
Majlinda Angoni është emëruar zyrtarisht si Prefekte e re e Qarkut Shkodër.
Prezantimi i saj para drejtuesve të institucioneve të Qarkut Shkodër u bë nga zv/ministri i brendshëm, Besfort Lamallari, që ofroi mbështetjen e ministrisë ku ai bën pjesë.
Ndërsa, Angoni tha se do ia dalim të gjitha sfidave sëbashku, pavarësisht vështirësive.
Angoni vjen nga radhët e shoqërisë civile. Më herët, ka qenë drejtuese e organizatës “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër.