Pasi pranoi të regjistrojë procedimin penal për dosjen 184, prokuroria e Dibrës ka caktuar edhe prokurorët që do të hetojnë dosjen e nxehtë.
Rifat Kojku dhe Belina Zeneli kanë marrë në dorë dosjen voluminoze për të cilën prokuroria e krimeve të rënda shpalli mos-kompetencën.
Në përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild” dolën në biseda telefonike ku flitej për zgjedhjet, zyrtarë lokal në Dibër por edhe ish ministra , deputetë, zyrtarë policie dhe vetë kryeministri Rama.
Prokuroria e dibrës hezitoi fillimisht të merrte dosjen por për zgjidhjen e “ ping pongut ” me krimet e rënda ndërhyri prokurorja e përgjithshme e përkoshme e cila urdhëroi që dosja të hetohet në Dibër.