht kur të ngushëlloni dikë pranë jush, që ka kaluar në disa situata të vështira kohët e fundit. Megjithatë, përpiquni të shmangni rreziqet dhe deficitin financiar.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me disa çështje të pazgjidhura ose me zgjedhje të vështira. Nëse keni vështirësi për të marrë një vendim përfundimtar, përpiquni të pushoni për disa orë dhe të kërkoni këshilla nga persona, të cilët janë marrë me probleme të tilla më parë.
Shigjetari
Nesër mund të keni shansin për të provuar veten, për të rritur produktivitetin e biznesit tuaj. Sigurohuni nëse ajo që jeni duke bëre ju bën të lumtur, në të kundërt jeni në kohë të ndryshoni gjithçka. Pas një dite të lodhshme pune, bëni mirë ti lejoni vetes një pushim të gjatë.
Bricjapi
Ka shumë mundësi të shtyni disa nga planet tuaja të punës. Mos lejoni që kjo t’ju shqetësojë, sepse të gjitha ndodhin për një arsye. Shikoni anën pozitive, do të keni më shumë kohë për të qëndruar me familjen, miqtë apo partnerin tuaj.
Ujori
Sigurohuni të dëgjoni njerëzit që ju interesojnë nesër. Edhe nëse nuk pajtoheni me atë që thonë ata, përpiquni të mos mërziteni, pasi ka shumë gjasa që ata të veprojnë nga dashuria. Merrni pak kohë për të menduar për këtë përpara se të reagoni ndaj tyre. Nesër pasdite, mund të hasni disa ide, që me të vërtetë do të nxisin rrjedhën tuaj të parave.
Peshqit
Nëse e gjeni veten të mbingarkuar nga detyrat që duhet të kryeni gjatë ditës së nesërme, përzgjidhni vetëm ato më të rëndësishme pasi do të jetë e pamundur t’ia dilni mbanë. Nuk është dita e duhur për të ndryshuar rutinën apo të pranosh dashurinë për dikë, pasi shumë gjëra mund të keqkuptohen.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në relievet malore përgjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim deri në 8m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.8-1.5 metër.
Presidenti Ilir Meta rreth një muaj më parë bëri një deklaratë të fortë. Ai u shpreh se e di që SHBA mundet edhe ta vrasë, por kishte një kërkesë, ta çonin tek Mali me Gropa dhe t’i lëshonin një raketë që të mos dëmtoheshin njerëzit e tjerë.
Mirëpo nisur nga stërvitja që u zhvillua dje në zonën e Bizës nga ‘Defender Europe 21’, ku mori pjesë edhe ambasadorja Yuri Kim, gazetari Artan Hoxhj ka dalë me një reagim të fortë ironik në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Ububuja, e paskan marre seriozisht!!!
Marinsat e paskan sjelle kete paisjen ushtarake, qe ta dergon rraketen ne malin me Gropa…
Madje Juri Kim, paska vajtur ne Kuçove per testuar ne terren!!!
Zot(SHBA) qe je mbi toke, mbaje doren!!!
Mali me Gropa ka aq shume gropa, sa nuk ka nevoje edhe per nje grop tjeter…
38-vjeçari që u ekzekutua këtë të premte në Vlorë ishte pronar i një servisi makinash, ndërsa mësohet se disa javë më parë ishte kthyer nga Spanja.
Po ashtu, raportohet se ai ka qenë i përfshirë në një konflikt dy muaj më parë, por nuk dihet nëse ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të mëparshëm.
Delon Troqe u qëllua para pallatit të Sportit në Vlorë. Ai u dërgua menjëherë në spital, po nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.
Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që dyshohet se kanë informacion për ngjarjen dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth.