Meta: Po nuk u zgjidh kriza, do të vendos lule tek varri i Ramiz Alisë.

321

Presidenti i Republikës në konferencën për shtyp ka deklaruar se nëse palët politike nuk e zgjidhin krizën, do të thërrasë të gjitha mediat botërore dhe do të vendosë një buqetë me lule tek varri i ishkreut të PPSH, Ramiz Alisë.

Meta tha se edhe pse përfaqësues i diktaturës dhe komunizmit, Alia ka pasur më shumë vullnet për të zgjidhur krizat edhe në kohëra më të vështira. Meta tha se pas 18 tetorit kur jepet vendimi i negociatave për Shqipërinë, vendit nuk i duhet më asnjë marrëveshje.

Presidenti Meta në konferencën për mediat, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me paralajmërimin për një tërmet apokaliptik. Ai tha se letrën ia çoi qeverisë të që të bënte verifikimet dhe të merrte masat, por në fakt ky është një fenomen natyror që nuk mund të parashikohet.