Punonjësit e transportit publik në protestë: Kemi 3 muaj pa punë.

67

Rreth 50 punonjës të transportit publik në Vlorë kanë protestuar ditën e sotme para Prefekturës Vlorë për të kërkuar pagën e luftës. Punonjësit shprehen se puna e tyre u mbyll që më 12 mars, por edhe pse kanë aplikuar për të përfituar pagën e luftës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Firma në të cilën janë të punësuar u ka thënë punonjësve se u është bërë aplikimi për pagën e luftës dhe se çdo gjë është në rregull. Fakti se pse ato ende nuk kanë përfituar nga paga e luftës, sipas firmës e kanë fajin instancat vendore dhe qendrore që aplikimi i tyre nuk aprovohe

Për 3 muaj këto punonjësit nuk kanë përfituar asgjë, kanë mbetur pa punë dhe shprehen se në këtë gjendje e kanë të pamundur të mbajnë më familjen e tyre. Ata kanë paralajmëruar se nëse problemi i tyre nuk gjejnë zgjidhje atëherë do të organizojnë protestat më të mëdha para institucioneve dhe nuk do të lëvizin nga aty deri sa të marrin pagën e luftës.

Sipas punonjësve deri tani kanë marrë vetëm një përgjigje nga Drejtoria e Tatimeve, e cila u ka thënë se ata e kanë përfunduar punën më 12 mars, para vendimit të qeverisë dhe për këtë nuk e përfitojnë pagën e luftës.