Bilanci i të prekurve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

251

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona.

40 të prekur në Tiranë 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës 8 të prekur në Elbasan 6 raste në Mat 4 raste në Krujë Fier Kavajë 3 të prekur në Korçë Vlorë Shijak Sarandë 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë 1 rast në Lezhë Has Rrogozhinëb Tropojë Berat Mallakastër Peqin Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur Covid-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 179 pacientë 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 2 qytetarë një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.