Underground, reperi nga Elbasani që sjell supër hitin ‘Milionero’

Origjina e tij është nga Elbasani, por prej vitësh jeton në Bruksel
Reperi i ri me nofkën ‘Underground’ publikoi me 24 Maj këngën e tij të parë me titull ‘Milionero’.
Kënga është publikuar edhe me klip nga ‘Dom Prod’, ndërsa music studio “Beng Beng”, Bruksel. Këngën mund ta gjeni në kanalin Youtube ‘Underground’, me emrin e reperit.


‘Underground’ ka nisur rrugëtimin në muzikë që në moshe të re, duke u zotuar për një sukses të madh në tregun muzikor.
Ai ka pohuar, projektët e reja që do të sjellë së shpejti për adhuruesit e muzikës së tij.

Punonjësit e transportit publik në protestë: Kemi 3 muaj pa punë.

Rreth 50 punonjës të transportit publik në Vlorë kanë protestuar ditën e sotme para Prefekturës Vlorë për të kërkuar pagën e luftës. Punonjësit shprehen se puna e tyre u mbyll që më 12 mars, por edhe pse kanë aplikuar për të përfituar pagën e luftës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Firma në të cilën janë të punësuar u ka thënë punonjësve se u është bërë aplikimi për pagën e luftës dhe se çdo gjë është në rregull. Fakti se pse ato ende nuk kanë përfituar nga paga e luftës, sipas firmës e kanë fajin instancat vendore dhe qendrore që aplikimi i tyre nuk aprovohe

Për 3 muaj këto punonjësit nuk kanë përfituar asgjë, kanë mbetur pa punë dhe shprehen se në këtë gjendje e kanë të pamundur të mbajnë më familjen e tyre. Ata kanë paralajmëruar se nëse problemi i tyre nuk gjejnë zgjidhje atëherë do të organizojnë protestat më të mëdha para institucioneve dhe nuk do të lëvizin nga aty deri sa të marrin pagën e luftës.

Sipas punonjësve deri tani kanë marrë vetëm një përgjigje nga Drejtoria e Tatimeve, e cila u ka thënë se ata e kanë përfunduar punën më 12 mars, para vendimit të qeverisë dhe për këtë nuk e përfitojnë pagën e luftës.

Presidenti Meta dekreton 3 ligje.

Ligji sjell një rishikim të listës së bizneseve që deri më sot kishin detyrimin për tu pajisur me leje mjedisi të tipit C për ato aktivitete me ndikim të ulët në mjedis, duke ndikuar direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje të miratuara nga shumica qeverisëse në parlament. Kreu i shtetit ka dekretuar ligjet për lejet e mjedisit, mbrojtjen e mjedisit dhe për pyjet. Ligji për lejet dhe mbrojtjen e mjedisit synojnë thjeshtësimin e procedurave administrative dhe ndryshimin e sistemit prej tre nivelesh të lejeve të mjedisit.

Ndërkohë që ligji për pyjet, sipas Presidentit sjell një rregullim të ri sektorial për pyjet dhe përafron pjesërisht dy rregullore të Bashkimit Europian. Forcimi në terma të qartë në ligj, duke filluar nga dispozita e qëllimit të ligjit, të nevojës për mbrojtjen e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror biodiversitetit burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar është për tu vlerësuar thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës.

Horoskopi për ditën e shtunë, 16 maj 2020

Dashi

Është një ditë e mrekullueshme për romancë! Përhapeni buzëqeshjen tuaj për të gjithë nesër dhe të jeni të sigurt se do të ndiheni të lumtur. Kjo është një ditë për ndjenjën e gëzimit të jetës.

Demi

Marrëdhëniet personale duhet të jenë përparësia juaj kryesore dhe kjo mund të nënkuptojë braktisjen e betejave të egos, për të siguruar harmoni dhe siguri. Mos e humbisni fokusin nga gjërat që ju sjellin stabilitet.

Binjakët

Tregojeni personalitetin tuaj në çdo moment. Sa herë që do të bëni dikë të qeshë, do të merrni një dozë tjetër energjie. Në çështjet ekonomike do të merrni lajme pozitive.

Gaforrja

Është koha për t’i treguar dikujt se si ndiheni me të vërtetë në lidhje me praninë e tij, ose të saj në jetën tuaj. Koha juaj është më e vlefshme se paratë, prandaj organizoni axhendën. Planifikoni një ditë vetëm për të dy.

Luani

Ju jeni më të thellë se interesat tuaja aktuale mund të tregojnë. Filloni të stimuloni mendjen tuaj për më shumë. Mos harxhoni kohë në gjëra pa vlerë dhe thashetheme, sepse kështu nuk sillni asgjë pozitive në jetën tuaj.

Virgjëresha

Do të ketë disa situata që ngjasojnë me dramat që qarkullojnë rreth jush nesër, por mund t’i trajtoni ato në mënyrë perfekte. Dhe kush e di? E vetmja gjë që duhet të mbani mend është që të qëndroni sa më të shkëputur, të qetë dhe fleksibël.

Peshorja

A keni qenë paksa të izoluar kohët e fundit? Është koha të dilni nga guaska dhe të jeni më aktiv me njerëzit rreth jush. Së shpejti do të kuptoni se njerëzit janë të hapur për të punuar me ju.

Akrepi

Kur ka qenë hera e fundit që me të vërtetë e keni sfiduar veten? Nëse jeni gati për këtë ndjesi, nesër do ta realizoni. Çelësi i vetëm është që të angazhoheni sa më shumë në fushat për të cilat kanë interes.

Shigjetari

Çdo udhëtim brenda disa ditëve të ardhshme do të përfshijë disa surpriza dhe ju duhet të jeni të përgatitur për një qëndrim të zgjatur. Ju do të përmbushni gjithçka që keni shpresuar të përmbushni në këtë udhëtim.

Bricjapi

Është koha për të kapërcyer frikën tuaj! Vazhdoni të ecni në rrugën ku ndodheni, pa marrë parasysh se çfarë pengesash mund të shfaqen. Sa më gjatë që të vazhdoni, aq më rehat do të filloni të ndiheni.

Ujori

Nëse filloni të përfshiheni në një grindje me dikë, ndalni për një çast dhe pyesni veten nëse kjo është ajo që kërkoni nga vetja. Merrni gjërat me gjakftohtësi dhe do të arrini të mendoni në mënyrë të kthjellët.

Peshqit

Ka ardhur koha që të mendoni më shumë për rritjen profesionale. Gjithashtu, këshilloheni të ndryshoni ambient, nëse synoni më shumë kreativitet. Sa i përket çështjes së dashurisë, kërkohet më shumë angazhim nga ju.

U njoftua se ishte jashtë rrezikut për jetën, vdes 23-vjeçari që u vetëplagos

Një 23 vjeçar në Dibër është vetëplagosur mbrëmjen e sotme teksa ka qenë me bagëti në mal. Fillimisht u njoftua se ai ishte jashtë rrezikut për jetën, teksa më vonë është konfirmuar vdekja e tij rrugës për në spital.

Njoftimi i parë i policisë

Dibër / informacion paraprak

Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen,  njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.

I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Përditësimi

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me vetëplagosjen me armë zjarri të 23 vjeçarit ju informoj se shtetasi Sh. L, humbi jetën gjatë transportimit për në spital.