Do të jetë një javë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni të tjerët pranë jush, pasi mund të rrezikoni të përfshiheni në debate.
Demi
Sigurohuni të kontrolloni dyfish buxhetin, në mënyrë që të mos shpenzoni aksidentalisht më shumë seç duhet për aktivitete të ndryshme. Për pjesën më të madhe prej jush, kjo e hënë do të kalojë ashtu sikurse e keni planifikuar. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë në natyrë.
Binjakët
Nesër do të keni dëshirë vetëm të relaksoheni. Ka gjasa të nisni një romancë të re, të gjeni miq të rinj ose të nisni një punë të re me një pagesë më të mirë. Pasdite mund të dilni një shëtitje ose të bëni joga.
Gaforrja
Nuk është dita e duhur për ta çuar marrëdhënien romantike në një nivel tjetër, ndaj kjo lloj bisede mund të konsumohet një ditë tjetër. Aktualisht, është koha e duhur të zgjidhni problemet në qarkun shoqëror dhe të mendoni rreth një buxheti të qëndrueshëm.
Luani
Do t’ju duket koha e duhur për aventura të reja dhe për miq të rinj. Ka gjasa të vizitoni vende të reja nesër. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, mendoni rreth mënyrave më të mira për të kaluar një pasdite të këndshme dhe për të rimarrë energjitë për javën në vijim.
Virgjëresha
Mund t’ju duhet ta kaloni mëngjesin duke përfunduar disa detyra, të cilat nuk keni pasur kohë t’i mbaroni gjatë javës. Kjo do t’ju sjellë rezultate pozitive, pasi do të vlerësoheni edhe nga shefi juaj, i cili ka gjasa t’ju promovojë më pas. Beqarët e kësaj shenje rekomandohet të mos refuzojnë një ftesë mjaft interesante.
Peshorja
Bëni kujdes me gjendjen tuaj emocionale këtë të martë. Nëse ndiheni të acaruar, rekomandohet të shkoni në palestër ose të bëni vrap në mëngjes, përndryshe do të përfundoni duke thënë diçka që do të nxisë debat në familje.
Akrepi
Nesër ka gjasa të ndiheni pesimist. Do të ishte mirë të merreshit me punë krijuese, pasi kjo do të ndikonte mjaft mirë në gjendjen tuaj emocionale. Mund të keni nevojë të qëndroni vetëm disa momente për t’u qetësuar dhe për të larguar mendimet që ju bëjnë të ndiheni keq.
Shigjetari
Do të takoheni me disa miq, të cilët keni kohë pa i parë. Mund t’ju mungojë dikush që iu fal shumë dashuri. Parashikohet fat në dashuri. Nesër ka gjasa t’i përkushtoheni edhe shtëpisë dhe të kryeni ato punë që nuk keni mundur t’i bëni gjatë javës.
Bricjapi
Përpiquni të mendoni pozitivisht, në mënyrë që të shmangni konfliktet gjatë ditës. Kaloni më shumë kohë me miqtë e ngushtë dhe familjarët tuaj. Ata që janë në një marrëdhënie, bëjnë mirë t’i tregojnë partnerit, partneres sesi ndihen në lidhje me të.
Ujori
Gjatë kësaj dite do t’ju befasojë një surprizë mjaft e këndshme. Mund të bëhet fjalë për një lajm të mirë, për një dhuratë domethënëse ose dikush mund t’ju shpreh dashurinë. Gjatë kësaj mbrëmjeje do të jetë momenti i përshtatshëm për një bisedë të rëndësishme.
Peshqit
Është dita e duhur për të bërë një udhëtim të shkurtër, të mësoni më shumë rreth kulturës, të shkoni në një koncert ose të shihni një film. Pjesa më e madhe e ditës do t’ju sjellë vetëm kënaqësi dhe argëtim. Sa i përket marrëdhënies romantike, është dita juaj me fat.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila shpërndau në rrjetet sociale disa foto të rënda, që tregojnë sesi djali i saj është kafshuar nga qentë e rrugës.
Përkrah fotos, Kusari Lila bën thirrje që problemi i qenve endacakë të marrë fund dhe fëmijët të dalin pa frikë në rrugë.
“Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerëzit i trajtojnë ata.
Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq.
Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre.”
Komisioni Parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta nisi administrimin e provave mes tyre edhe një përgjigje nga SHISH.
SHISH di diçka për presidentin Ilir Meta por e gjithë përgjigja, mban mbishkrimin sekret. Në kushtet e anonimatit një prej anëtarëve të komisionit që e ka lexuar shkresën e SHISH i tha Top Channel se janë disa informacione që SHISH ka mbledhur për kreun e shtetit, para dhe gjatë fushatës elektorale. Këto informacione të administruara nga komisioni hetimor, tregojnë se presidenti Meta për SHISH ka qene “subjekt me interes” dhe se agjentët në terren janë ngarkuar të monitorojnë takimet dhe lëvizjet e presidentit.
Sot ishte afati i fundit për presidentin Meta, për të dëshmuar në komision gjë e cila nuk ndodhi pasi javën e shkuar presidenca i dërgoi një letër komisionit ku theksonte se “nisma të ndërmarra në mënyra dhe forma të tilla janë hakmarrje pse jo dhe puc institucional apo grusht shteti”.
Përballë kësaj përgjigje sfiduese të presidentit sekretarja e komisionit hetimor socialistja Klotilda Ferhati pati këtë propozim.
Klotilda Ferhati: Kodi i procedurës penale e parashikon edhe marrjen me forcë. Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision.
Ky propozim u mbështet nga anëtari Spartak Braho por deputetja Ferhati u shpreh se më mirë preferoj mos ta vëmë në zbatim.
Komisioni hetimor e deklaroi dhe e votoi të mbyllur procedurën e hetimit pasi administroi nga AMA të gjitha deklarimet e presidentit në televizionet lokale dhe kombëtare përfshi informacione nga SHISH, Policia e Shtetit dhe prokuroria.
Pjesë e provave janë edhe përgjigjet e dy eksperteve ligjor si dhe dy punime të bibliotekës së kuvendit me precedentët e shkarkimit të presidentëve në botë.
Kryetari komisionit Alket Hyseni pasi tha se “Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit” tregoi se kur raporti paraprak dhe ai final do të jenë gati ti për shkuar për votim kuvendit./TopChanel
I ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” ishte futbollisti afrikan Keith Groeneveld, partneri i aktores Adriana Matoshi.
Ai kishte zgjedhur emisionin e Arbana Osmanit për ta surprizuar. Keith tha se njohja e tyre ka qenë e rastësishme, por Adriana është kthyer në njeriun më të rëndësishëm për të.
Futbollisti i dedikoi aktores fjalët më të ndjera live në emision.
“Para së gjithash më ke munguar dhe unë të dua, dua ta nis me këtë gjë. Jam shumë i lumtur që të shoh dhe mezi po pres që ky ekran të hiqet. Ti meriton të jesh e lumtur dhe unë dua të bëj diçka të veçantë tani, sepse ti je e veçantë. Ti je gruaja më e veçantë në botë”, u shpreh ai.
Në Tiranë, Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në kryeqytetin shqiptar pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit.
Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në sheshin “Nënë Tereza”, ku ishin vendosur edhe një numër trupash amerikane dhe shqiptare dhe pajisje të llojeve të ndryshme, helikopterë dhe automjete të rënda.
Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.
Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se Stërvitja “Defender Europe 21” dhe kjo Ditë e Hapur janë një rast i shkëlqyer që të shihet nga të gjithë bashkëpunimi i ngushtë shqiptaro-amerikan, i cili është krijuar në shumë dekada më parë dhe po forcohet më tej sot dhe për të ardhmen.
“SHBA ka një mike të vërteë dhe të guximshme tek Shqipëria, ka tek ajo aleaten më të fortë dhe më të vërtetë. Defender 21 hap një perspektivë të madhe e të rëndësishme për bashkëpunimin shqiptaro-amerikan. SHBA është përherë përkrah Shqipërisë në qëllimet e saj për liri, pavarësi dhe demokraci. Ne jemi bashkë krah për krah – sot, nesër dhe gjithmonë” – tha ambasadorja Kim.
Presidenti Meta falenderoi SHBA-të për ndihmesën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj atlantiste, si dhe për faktin që zgjodhën Shqipërinë si vend pritës, për zhvillimin e kësaj stërvitje tepër të rëndësishme.
“Si vend anëtar i NATO-s, ne ndjehemi të vlerësuar për këtë fakt. NATO është aleanca më e madhe e lirisë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni ynë europian” – tha zoti Meta.
Në ceremonisë e Ditës së Hapur të Defender 21 në Tiranë kryeministri Edi Rama vlerësoi lart aftësitë dhe angazhimin e trupave shqiptare dhe amerikane për plotësimin e detyrave të mbrojtjes dhe sigurisë.
“Besimi që SHBA-të kanë treguar në vazhdimësi vijim tek ky partneritet dhe tek kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake, “Defender Europe 21”, e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tone” – tha zoti Rama.
“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore, më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, që po zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri.
Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete. Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore.
Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi dje me tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentin dhe ish kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij, për shkak të “korrupsionit në shkallë të lartë”.
Në një sulm të hapur ndaj Departamentit amerikan, zoti Meta flet për “fletërrufe” të porositur në Tiranë apo një akt të poshtër, sipas tij.
Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, i caktuar nga Ilir Meta në kohën kur ishte kryeministër i ka drejtuar një letër publike Metës lidhur me reagimin e tij të ashpër ndaj SHBA.
Ai ka zbuluar dhe një telefonatë me Metën vite më parë ku, ky i fundit i ka komunikuar se “Unë të kam dërguar në Uashington që të më qëndrosh luajal mua”.
Letra e plotë:
Asnjëherë nuk kisha menduar se do të vinte një ditë, kur unë, me bindje të plotë, si një qytetar i kësaj republike dhe si një intelektual i angazhuar, do të shkruaja për ju këto radhë. Arsyen ma dhatë ju, me deklaratat dhe qëndrimet tuaja të gabuara dhe aspak dinjitoze për një njeri që mban postin më të lartë në krye të shtetit.
Për këdo që mund të mos e dijë, ju ishit kryeministri i Shqipërisë që më emëroi mua ambasador të vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në janar të vitit 2001. Në atë kohë e kam konsideruar vendimin tuaj për të më emëruar ambasador në kryeqytetin më të rëndësishëm të botës, në të cilin graviton pesha politike e globit, si një vlerësim të qeverisë socialiste që ju drejtonit dhe si një vlerësim personal tuajin për arritjet në veprimtarinë time si ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, ku shërbeja atëherë, si dhe për formimin tim akademik në Shtetet e Bashkuara.
Një vit më vonë, kur, në janar të vitit 2002, ju dhatë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, në kushtet e një lufte hakmarrëse tit-for-tat me kryetarin e Partisë Socialiste dhe rivalin tuaj politik kryesor në atë kohë, z. Fatos Nano, kuptova se arsyeja kryesore—dhe, ndoshta, arsyeja e vërtetë—pse ju më zgjodhët mua për postin e ambasadorit në Uashington kishte qenë një motiv personal i juaji, që s’kishte të bënte me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe as me interesin kombëtar, por me interesat dhe me llogaritë tuaja politike personale.
Juve duhet t’ju kujtohet, po aq mirë sa mua, se ditën që mësova lajmin mbi dorëheqjen tuaj nga detyra e kryeministrit, ju kam telefonuar nga Uashingtoni, duke kërkuar të më sugjeronit se si do të duhej t’ia shpjegoja veprimin tuaj Sekretarit amerikan të Shtetit në atë kohë, z. Colin Powell, me të cilin do të takohesha mbrëmjen e asaj dite në Departamentin e Shtetit. Përgjigja juaj ishte se z. Powell duhej t’ia kërkonte shpjegimin për atë vendim ambasadorit amerikan në Tiranë, të ndjerit Joe Limprecht.
Juve duhet t’ju kujtohet, gjithashtu, po aq mirë sa mua, se të nesërmen, pasi ju komunikova mesazhin e Sekretarit Powell se “Uashingtoni nuk dëshiron trazira të reja në Ballkan”, ju, në një mënyrë që më befasoi dhe më shqetësoi në atë kohë, më thatë, me një ton kërcënues, këto fjalë: “Unë të kam dërguar në Uashington që të më qëndrosh luajal mua”.
Zhgënjimi dhe shqetësimi që provova kur i dëgjova këto fjalë nga kryeministri i vendit tim ishin kaq të thellë, sa ndaj atyre fjalëve—dhe ndaj jush—nuk mund të reagoja dot ndryshe veçse duke ju thënë se, “si ambasador i Shqipërisë në Uashington unë nuk u shërbej interesave të asnjë individi dhe të asnjë partie politike, por u shërbej vetëm interesit kombëtar dhe së mirës publike për popullin tim”.
Në mbarim të këtyre fjalëve, i nervozuar, ju më mbyllët telefonin. Me këtë gjest tuajin më ndihmuat të hap sytë e të kuptoj edhe më mirë se çfarë ndodhte me politikën shqiptare në Tiranë, nga ku unë kisha më shumë se një dekadë që isha larguar.
Sa thashë më sipër—dhe shumë më tepër se kaq—shtjellohet gjerë e gjatë në kujtimet e mia nga Uashingtoni, të cilat do të botohen në formë libri në një kohë të afërt. Episodin e mësipërm e ndieva të arsyeshme ta përmend sot, në këtë letër të hapur për ju, për t’ju thënë se qëndrimet dhe deklaratat tuaja të kohëve të fundit, në postin e Kryetarit të Shtetit, dëshmojnë të njëjtin mentalitet politik antidemokratik dhe të njëjtën sjellje politike autoritariste prej bajraktari.
Për më tepër, transheja në të cilën ju, në një mënyrë krejt absurde—dhe për fatin tuaj të keq—jeni pozicionuar kohët e fundit, ju ka vënë në konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara, partnerin dhe aleatin strategjik kryesor të Shqipërisë dhe, ipso facto, edhe me interesat kombëtare strategjike të Republikës sonë, një qytetar i së cilës jam edhe unë.
Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim.
Unë nuk dëshiroj që në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe me shoqërinë ndërkombëtare Republika jonë të përfaqësohet nga një president si ju.
Unë nuk dëshiroj që roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili realizohet përmes ambasadës amerikane dhe ambasadorëve amerikanë në Tiranë, të përçmohet e të anatemohet në këtë mënyrë siç bëni ju.
Si një shtetas shqiptar, që kam jetuar, studiuar dhe punuar për shumë vite me radhë në Shtetet e Bashkuara, unë ndihem thellësisht i indinjuar që presidenti i vendit tim i kundërvihet Amerikës, Republikës së Madhe—The Great Republic—siç e ka cilësuar këtë vend Ëinston Churchill.
Edhe pse ju thoni se “e dashuroni” Amerikën (“për aq kohë sa ajo nuk e dëmton Shqipërinë”), deklaratat dhe sjelljet tuaja të kohëve të fundit në marrëdhënie me ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dëshmojnë të kundërtën, ato dëshmojnë një qëndrim antiamerikan.
Për më tepër, si një prej ambasadorëve shqiptarë që kanë përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, unë ndihem thellësisht i fyer në dinjitetin tim—dhe besoj se njëlloj ndihen edhe kolegët e mi ambasadorë që kanë shërbyer në atë vend—që presidenti i Republikës sonë i ka “shpallur luftë” Amerikës.
Cili njeri i arsyeshëm mund t’i kuptojë, ose t’i besojë fjalët tuaja, z. Meta, se “Amerika mund t’ju vrasë juve me raketa”, por ne s’duhet të kemi frikë nga “aeroplanmbajtëset dhe raketat e saj”?!
Mua më duket jo thjesht një marrëzi, një mentalitet feudal mesjetar, por edhe një veprim kriminal i pashoq që kreu i shtetit t’u bëjë thirrje qytetarëve të kësaj republike për të “mprehur sfurqet dhe sopatat”, sikur të jetonim në Mesjetë, në periudhën e Luftës Fshatare në Gjermani në vitet 1520.
Si një profesor në fushën e shkencave shoqërore, të marrëdhënieve ndërkombëtare e të diplomacisë dhe si një intelektual i angazhuar, unë ndihem tërësisht i zhgënjyer dhe tepër i shqetësuar—i zhgënjyer dhe i shqetësuar në një masë alarmante—që presidenti i vendit tim i del publikisht në mbrojtje z. Sali Berisha, një njeriu, të cilin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpalluar persona non grata.
Mua më duket krejt e palogjikshme, e turpshme dhe e dënueshme që ta cilësosh këtë vendim të administratës amerikane si “një akt të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër” të saj ndaj Sali Berishës dhe ndaj Shqipërisë, siç bëni ju. Me këtë deklaratë absurde, ju jo vetëm keni dëshmuar një mungesë të plotë prudence dhe sentimentet tuaja të theksuara antiamerikane, por edhe e keni vënë veten në të njëjtën transhe me një Berishë të padëshiruar nga aleati ynë më i madh, duke përcaktuar për veten tuaj, të njëjtin fat si ai.
Kjo logjikë e juaja, të më falni, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si një marrëzi. Por, presidentit të një vendi nuk mund t’i falen, as t’i tolerohen marrëzitë. Në krye të Republikës së tyre shqiptarët dëshirojnë të kenë një president normal, një politikan të arsyeshëm, të drejtë e largpamës, i cili të jetë politikisht i paanshëm, mbi palët. Shqiptarët dëshirojnë të kenë në krye të Republikës së tyre një burrë shteti, i cili të ketë, gjithashtu, virtytet dhe sjelljen dinjitoze të një diplomati të mençur në marrëdhëniet e vendit tonë me shoqërinë ndërkombëtare. Ju provuat se nuk i keni këto cilësi dhe këto virtyte.
Ju, z. Meta, mund të mos keni kohë, as mundësi që të dilni nga kjo rrugë ku keni hyrë, por, më besoni, do i bënit një shërbim të vyer qytetarëve të kësaj republike nëse hiqnit dorë—sot—nga posti i presidentit të saj.
Cilido që të jetë vendimi ose qëndrimi juaj, ju nuk jeni më presidenti im, si një qytetar i kësaj Republike.
Mos mendoni rreth planeve të pamundura, pasi mund të vini në rrezik kohën dhe paratë. Nëse mund ta menaxhoni këtë, gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi. Ka shumë gjasa që të keni fat në dashuri gjatë ditës së nesërme. Ndërsa beqarët mund të takojnë një person mjaft të veçantë.
Demi
Do të jeni mjaft të ngarkuar me takime dhe me biseda. Ndiqni intuitën kur duhet të bëni me shpejtësi një zgjedhje. Rekomandohet të gjeni kohë për t’u qetësuar dhe ta organizoni pasditen siç dëshironi. Ndoshta mund të merrni një vendim të rëndësishëm këtë të hënë, për të hequr dorë nga një marrëdhënie që nuk funksionon ashtu siç duhet.
Binjakët
Ka gjasa të përballeni me momente të vështira. Sado stres t’ju sjellë kjo, jepini kohë vetes për t’u qetësuar dhe bisedoni me dikë që i besoni. Kjo do t’ju ndihmojë shumë për të vijuar më tej ditën si normalisht.
Gaforrja
Ndiqni intuitën, pasi kjo do t’ju ndihmojë të vendosni rregull në ato çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse do të jetë e nevojshme. Kjo e dielë ka gjasa t’ju sjellë fat në biznes dhe dita ka gjasa të kalojë pa telashe.
Luani
Kushtojini rëndësi problemeve të vogla, pasi mund të bëhen shkas për nxitjen e disa çështjeve të mëdha. Rekomandohet të bëni miq të rinj, pasi kjo do t’ju ndihmojë për të ardhmen tuaj profesionale. Pasditja do të kalonte shumë këndshëm, nëse shkonit në një SPA, nëse lexoni një libër, ose dilni me miqtë.
Virgjëresha
Lërini pas konfliktet me të afërmit. Nëse nuk mund t’i falni për ato që kanë bërë, veproni me mirësjellje që të pendohen, por mos lejoni që të vijojnë konfliktet mes jush. Sa i përket anës profesionale, nëse jeni në kërkim të një vendi të ri pune, mos u nxitoni kurrsesi para se të vendosni.
Peshorja
Beqarët mund të përballen me vështirësi në përpjekjet për të gjetur një partner/partnere. Kjo mund të vijë për shkak të komunikimit tuaj. Megjithatë, do të keni fat nëse keni ndërmend të bëni disa blerje të rëndësishme.
Akrepi
Komunikimi mes jush dhe shefit në punë do të jetë në ngërç. Përpiquni të shmangni situatat e sikletshme dhe përgjigjuni me mirësjellje, pasi vetëm kështu mund t’ia dilni mbanë. Sa u përket financave, fati është në anën tuaj.
Shigjetari
Tregohuni vetvetja në çdo moment. Nesër mund të zbuloni një sekret të vjetër, por mos u shqetësoni, pasi bëhet fjalë për një çështje që ka ndodhur para shumë vitesh. Pasdite përkushtojuni vetes dhe gjeni mënyrat më të mira për t’u relaksuar.
Bricjapi
Nëse do t’ju duhet të qëndroni shumë në rrugë nesër, bëni mirë që të qëndroni edhe në rolin e pasagjerit, në mënyrë që të mos shpenzoni shumë energji duke ngarë makinën. Bëni kujdes me shëndetin dhe përmbajuni dietës ushqimore.
Ujori
Bëni kujdes nga personat që do të njihni nesër! Përqendrohuni në punët tuaja krijuese, kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen dhe mendoni për planet në të ardhmen. Në mbrëmje është koha e duhur për të parë një film, ose për të organizuar lojëra në familje.
Peshqit
Ekziston mundësia që Peshqit të gjejnë një punë më të mirë ose të paguajnë një borxh, i cili iu ka munduar prej kohësh. Beqarët e kësaj shenje mund të kenë fat në dashuri, që t’ju bëjë që të kaloni një ditë të mrekullueshme.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Beratit. Një i burgosur ka tentuar që të vetëflijohet.
Personi me inicialet M.B, ka tentuar që të varë veten me një çarçaf.
Megjithatë ai është pikasur në kohë nga një roje e burgut, i cili ka arritur që ta çlirojë nga litari i improvizuar. Deri më tani bëhet me dije se i burgosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihen detaje të tjera.
Ai ishte dënuar për “dhunë në familje”, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka detyruar që të ndërmarrë aktin e rëndë të vetëvrasjes.