Zbulohen arsyet përse trupi i fëmijëve reagon ndryshe ndaj COVID-19

Një studim i publikuar me 5 nëntor në revistën Nature Immunology ka zbuluar fakte interesante mbi dallimet në mënyrën se si organizmi e të rriturve dhe të vegjëlve reagon kundër koronavirusit SARS-CoV-2. Deri më tani, në pjesën dërrmuese të rasteve, fëmijët e sëmurë me virus janë ose asimptomatikë ose me simptoma të lehta. Megjithatë, kjo nuk i bën ata imunë ndaj virusit.

Në disa raste të rralla, fëmijët preken nga Sindroma e Inflamacionit të Shumëfishtë. Praktikisht inflamacioni prek shumë organe të trupit në të njëjtën kohë, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat, lëkurën, sytë apo stomakun. Kjo sindromë është e rrezikshme dhe mund të jetë fatale. Sipas ekspertëve, ndikimi përfundimtar i virusit në trupin e një fëmijë mund të jetë krejt i ndryshëm për trupin e një të rrituri.

Përse imuniteti i fëmijëve reagon ndryshe ndaj COVID-19?

Imuniteti i njeriut mundet të prodhojë shumë antitrupa të ndryshëm sipas specifikave të virusit. Analizat e gjakut të pjesëmarrësve (fëmijë dhe të rritur) në studimin e universitetit Columbia treguan se organizmi i fëmijëve që ishin infektuar me COVID, prodhonte nivele të ulëta të antitrupave dhe lloje të pakëta të tyre. Antitrupat neutralizues krijojnë një mur mbrojtës që bllokon infeksionin. Rezultatet e studimit nuk nënkuptojnë se reagimi imunitar i fëmijëve është i dobësuar. Është zbuluar se të rriturit që kanë vuajtur simptomat më të këqija të sëmundjes kanë pasur një numër të lartë antitrupash, përfshirë ato neutralizues. Kështu, ekspertët janë të mendimit se ndoshta antitrupat më të mirë janë ato që ndihmojnë qelizat imunitare të gjejnë dhe të shkatërrojnë një virus. Ekspertët e gjenetikës molekulare thonë se të rriturit prodhojnë antitrupa që ndërlidhen me më shumë pjesë qelizore të virusit. Tek të rriturit, antitrupat shënjestrojnë si proteinën e jashtme të qelizës së infektuar (shtylla kryesore e përbërjes së qelizës) ashtu edhe strukturën që mbron genin e virusit. Tek fëmijët, organizmi prodhon vetëm antitrupa kundër proteinës së lartpërmendur, gjë që në shumë raste bën që fëmijët, edhe përse të sëmurë, të mos rezultojnë pozitivë.

Organizmi i një fëmije dhe një të rrituri ka një të përbashkët: antitrupat neutralizues që sulmojnë proteinën e qelizës, gjë që përbën një lajm të mirë për gjetjen e vaksinës. Sidoqoftë, ekspertët thonë se niveli i ulët i antitrupave, mund të rrisë predispozitën që fëmijët të përballen me infeksione të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.

Asi nën mëngë i imunitetit

Antitrupat nuk janë të vetmit në betejën kundër koronavirusit. Ekspertët thonë se sistemi imunitar ka një as nën mëngë. Bëhet fjalë për qelizat T që kanë dy specialitete: të sulmojnë qelizat e pushtuara prej virusit dhe të koordinojnë reagimin imunitar, pra të gjithë betejën. Disa analiza kanë treguar se të rriturit e kalojnë me sukses infeksionin nëse në organizmin e tyre ka nivele të mira jo vetëm të antitrupave por edhe të qelizave T. Reagimi i këtyre të fundit mund të jetë një tregues më i mirë i nivelit të sëmundjes dhe ashpërsisë së saj.

Horoskopi Sot, e martë 1 dhjetor 2020

Dashi

Nesër me ndihmën e rrjetit tuaj të fuqishëm mund të implementoni planet e biznesit. Do të përdorni dijet tuaja për të marrë përfitime. Gjithashtu do të keni harmoni në jetën tuaj personale. Do të ketë bashkëpunim të mirë mes jush dhe partnerit.

