Përfundon bojkoti në Fakultetin e Drejtësisë

397

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë duket se do të rikthehen shpejt në auditorët e tyre, duke lënë kështu shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”, ku kanë zhvilluar mësim prej disa javësh.

Studentët që ishin ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit kanë nisur të largojnë tavolinat dhe karriget me të cilat kishin bllokuar hyrjen dhe duket se kanë vendosur të ndërpresin ngujimin. Në foto shihet se janë vetë studentët që po rregullojnë ambientet e fakultetit, ndërsa në godinë ndodhen edhe punonjëset e pastrimit.

Pas ndërprerjes së protestave masive përballë godinës së ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, në disa fakultete grupe studentësh vendosën të ngujoheshin brenda deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Por ndërsa ngujimi u ndërpre shpejt në pjesën më të madhe të fakulteteve, në atë juridik pati përplasje edhe mes studentëve, një pjesë e të cilëve kërkonin të bënin mësim.