Meta: Po nuk u zgjidh kriza, do të vendos lule tek varri i Ramiz Alisë.

Presidenti i Republikës në konferencën për shtyp ka deklaruar se nëse palët politike nuk e zgjidhin krizën, do të thërrasë të gjitha mediat botërore dhe do të vendosë një buqetë me lule tek varri i ishkreut të PPSH, Ramiz Alisë.

Meta tha se edhe pse përfaqësues i diktaturës dhe komunizmit, Alia ka pasur më shumë vullnet për të zgjidhur krizat edhe në kohëra më të vështira. Meta tha se pas 18 tetorit kur jepet vendimi i negociatave për Shqipërinë, vendit nuk i duhet më asnjë marrëveshje.

Presidenti Meta në konferencën për mediat, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me paralajmërimin për një tërmet apokaliptik. Ai tha se letrën ia çoi qeverisë të që të bënte verifikimet dhe të merrte masat, por në fakt ky është një fenomen natyror që nuk mund të parashikohet.

Ekzekutohet në derën e shtëpise, para pak ditësh ishte kthyer nga emigrimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në Durrës, ku një person është vr arë me ar më zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumin, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me ar më në drejtim të të riut, duke e lënë të vd ekur. Vik tima është identifikuar si shtetasi Feriz Bardhi. Ai është qëlluar në derën e shtëpisë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, disa persona e kanë thirrur vik timën dhe i kanë kërkuar sqarime, ndërsa e kanë qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë nga dera e shtëpisë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Thyen xhamin për të shpëtuar qenushin, ngelet me gojen hapur nga ajo qe sheh

Lajmi është publikuar në internet nga gazeta britanike Sun e cila raporton një postim të publikuar në një faqe në Facebook të Weston-super-Mare.

Postimi, i botuar në mënyrë anonime në 26 korrik të kaluar thotë U ktheva në makinën pasi e lashë për 20 minuta për të bërë disa pazar dhe kur kthehem gjej xhamin e makines të thyer, sepse kishin menduar se arushi i vajzes time ishte një qen i vertetë”. Si mund të jesh kaq budalla? Të të vije turp, shkruan ai.

Por njerëzit e uebit e kan mbrojtur animalistin, të cilet shprehen se edhe ata do bënin të njeten gjë sepse arushi duket si i vertetë.

Burimi: Il Messaggero.it

Sekuestrohen 1,5 milionë euro të përfituara në mënyrë të paligjshme

Policia e shtetit ka sekuestruar 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme.

Sekuestrimi i pasurisë është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Investimi”, ku bëhet me dije se ishin para që rezultonin në llogarinë bankare të një shtetasi, ish punonjës i administratës shtetërore.

Sipas policisë ky shtetas në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane, i cili përmes një banke private, ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat

Ndërkohë për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i të dyshuarit.

Pas disa tërmeteve radhazi në vendin tonë, vjen një tjetër lajm i frikshëm

Gjashtë vullkane u zbuluan nën sipërfaqen e detit, jo larg nga brigjet e Sicilisë jug-perëndimore. Midis Mazara del Vallo dhe Sciaça, ekspertë të Institutit Kombëtar të Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale i identifikuan ato në shtratin e detit, disa kilometra larg nga bregu, gjatë dy fushatave në bordin e anijes kërkimore Ogs Explora.

Falë hartave të detit me rezolucion të lartë dhe disa hetimeve sizmike dhe magnetike, kërkuesit e udhëhequr nga Emanuele Lodolo kanë rikonstruktuar në detaje morfologjinë e detit, duke i lokalizuar të gjitha brenda 22 kilometrave të bregdetit, një në veçanti shtatë kilometra nga Capo Granitola.

Vullkani më i afërt me bregun, i quajtur Actea, ka një morfologji komplekse – saktëson drejtuesi i ekipit – dhe tregon një rrjedhë të madhe llavash që shtrihet për mbi 4 kilometra”. Një rast unik për këtë sektor të Kanalit të Sicilias.

Vullkanet ndodhen rreth 14 kilometra në veri të atyre që tashmë njihen si Banco Graham”, ku ndodhet ishulli i famshëm Ferdinandea, i krijuar në 1831 nga një shpërthim nënujor dhe i cili, pasi është ngritur deri në 65 metra, është fundosur përsëri sot gjendet 7 metra nën sipërfaqen e detit. Me pak fjalë, ka ende shumë për të zbuluar në fund të detit Mesdhe.

Ngjarje e turpshme! Dhunohet varri i heroit kombëtar

Varri i heroit kombëtar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve serbë, Azem Galicës është dëmtuar sot nga disa persona të paidentifikuar.

Sipas mediave kosovare, ngjarja e turpshme ka ndodhur në fshatin Galicë, ku është varrosur simboli i rezistencës i njohur si Azem Bejta.

Ende nuk ka detaje për këtë vandalizëm, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe më pas arrestimin e vandalëve. Ditë më parë u dëmtua edhe busti i i At Shtjefën Gjeçovit.

Tjetër tërmet i fortë në Korçë

Pas dy tërmeteve të pasdites, një tjetër lëkundje u ndje para pak minutash në juglindje të vendit. Bëhet fjalë për një tërmet me magniturdë 3.7 ballë e shkallës rihter.

Tërmeti nuk ka qenë i fortë, por thellësia e tij është 2 km nga sipërfaqja. Tërmete të tillë edhe kur janë të një shkalle të ulët kanë krijojnë dëme më të mëdha, për shkak se ndodhin afër sipërfaqes së tokës.c

Dy tërmete të njëpasnjëshme u regjistruan në Korçë ditën e sotme rreth orës 14:00 Tërmetet të shkallës 4.4 dhe 3.4 rihter kanë qenë njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit dhe tjetri 16 km në lindje të Korçës

Dy muaj pas valës së tërmeteve që nisën në 1 qershor, paniku është rikthyer tek banorët të cilët kanë braktisin shtëpitë e tyre duke dalë në rrugë dhe lulishte.

Nga verifikimet e para tërmetet kanë shënuar dëme të lehta përsëri në zonën e Qafzezit dhe Vidohovë ndërsa edhe në qytet janë shënuar dëmtime të oxhakëve të banesave e pallateve dhe plasaritje muresh.

Justina Aliaj: Ju ulem në gjunjë, mos e prishni Teatrin!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar.

Gjatë fjalës së saj, Aliaj u shpreh ndër të tjera se, është gati të ulet në gjunjë për shpëtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe të gjithë ne luftojmë për një çështje të thjeshtë. Duhet me e qëndis, jo me e rrëzu. Është një detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tane.

Nëse është e nevojshme me ju ul në gjunjë, unë ju ulem në gjunjë për Teatrin – deklaroi Justina Aliaj.

Korçë, banorët e pallateve natën në qiell të hapur nga frika e tërmeteve

Nata bëhet edhe më e frikshme për banorët e Korçës nga rikthimi me intesitet të shpeshtë dhe të lartë i tërmeteve. Vetëm në datën 31 korrik janë regjistruar nga pasditja dhe deri në mbrëmje tre tërmete të forta, i pari me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Një gjendje paniku e krijuar midis banorëve është sa e pa shmangëshme aq edhe e pa ngushëllim. Mësohet se një pjesë e qytetarëve korçarë kanë vendosur ta kalojnë natën përjashta.

Janë kryesisht banorërë të pallateve dhe kateve të larta të tyre që thonë se patën plasaritje dhe çarje të murreve nga tërmeti i rënë në orën 16.21 të së mërkurës.

Ata kanë marë batanijet dhe mbulesat duke u vendosur grupe-grupe në lulishtet apo ambjentet publike pranë pallateve. Nata nuk parashikohet e qetë edhe për atë pjesë të banorëve që do të zgjedhin të flenë në banesat e tyre. Nga ana e drejtuesve të pushtetit lokal ka nisur të vihen në lëvizje shtabet e emergjencave civile për çdo të papritur nga vazhdimi i tërmeteve.

Prefekti Dhori Spirollari ka qënë pranë familjeve ku pati dëme nga kjo fatkeqësi natyrore e përsëritur duke I garantuar për masat e mara në përballimin e situatës.