Demi

Nesër do të besoni më shumë, madje mund të planifikoni të shkoni në ndonjë vend fetar për të gjetur paqen e mendjes. Do të dhuroni për bamirësi ose për ndonjë vend shpirtëror. Njerëzit që ju rrethojnë mund t’iu kërkojnë ndihmë për sa i përket financave ose mbështetjes morale. Do të shijoni çdo moment me pak durim.

Binjakët

Nesër mund të ndiheni të mërzitur. Do të ishte mirë që të kontrolloni temperamentin. Fokusi juaj është testuar disa herë dhe duhet të fokusoheni drejt qëllimeve tuaj. Mos investoni në gjëra të pavlera.

Gaforrja

Nesër ju ka bekuar Hëna. Mund të bëni plane të reja sa i përket biznesit. Mund të rimerrni disa para që i keni dhënë borxh. Gjatë mbrëmjes mund të ndiheni pak të stresuar, çka do iu ndikojë tek gjumi.

Luani

Nesër keni kontroll mbi kundërshtarët dhe armiqtë e fshehur. Vendimet për çështjet ligjore mund të ndikojnë në favorin tuaj. Do të keni përgjegjësi të reja pasi mund të rriteni në detyrë. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak sot.

Virgjëresha

Nesër do të jeni të lumtur. Do të blini gjëra kreative çka do ju përmirësojë stilin e jetesës. Gjithashtu mund të shpenzoni për miqtë dhe pjesëtarët e familjes. Do të investoni në pasuri të paluajtshme. Beqarët mund të kenë fat nesër.

Peshorja

Nesër do të kërkoni të gjeni paqen e mendjes. Shmangni investimet në pronat dhe asete të tjera. Do të keni disa momente të lumtura në jetën personale dhe këshillohet që të mos silleni arrogantë me partnerët.

Akrepi

Nesër fati është me ju. Do të jeni energjikë dhe të fokusuar në punën tuaj. Për këtë arsye puna e madhe do të përkthehet në sukses. Mund të nisni një udhëtim të shkurtër.

Shigjetari

Nesër do të jeni në gjendje të kurseni. Mund të jeni më kreativë dhe këtë do ta përdorni në zyrë ose shtëpi. Të sapodashuruarit do të marrin mbështetje nga familjarët dhe miqtë për një martesë.

Bricjapi

Situatat e ndërlikuara janë nën kontroll. Mund të gjeni paqen e mendjes. Do të shmangni shpenzimet e kota dhe kjo gjë do ju rrisë kursimet. Këshilloheni që të mos udhëtoni dhe të mos punoni shumë sepse mund të ndikojë tek shëndeti.

Ujori

Nesër mund të përballeni me probleme të shëndetit prandaj mund të ndiheni pak të paduruar. Kontrolloni temperamentin. Do të shpenzoni para në gjera të pavlera.

Peshqit

E marta është ditë e mirë për ju. Në biznes do të gjeni klientë të rinj dhe kjo do të thotë më shumë para. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak. Të martuarit duhet të mos u fshehin asgjë partnerëve përndryshe kjo do të krijojë një hapësirë boshe në marrëdhënien e tyre. Ata që po kërkojnë një punë më në fund do ta gjejnë.

Moti Sot, e martë 1 dhjetor 2020

Moti do të me diell dhe vranësira të pakta në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme.

“Bravo i qoftë skulptorit”/ Polemikat për shtatoren e Skënderbeut në Prizren, Ngjela: Të jep përshtypjen e një kalorësi modern

“Bravo i qoftë skulptorit. Të jep përshtypjen e një kalorësi modern” kështu është shprehur në emisionin Open në Top Channel, avokat Spartak Ngjela lidhur me skulpturën e Skënderbeut në Prizren, për të cilën janë ngritur shumë polemika.

Ai ndryshe nga të ftuarit në panel, është shprehur se e vlerëson shumë këtë skulpturë dhe se ka vlera artistike të jashtëzakonshme.

Ngjela: Një vepër arti arsyetohet nëse ka vlerë artistike apo jo. Nuk dëgjova ka vlerë artistike apo jo. Pëlqyeshmëria. Fakti që ka kaq shumë diskutime ka vlerë artistike. Shprehja e ndjenjave në një skulpture vjen nga linja. Nivelin artistik duhet ta shikosh nëse tentojnë drejt shenjtorit. Bravo i qoftë. A duhet gjithmonë të jetë në një betejë lufte? Të jep përshtypjen e një kalorësi modern. Jo siç e kemi parë. Asnjëri nuk thotë se çfarë përfaqëson. Ju thoni ngjan apo nuk ngjan. Askush nuk ka shprehur se çfarë paraqet portreti. Nuk do realizëm socialist. Do funksion artistik jo i ngjan nuk i ngjan. Ka konceptet e një shenjtori. E kemi shenjtëruar ne. Nuk e kemi si hoxhë. Ajo vepër do ketë shumë vlerë në të ardhmen. Nuk do e bëjmë njeriun sic është. Je në skulpturë moderne. Edhe qyteti aktualisht ku e kanë vendosur ka vlera artistike prandaj e luftojnë kundërshtarët. Ka vlerë artistike. Po e hoqën nga sheshi i rritet vlera 10 apo 15 herë. “

“Autori e ka frymëzim. Mirë që e ka parë kështu. Autori ka frymëzim. S’ka fare Turqi atje se është uniformë e kalorësit perëndimor. Gjithmonë kemi pasur orientalin. Bravo i qoftë skulptorit. Merrni ekspertët dhe shikoni pyesni për uniformën. “

“Ky ishte Skënderbeu në paqe. Ajo si portret ka një vlerë artistike të jashtëzakonshme. Mua me bën përshtypje aftësia që ka pasur autori për balancimin mes trupit dhe fytyrës. I gjithë trupi është si fytyra. Mua më ka pëlqyer. Po nuk të pëlqeu një grua nuk i bën dot poezi. Mua më pëlqen ky. “

Mbyllet JOQ Albania, faqja sociale me 2 milionë ndjekës, drejtuesi: Armata e sullfaqeve…

Mbyllet faqja e portalit “JOQ Albania” në Facebook. Këtë lajm e ka konfirmuar Drejtuesi i portalit Gentian Çekeli përmes një postimi në llogarinë e tij personale. Ai lë të kuptohet se i gjithë sulmi vjen nga militiantë politikë, të cilët kanë bërë report në faqen e facebook të JOQ Albania.

“Lajm i mirë për politikanët! Pas mbylljes së website-it, armata e sufllaqeve mbyll edhe JOQ Albania në Facebook. Lufta vijon…”– shkruan ai.

Çekeli shkruan më tej se “fundja, ata kanë mbyllur Shqipërinë, kanë vrarë shpresën dhe kanë vrarë të ardhmen. Zoti, ju ruajtë”

Faqja në Facebook kishte 2 milionë ndjekës dhe ishte kritike kryesisht ndaj shumë veprimeve të qeverisë. Mësohet se JOQ Albania ka hapur një faqe tjetër të re në facebook.

Ky është sulmi i dytë që i bëhet JOQ Albania. Fiks një vitë më parë, si në këtë kohë, këtij portali tepër të njohur për shqiptarët, iu mbyll domain me një vendim absurd të AKEP.

Sot, i njëjti sulm vjen kësaj here, por në faqen e facebook të JOQ Albania. Mbetet për tu parë, nëse facebook do të rikthej sërish faqen, apo do të censurojë këtë media që ishte kthyer në shqetësim për politikanët dhe drejtuesit e institucioneve. 

Mbyllet JOQ Albania, faqja sociale me 2 milionë ndjekës, drejtuesi:
Mbyllet JOQ Albania, faqja sociale me 2 milionë ndjekës, drejtuesi: