“Bomba” e Arben Imamit, zbardh pazaret e fshehta brenda PD-së: Le të dalë Lulzim Basha ta hedhë poshtë këtë


Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami një nga 10 firmëtarët e peticionit që kërkojnë shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka ngritur një akuzë të fortë ndaj kryedemokratit.

Akuza e ngritur është se listat e kandidatëve për deputetë në PD janë blerë me para.

“U shkallmuan rregullat e PD, u prishën listat, u blenë me para. Paguhen para e këto zëra qarkullojnë haptazi me PD-në. Unë po them se janë paguar para dhe atëherë dhe tani. Nuk ndërtohet një parti në këtë mënyrë. Mos kërkoni ndonjë parti prokurori. Kjo është çështje opinioni brenda PD-së, le ta dalë Lulzim Basha ta hedhë poshtë. Kur ta mësoj do ta them konkretisht, pasi me të dëgjuar e kam. Kur nuk respektohet statuti, e bën një listë dhe i vë logo tjetër; Basha heq logon e PD-së, e i vë Shqipëria e re. Çfarë do të ndodhë? Nëse nuk reflekton do të vijmë prapë kur jemi këtu, do të ketë përsëri humbje zgjedhjesh edhe pas katër vitesh”, tha Imami në studion e Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja.

Sipas tij, gjithçka erdhi pas nënshkrimit të paktit të 17 majit në vitin 2017, mes Bashës dhe Ramës, që nuk u bë transparente. 

“Një vendi i emancipuar, një popull i qytetëruar, një klasë e media e qytetëruar nuk merret me rezultatin e zgjedhjeve, merret me faktin se si erdhëm deri këtu. Zgjedhjet nuk janë humbur tani më 25 prill, janë humbur në maj të vitit 2017, jo për marrëveshjen, por rezultatet që ajo solli. Zgjedhjet kanë dalë identikisht me të njëjtin rezultat si në 2017, PS dhe aleatët saj kanë 77 deputetë, ato kanë 63. Ka pasur një spostim të votave nga 2017 që i ikën te LSI, i janë kthyer mbrapsht PD. Kjo në fakt ka një shpresë ndoshta diçka mund të ndodhë krijojë një entuziazëm se pati një shpresë, por rezultati është identik humbja është njësoj si në 2017-ën”, tha Imami.

Artan Hoxha kërkon dorëheqjen e dy politikanëve të njohur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet  e fundit politike. Ai kërkon dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha pasi ata janë përgjegjësit që i dhuruan kryeministrti Rama mandatin e tretë.

Sipas tij, Rama ka ruajtur të njëjtin nivel votash të Partisë Socialiste.

“Basha dhe Meta nuk duan ta pranojne se humbja erdhi per fajin e tyre, jo te popullit…

Prandaj “ustallare” mbajeni premtimin dhe jepni doreheqjen, jeni direkt pergjegjesit qe i dhuruat Rames mandatin e trete…

Levizja taktike i dha fitoren Rames.

Berisha, edhe pse me partine e dyte ne vend, e mundi dy here te majten, me 2005 dhe 2009, duke e perçare. Votat e LSI i dhane dy here pushtetin.

Tashme eshte Rama strategu ne detyre, qe me taktike elektorale dhe duke ruajtur te njejtin nivel votash 765 mije te Partise Socialiste, e ka mundur 3 here PD-ne, njehere duke ia shkeputur LSI-ne nga tufa dhe dy here te tjera duke e perçare opoziten…”, shkruan Artan Hoxha.

Nuk fitoi asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, Jozefina Topalli merr vendimin e PAPRITUR

Zgjedhjet parlamentare të 2021 solli në garë edhe parti të reja, që kishin të gjithë një qëllim, rrëzimin e PD-PS-LSI, që e cilësonin si të keqen e këtij vendi. Mirëpo teksa u trumbetuan me të madhe si figura politike, shpesh herë edhe “të zhurmshëm”, asnjë prej kryetarëve të partive të reja nuk arriti që të merrte një karrige në parlamentin e ri.

Jozefina Topalli ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhje. Topalli shkruan se do largohet nga drejtimi i kësaj lëvizjeje duke bërë thirrje që njerëz patriotë dhe të pakorruptuar ta vazhdojnë reformimin e të djathtës.

Jozefina Topalli shkruan:

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare”.

Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare njeriu i “meme”-ve

Komediani spanjoll, Juan Joya Borja, e qeshura infektive e të cilit i solli famë globale, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

I njohur më shumë me pseudonimin e tij El Risitas, aktori i humorit u bë i njohur në internet si “djali i qeshur spanjoll”.

Pas paraqitjeve në televizionin kombëtar, Borja u bë viral në 2014 kur njerëzit filluan të dublonin titra mbi të duke qeshur dhe duke rrëfyer një histori.

Mediat lokale raportojnë se ai vdiq të mërkurën në spital.

Borja u shtrua në spital vitin e kaluar. Në mars, ai falënderoi fansat për organizimin e një fushate për mbledhjen e fondeve për t’i blerë atij një skuter me lëvizje elektrike pasi një nga këmbët e tij u amputua.

Aktori i humorit e gjeti për herë të parë famën rreth 20 vjet më parë pasi u shfaq në shfaqjet televizive të prezantuara nga Jesús Quintero.

Klipi i famshëm i tij erdhi kur ai u intervistua nga drejtuesi në lidhje me përvojën e tij fatkeqe, duke punuar si ndihmës kuzhine.

Aktori ka qëndruar në hije kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore, që çuan në prerjen e njërës prej këmbëve të tij.

Ilir Beqaj u kërkon falje socialistëve: U përpoqa të bëja maksimumin, por nuk mjaftoi

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, i ka kërkuar ndjesë socialistëve shkodranë, pasi nuk mori votat e mjaftueshme për të përmbushur objektivin bazë të PS-së.

“Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë. Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar. Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontribuoja edhe unë për Shkodrën. Gjithsesi, Shkodra është e para. Deputetët shkojnë e vijnë”, shkroi Beqaj në Facebook.

Beqaj falënderoi edhe banorët e Qarkut Shkodër për kontributin e tyre në procesin zgjedhor.

Postimi i plotë i Ilir Beqajt:

Të dashur banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Vaut të Dejës dhe Fushë Arrëzit,

Liria e zgjedhjes është një parim universal i botës demokratike.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe ju e bëtë zgjedhjen tuaj në 25 prill 2021 dhe tashmë zgjedhja juaj është lexuar qoftë për subjektet politike, qoftë për kandidatët.

Kam disa falenderime, përgëzime, urime dhe ndjesa, të cilat të cilat po i rradhis më poshtë.

Faleminderit të gjithëve ju që morët pjesë në këtë manifestim demokracie dhe me qytetarinë tuaj kontribuat me dinjitet në një proces shumë të rëndësishëm zgjedhor.

Faleminderit gazetarëve, kameramanëve, reporterëve të mediave lokale në Shkodër për profesionalizmin dhe paanshmërinë me të cilën përcollën tek publiku aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Faleminderit të gjithë njerëzve, sipërmarrësve, bizneseve të vogla, të vetpunësuarve, fermerëve, peshkatarëve, veteranëve, pensionistëve, personave me aftësi ndryshe, të papunëve, studentëve, mësuesve, personelit shëndetësor, operatorëve turistikë, grupeve të interesit që patën durimin të dëgjonin ofertën e PS-së për Shkodrën.

Faleminderit të gjithë kandidatëve të të gjitha subjekteve politike për garën e ndershme gjatë fushatës dhe luajalitetin në ditën e votimit dhe në procesin e numurimit sepse besoj se bashkarisht ia dolëm të tregojmë qytetarinë e Shkodrës në këtë moment shumë delikat për vendin tonë.

Faleminderit të gjithë 30,296 vajzave dhe djemve, grave e burrave votues të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër.

Faleminderit të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, patronazhistëve, simpatizantëve dhe mbështetësve tanë për energjinë pozitive të përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Faleminderit kryetarëve të PS në bashkitë e qarkut.

Faleminderit kryetarëve të bashkive të qarkut, Toninit, Markut, Gjonit dhe Franit.

Faleminderit të 11 kolegeve dhe kolegëve kandidatë të listës së Partisë Socialiste për angazhimin maksimal.

Një falenderim të veçantë kam gjithashtu edhe për familjen time, vajzën dhe bashkëshorten, që më mbështetën dhe më inkurajuan papushim gjatë këtyre muajve, në këtë sfidë të vështirë zgjedhore.

Përgëzime të gjithë kandidatëve fitues nga të gjithë subjektet politike që do të përfaqësojnë qarkun e Shkodrës në Kuvendin e ardhshëm.

Urime të veçanta për Edonën, Paulinin dhe Benetin që do të përfaqësojnë socialistët e qarkut Shkodër në Kuvendin e ardhshëm.

Shqiptarët, qartësisht kanë zgjedhur Partinë Socialiste si forca progresiste, të cilës iu besua për të tretën herë vazhdimi i misionit për ndërtimin e Shqipërisë, në të cilën të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre. Si shumë prej jush jam shumë i gëzuar që Partia Socialiste është forca fituese e këtyre zgjedhjeve. Por më së shumti, për vetë Shkodrën. Sepse, 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë realisht një 4 vjeçar transformimi rrënjësor për Shkodrën.

Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë.

Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar.

Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontriboja edhe unë për Shkodrën.

Gjithsesi, Shkodra është e para.

Deputetët shkojnë e vijnë. Në fund të fundit, kjo është demokracia ku kemi vendosur të jetojmë. Kjo është demokracia për të cilën shkodranët janë martirizuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Jeta na ofron të gjithëve mundësi të pafundme për të bërë mirë dhe me përkushtim atë që mendojmë dhe besojmë se mund të bëjmë.

Me përulje dhe sinqeritet,

Ilir Beqaj.

Këta janë 3 deputetët që Tom Doshi futi në Kuvend

Dy në Shkodër dhe një në Tiranë.

Tre janë deputetët që fitoi PSD e drejtuar nga Tom Doshi, i cili menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit njoftoi lëvizjen e papritur duke dhënë dorëheqjen dhe njoftuar se deputetët e partisë së tij janë gati për koalicion me PS-në.

Por cilët janë tre kandidatët e PSD-së në Tiranë dhe Shkodër?

Në qarkun verior të vendit, si pasojë e dorëheqjes së Doshit, në parlament shkojnë Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi, ndërsa në Tiranë Gertjan Deda, gjithmonë nëse kandidatët poshtë në listë nuk thyejnë hersin.

Aktualisht PS ka 74 mandate, bashkë me 3 të PSD do të shkonte 77.

Goditja e fortë! SPAK lëshoi urdhër sekuestrimi për pasurinë e ish-kreut të Kushtetueses dhe dy ish-gjyqtarëve të tjerë të njohur, reagon Yuri Kim

Ditën e sotme është dhënë urdhër sekuestrimi për pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, dhe disa ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Sipas njoftimit të SPAK, përveç Dedjas janë vënë në sekuestro dhe pasuritë e ish-gjyqtarëve Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi, të cilët dyshohen për veprën penale të fshehjes së pasurisë. Hetimi ndaj ish-gjyqtarëve sipas burimeve ka nisur pas denoncimit të bërë nga ana e një avokati, vitin e kaluar.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasadorja Yuri Kim, duke përshëndetur këtë kërkesë të SPAK.

Postimi i Yuri Kim

Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të KT-së Kushtetuese dhe një ish-gjyqtarëve të Lartë të Ct-së, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi.

Ibsen Elezi kërkon dorëheqjen e Bashës: Sot fillon lufta për demokracinë në PD

Ish-kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, ka protestuar sot para Partisë Demokratike në kryeqytet duke kërkuar dorëheqjen e Bashës. Ai tha se sot fillon lufta për demokraci në PD dhe i bëri thirrje Bujar Nishanit, që të thërrasë Këshillin Kombëtar të PD-së, pasi Basha duhet të largohet sa më shpejt. Elezi nuk përjashton edhe mundësinë e marrëveshjes së Bashës me Ramën, por thotë se demokratët nuk do ta lejojnë.

“Do të largohet sa më shpejt se më vonë është më turp.  Bujar Nishani të thërras Këshillin Kombëtar, të mos flejë gjumë, nuk funksionon me pasivitet. Sot fillon lufta për demokracinë në PD dhe nesër Rama si rrjedhojë e kësaj lufte është i rrëzuar. Atij i kanë rënë pantallonat, është i mbaruar. Si mund të fillosh luftën prapë ti pas 8 viteve? Këto nuk e kanë për turp ta bëjnë. Përderisa këto e kanë bërë një marrëveshje në 2017 mund të bëjnë gjithçka, por nuk mund ta lejojmë. Presioni i demokratëve ka për t’u rrit e kanë shkatërruar në themel PD-në duke vrarë vlerat morale të PD-së. Duhet të fillojmë ta ngremë”.

Sikurse paralajmëroi edhe më parë ai tha se PD-ja është në krizë dhe vendi po shkon drejt humnerës. Sipas tij, të gjithë demokratët sot kërkojnë largimin e Bashës.

“Partinë nuk e bëjnë emrat, por pikëpamjet. Kanë ikur gjithë ato figura. Këto e kanë politikë fisesh, rrethesh shoqërore. Partitë funksionojnë me pikëpamje dhe më i zoti fiton. Jemi në krizë aty ku nuk mban më ky vend, po shkon drejt humnerës. Do mblidhen njerëzit se nuk ka zgjidhje tjetër Basha ka dy rrugë të përcaktuara nga politika e vet, e detyrojnë skandalet dhe politika e qëllimshme në 8 vjet. E kam kërkuar edhe para 3 vjetësh në protestën e studentëve. Sot nuk ka sesi, nuk ma do mendja që ka demokrat që nuk e shkruan një mesazh negativ për Bashën; na more në qafë të gjithëve”.

Sipas tij, zgjedhjet në PD do të bëhen dhe ato fitohen me debat të shëndoshë brenda PD dhe transparencë.  

“Procesi zgjedhor nuk është vetëm votimi, por debati i shëndoshë brenda PD-së. Nuk fitohet pse ke qejf të shash Ramën, por ke plan, pikëpamje e vizion dhe Rama nuk do ta kapte vitin. Boll më! Këto kanë koncept të majtë, nuk dimë kush është e majta e djathta. Është politikë klane mafioze ekonomike, politike, që e kanë kapur vendin, transparenca e shkatërron këtë politikë. Vetëm transparenca është ajo që duam ne. Duam zgjedhje dhe do t’i bëjmë në PD, duan apo jo këto unë do t’i thërras këtu”.

Rudina Hajdari pëson zhgënjimin e madhe në Elbasan, merr rezultatin që nuk e kishte imagjinuar (LISTA)

Kandidatja për deputete e Nismës Thurje, Rudina Hajdari ka marrë një rezultat zhgënjyes në qarkun e Elbasanit.

Hajdari mbante numrin 1 në listën e “Thurjes” për Elbasanin dhe ishte emri më i njohur mes kandidatëve, por kjo nuk e ka ndihmuar që të marrë më shumë vota preferenciale, të paktën deri më tani kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive.

Kryemadhi: I kërkoj falje Metës. Tradhtia më e madhe vjen në 3 mandatet e Beratit, Korçës dhe Durrësit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i kërkoi falje presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta, duke pranuar kritikat e tij për dorëzimin e mandateve.

“Koha dhe ky rezultat tregoi që shqetësimi i presidentit të Republikës ishte i drejtë. Prandaj dua që në emër të LSI-së dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë qëndrim, që nuk solli gjë tjetër vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi në një konferencë për mediat.

“Dua të falënderoj votuesit e vlefshëm, 107 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% janë votues të LSI-së. Falenderim për burrat dhe gratë që nuk u shitën, nuk u trembën nga kërcënimet. Makineria mediatike, politike kundër LSI-së, e cila nuk u tërhoq për asnjë moment prej 2 vitesh”.

Sipas saj, rezultati nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. “Nuk do të tërhiqemi, por do ta vazhdojmë betejën tonë edhe më tutje. LSI-ja nuk do të jetë vetëm në Parlament, por në sheshe dhe çdo shtëpi të qytetarëve shqiptarë”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se janë të paktën 3 mandate për të cilat partia e saj do të luftojë për t’i rifituar. “Ju bëj thirrje numëruesve sepse në Durrës, ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit vetëm me 139 vota, kanë dalë fletë e pavlefshme. Prandaj numëruesit tanë të numërojnë çdo votë për kandidatët. Tradhtia më e madhe vjen në 3 mandatet e Beratit, Korçës dhe Durrësit. Kjo është tradhtia më e madhe vetëm në 3 mandate, pa llogaritur të gjithë procesin zgjedhor”.