25-vjeçarja: Babai më bleu arkivolin e përgatiti shtëpinë, mjekët nuk më dhanë shpresa pas aksidentit

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar Ketjana, një vajzë 25-vjeç e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe sakrificat e mëdha që kanë bërë prindërit e saj pasi bëri një aksident dhe përfundoi në gjendje kome. Mjekët nuk i dhanë shpresa dhe i thanë që të bënin përgatitjet. Në momentin që i ati përfundon përgatitjet e varrimit, Ketjana zgjohet nga koma dhe ka lumturuar të gjithë, duke i bërë të besojnë në mrekullitë.

Ketjana: Do flas për një histori që ka ndodhur para 7 viteve. Makina ku ndodhesha u përplas me një mur. Unë u ndodha pa ndjenja dhe kam ndenjur 3 muaj në gjendje kome. Isha 18 vjeç, për familjen time ishte një ferr i vërtetë. Kur babi im ka marrë një telefonatë nga policia që Ketjana ka bërë një aksident, s’ka ditur çfarë të flasë, thjesht ka mbyllur telefonin edhe është nisur për spitalin ku ndodhesha.

Drejtuesi i spitalit ku unë ndodhesha i preu shpresat babit, bëj çdo gjë gati sepse nuk ka më shpresë që të jetojë goca. Babai im nga ky lajm që i dha, shkon në Krujë, bën gati shtëpinë, çdo gjë që mund të pritej për një vdekje timen, madje mund të them që edhe ka bërë gati arkivolin tim. Pasi babi i kishte bërë të gjitha gjërat gati, po kthehej tek spitali ku unë ndodhesha, tek dera e spitalit, infermieri i parë që ka dalë aty i thotë hajde shpejt, Ketjana u zgjua, Ketjana ka thirrur o ba.

Marsela Çibukaj: Ti u zgjove pas 3 muajsh dhe gjatë atyre muajve, nuk ke asnjë kujtim?

Ketjana: Sikur të isha në gjumin e zakonshëm.

Marsela Çibukaj: Kur i zgjove, cili ishte imazhi i parë që ti pate?

Ketjana: Imazhi i parë që kam ishte mami im që më rrinte tek koka. Kur isha 3 muaj në koma në spital, familja ime e kanë gdhirë me mua, duke fjetur të gjithë në makinë, me halla, xhaxhallarë dhe kam shumë falenderime për të gjithë fisin tim.

Marsela Çibukaj: Unë di që nuk ka kontribuar vetëm familja jote, por edhe një pjesë e komunitetit të Krujës, apo jo?

Ketjana: Pasi u zgjova nga koma, pas 1 jave me avion privat më dërguan në Milano, në aeroportin e Malpensës, më ka pritur xhaja im me nusen e vetë. Kisha nevojë për fizioterapi sepse unë nuk lëvizja dot dorën dhe këmbën e djathtë. E sot e kësaj dite i ndjej dhimbjet. Bëra 4 muaj fizioterapi, edhe xhaja im ka marrë kredi për shërbimin tim. Qëndrova 4 muaj në Itali u rikuperova dhe në 1 Mars të 2014 vij në Shqipëri me këmbët e mia. /tvklan.al

https://youtu.be/4wlk31-km2w

Transportonin marijuanë me ambulancë, dy të arrestuar

Policia e Messinës në Itali sekuestroi një sasi të konsiderueshme lënde narkotike marijuanë, e cila transportohej me një autoambulancë.

Dy persona u arrestuan për marijuanën e sekuestruar e cila pas peshimit rezultoi të ishte 30 kg.

Të arrestuarit shpresonin t’iu shpëtonin kontrolleve të policisë, por lënda narkotike u nuhat nga qeni antidrogë pasi ambulanca zbarkoi në Messina.

koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

21 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Përmes buletinit ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3805 testime të kryera gjatë ditës së fundit, u shënuan 952 raste të reja me Covid-19, shifra këto që po vijnë duke u ulur ndonëse me ritme të ulëta.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       952

Të shëruar në 24 orë     804

Të shtruar në spitale      662

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3805

Testime totale          466,785

Raste pozitive          107,167

Raste të shëruara     69,773

Raste Aktive              35,598

Humbje jete               1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22887

Fier         2667

Durrës     1680

Vlorë       1746

Shkodër   1373

Gjirokastër 1075

Berat        844

Korçë       914

Elbasan    876

Lezhë       826

Dibër       374

Kukës 336

Vuani nga diabeti dhe problemet me frymëmarrjen, zbuloni mënyrën natyrale si ta luftoni

Karafilat janë sythat e lules së pemëve të familjes Myrtaceae. Me emrin shkencor Syzgium aromaticum, kjo bimë është e lokalizuar në ishujt Malaku në Indonezi. Rritet gjithashtu në pjesën tjetër të Indonezisë, Bangladesh, Indi, Pakistan, Tanzani, Sri Lanka, Madagaskar dhe Zanzibar. Si bimë, karafili përmban me shumicë benefite si më poshtë:

Elementet ushqyes

Karfili është i pasur me vitamina dhe minerale. Sipas Nutrition and You, kjo bimë përmban vitamina A,B,C,E dhe K. Vitamina A promovon shëndetin e syve dhe të indeve e qelizave. Vitamina B përmirëson funksionet neurologjike të cilat mbulojnë të menduarit, të mësuarit dhe kujtesën. Vitamina C njihet për rritjen e imunitetit të trupit kundra sëmundjeve dhe infeksioneve, duke nxitur gjithashtu funksionimin e substancës kolagjen.

Kolagjeni vepron si ‘çimento’ dhe ndihmon në lidhjen e qelizave dhe indeve me njëra-tjetrën. Vitamina E promovon shëndtin e lëkurës dhe së bashku me vitaminat A dhe C, funksionon si një antioksidant. Vitamina K nga ana tjetër, rregullon koagulimin e gjakut.

Për sa i përket mineraleve, karafili përmban kalcum, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selen, zink, natrium dhe kalium. Kalciumi dhe fosfori nxisin shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, kurse hekuri përmirëson oksigjenimin qelizor dhe indor. Magnezi luan rol në koordinimin neuromuskular, ndërsa zinku promovon shërimin e plagëve dhe një tretje më të mirë. Bakri dhe mangani veprojnë se bashku për të nxitur metabolizmin si dhe për të stimuluar zhvillimin qelizor dhe indor. Seleni parandalon dëmtimin qelizor duke çliruar enzima antioksiduese. Natriumi dhe kaliumi nga ana tjetër, funksionojnë së bashku duke ruajtur ekuilibrin e lëngjeve. Ky i fundit ndihmon gjithashtu shëndetin kardiovaskular, parandalon hipertensionin dhe relakson muskujt e enëve të gjakut.

Problemet me frymëmarrjen

Karafili promovon shëndetin e sistemit respirator. Sipas Mind Body Green, ai mund të përdoret si ekspektorant, i cili pastron mushkëritë duke nxjerrë jashtë sekrecionet në formën e këlbazës. Karafili gjithashtu ka veti antibiotike; sulmon mikrobet dhe ndihmon trupin të kurojë dhimbjet e fytit.

Problemet me diabetin

Karafili gjithashtu ndihmon në parandalimin e diabetit mellitus, një gjendje kronike mjekësore e karakterizuar nga një rritje e zgjatur e niveleve të glukozës në gjak. Në një botim të ‘Journal of Natural Medicines’, studiuesit zbuluan se karafili demonstroi zvogëlim të niveleve të glukozës në gjak tek minjtë. Sipas zbulimit, minjve që iu injektua një ekstrakt karafili, iu zbulua ulje e niveleve të sheqerit në gjak, krahasuar me grupin e minjve që nuk e mori ekstraktin.

Karafilat mund të përdoren në vakte të ndryshme. Përdorini ata në formë të bluar, për të marrë maksiumin nga kjo bimë.

Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë; Çfarë është një ‘déjà vu’?

Të gjithë ne e kemi përjetuar të paktën një herë “déjà vu”. Por çfarë është ajo?

Sipas studiuesit Akira O’Connor është një shenjë që tregon se truri po kontrollon kujtimet tona. Në Britani është realizuar një teknikë në universitetin e St. Andrews duke përdorur kujtimet false.

Kjo teknikë ka të bëjë me lidhjen e fjalëve me njëra-tjetrën si për shembull krevat, jastëk, ëndërr, por nuk është përfishirë fjala kyç gjumi. Të nesërmen këta persona janë marrë në pyetje dhe janë shprehur se kanë dëgjuar edhe fjalën gjum, e cila nuk ishte reale, por thjesht një kujtim fals.

Më poshtë ju paraqesim disa nga arsyet përse ajo ndodh:

1- Stresi

Kur stresohemi i shkaktojmë trurit presion dhe kjo mund të rezultojë në krijimin e fenomenit “déjà vu”.

2- Mosha e re

Të rinjtë e përjetojnë më së shumti nga mosha 15-25.

3-Truri është duke punuar

“Déjà vu” vërteton se truri funksionon më së miri.

Horoskopi Sot, e dielë 28 shkurt 2021

Dashi

Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të përballeni me një konflikt në familje për shkak të diferencave me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Demi

Është dita e duhur për t’iu përkushtuar vetes suaj. Madje do të harroni edhe problemet e pazgjidhura. Do të jeni i pranishëm në një event, në të cilin nuk e kishit menduar asnjëherë se do të bëheshit pjesë. Mungesa e iniciativës nuk do të mirëpritet në marrëdhëniet personale.

Binjakët

Binjakët do të ndihen mjaft të relaksuar gjatë ditës së nesërme. Ka gjasa të zgjidhen disa prej problemeve tuaja. Veproni në përputhje me rrethanat dhe bëni kujdes me sjelljen. Mos u tregoni shumë të sinqertë me persona që nuk i besoni plotësisht.

Gaforrja

Mos u sillni si fëmijë duke u bërë kapriçoz. Mund të përballeni me një pyetje të vështirë, përgjigjen e së cilës do ta keni në të ardhmen. Merrini vendimet me qetësi dhe seriozitet. Sa i përket lidhjes suaj romantike, nesër do t’ju bëhet një surprizë shumë e këndshme.

Luani

Luanët do të jenë shumë spontan nesër. Ka gjasa të përballeni me disa probleme
shëndetësore dhe duhet t’i merrni për bazë mbi të gjitha nëse keni bërë ndonjë plan të caktuar. Në mbrëmje mund të takoheni me dikë, të cilin keni vite pa e parë.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë disa shqetësime gjatë ditës së nesërme. Kjo vlen si për anën profesionale ashtu edhe atë personale. Mund të përballeni edhe me një deficit financiar, çfarë mund të sjellë anulimin e një prej planeve tuaja.

Peshorja

Disa Peshore do të kenë dëshirë t’iu shmangen problemeve. Do të bënit mirë të ndërmerrnit një udhëtim të shkurtër. Mund të takoni dikë, që do t’ju ngjallë mjaft interes.

Akrepi

Disa Akrepë do të marrin një ofertë tunduese pune. Në dashuri nuk priten ndryshime. Megjithatë është koha e duhur për të kënaqur partnerin/partneren tuaj. Beqarët e kësaj shenje rekomandohen të mos refuzojnë ndjenjat e dikujt që do shprehë interes ndaj jush.

Shigjetari

Gjatë ditës së nesërme fati do t’ju lejojë të bëni një pushim nga problemet e pazgjidhura, përgjegjësitë apo mosmarrëveshjet me të afërmit. Është koha e duhur për të gjetur një stil të ri, për të ndryshuar veshjen tuaj apo për të menduar më shumë për shëndetin. Shmangni personat që iu afrohen për interes dhe refuzoni kërkesat për borxh.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje do të ngjallin mjaft interes nesër. Ka gjasa të vlerësoheni shumë mirë profesionalisht. Sa i përket jetës personale, mund të përballeni me një konfuzion, ndaj është e rëndësishme që të mos fshihni gjithçka që po ndodh në shpirtin tuaj. Mundohuni të zgjidhini problemet përmes dialogut të sinqertë.

Ujori

Dita e nesërme për Ujorët mund të jetë pak e mundimshme dhe kjo për shkak të një situate ku ju do të përfshiheni. Ndaj këshillohet që t’i jepni pak ngjyra gjendjes suaj emocionale, në mënyrë që dita të shkojë siç duhet. Por pavarësisht këtyre, nëse ju do të arrini të shihni botën pozitivisht, dita e enjte do t’ju sjellë fat të mirë si në punët personale dhe ato profesionale.

Peshqit

Peshqit këshillohen që gjatë ditës së nesërme të kontrollojnë gjendjen emocionale. Jepini prioritet çështjeve që ju japin kënaqësi dhe ndjenja pozitive. Gjithashtu, këshillohet që të provoni aftësitë tuaj në sporte, art, apo sipërmarrje.

Moti Sot, e dielë 28 shkurt 2021

Moti parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim në orët e mëngjesit.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Angela Merkel refuzon të vaksinohet me “AstraZeneca”, zbulon arsyen

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se nuk do të marrë vaksinën AstraZeneca COVID-19, pasi “nuk bën pjesë në grupin e njerëzve për të cilët rekomandohet vaksina”.

Thuhet se njerëzit kanë refuzuar vaksinën e Astra Zenecas, pasi udhëheqësit evropianë kanë hedhur dyshime mbi efektivitetin e saj.

Merkel, e cila është 66 vjeç, u pyet nga gazeta gjermane nëse ajo do të merrte një dozë të vaksinës AstraZeneca për të kundërshtuar një perceptim në Evropë se vaksina është joefektive.

Kancelarja tha se ajo nuk do ta bënte vaksinën sepse nuk ishte aprovuar për njerëzit mbi 65 vjeç në Gjermani. “Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar”, i tha ajo gazetës.

Horoskopi Sot, e shtunë 27 shkurt 2021

Dashi

Kjo ditë do të shërbejë për të reflektuar, ku do të arrini të kuptoni atë që ju mungon vërtetë. Do të jeni të pavendosur lidhur me disa vendime që duhet të merrni. Nëse jeni vetëm, Marsi ju dhuron një ditë shumë intensive. Në punë, duhet të tregoheni më luftarak. Me fuqinë dhe guximin tuaj, do të tregoni se vleni më shumë nga sa mendoni.

Demi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të shpërblyer sa i takon ndjenjave dhe kjo gjë do ju
ndihmojë, pasi dita nuk paraqitet e lehtë. Në mbrëmje parashikohet që të këtë zënka me partnerin/en ose familjarë të tjerë. Nëse keni nisur një projekt të ri, bëni mirë të keni kurajo dhe durim.

Binjakët

Do të jeni në kërkim të mundësive të ballafaqimit me persona të tjerë, por rrezikoni që të mbeteni të zhgënjyer. Tregoni më shumë kujdes për veten tuaj dhe mos i zvarrisni problemet me partnerin/en. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë besim në vete. Në punë, Mërkuri do ju lejojë që të zgjeroni kontaktet profesionale dhe të takoni dikë që mund t’iu ndihmojë për karrierën.

Gaforrja

Duke parë se si po ecin gjërat, ndoshta do të ishte më mirë të ishit më spontan dhe të mos ndikoheni nga këshillat e të tjerëve. Ata që janë vetëm do të kenë një ditë të mbushur me takime dhe me gjasë mund të qëllojnë në shenjë. Në punë, mund të korrni rezultatet e dëshiruara, por mos fantazoni shumë.

Luani

Ndryshimet gjatë kësaj periudhe mund t’iu bëjnë veçse mirë, ku do të keni mundësi të reja për t’u dashuruar. Ndërsa sa iu takon beqarëve, Venusi do të jetë në anën e tyre dhe do i bëj më tërheqës. Në punë do të merrni lajme të mira, të cilat duhet ti shfrytëzoni pozitivisht.

Virgjëresha

Nëse doni që në familje të rikthehet qetësia, duhet të shmangni polemikat. Mos i
komplikoni gjërat me kokëfortësinë tuaj, por mundohuni të gjeni një kompromis. Ata që janë vetëm, është mirë që të mos krijojnë iluzione ndaj një personi, por duhet të qëndrojnë me këmbët në tokë. Sa i takon punës, propozimet e marra janë shumë të favorshme. Ka ardhur momenti që të bëni një zgjedhje, por bëni kujdes ndaj kolegëve ziliqarë.

Peshorja

Kjo e shtunë parashikon zhvillime të rëndësishme sa i takon dashurisë, ndonëse ndonjë debat mund t’iu turbullojë. Nëse jeni vetëm dhe jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak, kjo ditë mund t’iu rezervojë një surprizë të këndshme. Në punë do të vlerësoheni dhe do të merrni kënaqësi të shumta.

Akrepi

Nëse keni diçka për të fshehur, mos u druani që të përballeni. Megjithatë një sekret të cilin nuk doni t’ia tregoni askujt mund të zbulohet. Ata që janë vetëm mund të bëjnë miqësi të reja dhe do të përjetojnë eksperienca eksituese. Në punë duhet ti keni idetë e qarta lidhur me një projekt që nuk ka nisur ende. Jini të vendosur, nëse doni të kini sukses.

Shigjetari

Në raportin në çift parashikohet një situatë mjaft e komplikuar, ku duhet të shmangni çdo diskutim pa arsye. Në mbrëmje do të rikthehet harmonia. Për ata që janë vetëm, do të ketë mundësi të shumta për të konkretizuar diçka. Në punë duhet të reflektoni para se të përfshiheni në një bashkëpunim, i cili mund t’iu hapë jo pak probleme.

Bricjapi

Tregohuni të duruar nëse doni që të zgjidhni një çështje dashurie në favorin tuaj. Nëse hasni në pengesa por doni të vazhdoni, duhet të duroni edhe ndonjë keqkuptim. Ata që janë vetëm, do të kontaktohen me një person të së kaluarës dhe do e kalojnë mbrëmjen bashkë. Në punë, duhet të mbani nën kontroll çdo situatë.

Ujori

Nëse doni të merrni faljen e njeriut të zemrës dhe të shmangni keqkuptimet, flisni me sinqeritet. Gjithashtu shtyni vendimet drastike, pasi mund të pendoheni. Lajme të mira parashikohen për ata që janë vetëm, të cilët mund të gjejnë intensitetin me një person special. Në punë, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj zilive të kolegëve. Suksesi juaj mund t’iu prishë humorin, por injorojini.

Peshqit

Mos u tregoni të ashpër me dikë që e ka pranuar se ka gabuar. Një e papritur në dashuri, nuk do të thotë se raportit i ka ardhur fundi, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra që nuk kanë shumë rëndësi. Ata që janë vetëm, mund të vënë re se di sa miq, nuk janë miq të vërtetë, ndaj rrini larg tyre. Në punë matuni mirë çdo zgjedhjen tuaj.

Moti Sot, e shtunë 27 shkurt 2021

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe me reshje shiu të vazhdueshme.

Intensiteti i tyre parashikohet që të jetë mesatar, në formë shtrëngatash ndërsa në veri me shkarkesa elektrike.

Për shkak të uljes edhe të temperaturave, në pjesën veriore të vendit parashikon reshje të dendura bore në lartësitë mbi 300 metër dhe në pjesën tjetër të vendit, në lartësitë deri në 500 metër. Parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet e shiut e dëborës. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-12 m/sek . Përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me shpejtësi deri në 23-30 m/s. Përkohësisht parashikohet stuhi ere në mesditë ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë.