Humb jetën turistja izraelite që u aksidentua në Elbasan, arrestohen dy persona.

Turistja izraelite që mbeti e plagosur të premten në aksidentin e ndodhur në Elbasan ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spital.

Ndërkohë Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin.

Shtetasit e arrestuar sipas policisë janë F.M 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Të premten në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, një mjet tip Toyota u përplas me motoçikletën tip Honda. Në këtë përplasje u përfshi dhe një mjet Audi ndërsa u dëmtua drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja, shtetasia M.N 31 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Dëmtohet memoriali turk në Tiranë, pllaka thyhet me sende të forta.

Memoriali ne Tirane kushtuar viktimave te grushtit te deshtuar te shtetit ne turqi ne 15 korrik 2016, eshte demtuar ne oret e para te mengjesit, nga nje person i panjohur.

Policia beri te ditur se memoriali i vendosur ne kodrat e liqenit artificial, eshte qelluar me sende te forta e per pasoje nje pjese e tij eshte thyer.

Demtimi i memorialit vjen pas nje debati te forte qe shoqeroi vendosjen e tij. Pak dite me pare, nje grup qytetaresh dhe aktivistesh protestuan duke kerkuar heqjen e kesaj vepre.

Horoskopi, e premte 30 gusht 2019

Dashi

21 Mars – 19 Prill
Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume planetëve qe do ndikojnë ne jetën e tyre do kenë një nga takimet me mbresëlënëse. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Ne planin financiar do jete Hëna ajo qe do iu ndihmoje t’i zgjidhni problemet dhe te keni një dite me te qëndrueshme.

Demi

20 Prill – 20 Maj
Një pjese e çifteve do dalin nga situata e vështirë ne te cilën ndodheshin dhe do i shohin gjerat më me pozitivizëm. Marrëdhënia do filloje serish te ngrohet. Beqaret nuk duhet te ecin kuturu dhe te bëjnë çdo gjë qe do iu kërkohet. Ne planin financiar do jeni me te qete. Situata nuk do jete aspak problematike kështu qe qetësohuni. Do iu lejohet edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor
Do prisni shume nga partneri juaj gjate kësaj dite, por fatkeqësisht jo gjithçka do iu plotësohet. Ai do jete vërtet shume i ngarkuar dhe nuk do ketë shume kohe për ta kaluar me ju. Beqaret do jene ne humor dhe me shume mundësi do gjejnë një person qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do iu zgjidhen një nga një te gjitha problemet.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik
Do keni shume keqkuptime me partnerin tuaj sot dhe do debatoni shpesh ashpër me te. Kujdes me gjithçka qe do thoni sepse një fjale e gabuar mund t’ua prishe gjithë ekuilibrin e krijuar. Beqaret do e kenë edhe sot te vështirë te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar do i zgjidhni vështirësitë dhe do mund te kryeni investimet e menduara.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht
Qielli i dashurisë nuk do jete shume i pastër sot. Do kaloni një periudhe goxha te mërzitshme dhe here pas here mund te keni ndonjë debat. Mire do jete te qëndroni paska vetëm dhe te reflektoni mbi te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te realizojnë një takim mbresëlënës. Edhe ne planin financiar priten ndryshime rrënjësore. Do e stabilizoni shpejt situatën.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator
Do afroheni edhe me shume me atë qe doni sot dhe do e keni me te lehte te flisni edhe për tema delikate. Ne mbrëmje do dashuroheni plot pasion. Beqaret do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Mundësitë për takime dhe për fillime historish dashurie do jene te mëdha. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni vështirësi me pas.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor
Jo vetëm ju, por edhe partneri juaj do e shprehe me tepër dashurinë sot. Qe nga mesdite atmosfera do behet me elektrizuese dhe me e ngrohte se kurrë. Beqaret edhe pse do kenë takime te shumta, nuk do mund te fillojnë dot një histori dashurie serioze. Situata financiare do vije duke u përmirësuar nga ora ne ore. Do ndiheni shume te qete.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor
Dite harmonike dhe mjaft emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te papërsëritshme me partnerin tuaj te cilin do e dashuroni pa mase. Beqaret do kenë një dite normale dhe aspak te mërzitshme. Do ndihen mire edhe pse do iu mungojnë takimet. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Vazhdoni te tregoheni te arsyeshëm dhe përmirësimet do jene te mëdha.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do jeni gjate gjithë kohës te mbrojtur nga yjet sot dhe ne këtë mënyrë nuk do keni asnjë mosmarrëveshje ne çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një shikim me personin qe keni ne krah. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te mos bëjnë asnjë sakrifice vetëm për te nisur shpejt një histori dashurie. Buxhetin do e riorganizoni dhe nuk do ketë asnjë problem ne këtë sektor.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do e largoni druajtjen dhe do bëni gjithçka për ta rindezur pasionin. Beqaret do ia kalojnë mire me miqtë e tyre dhe nuk e ndiejnë ne asnjë moment nevojën për dike ne krah. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te pamenduar.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt
Dashuria ne çift nuk do jete e keqe, megjithatë do ishte mire te tregoheshit me te kuptuar me partnerin dhe jo aq strikt sa jeni zakonisht. Beqaret do joshen mjaft nga një person mjaft interesant dhe i denje për te filluar një lidhje. Mos e humbni mundësinë për ta njohur. Ne planin financiar do keni përmirësime te vogla, por qe do iu bëjnë te ndiheni me mire.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars
Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe here pas here do e surprizoni partnerin. Çdo moment te lire qe do keni do e shfrytëzoni për ta kaluar me atë qe dashuroni. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga mundësitë qe do iu jepen për te dale neper takime. Asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodhe me vone. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën.

Moti, e premte 30 gusht 2019

Kete te premte ( 30 gusht) moti  do të mbetet me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira  të pakta në zonat malore. 

Era do të jetë e  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat  malore         15/31°C 
Zonat e  ulëta           17/35°C
Zonat  bregdetare    20/34°C

Japin dorëheqjen shtatë drejtorë në Shkodër (Emrat)

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama kanë dhënë dorëheqjen shtatë drejtorë në Shkodër. Report Tv ka siguruar emrat e shtatë drejtorëve që kanë dorëzuar dorëheqjen nga posti që mbanin deri tani. Kadri Ymeri, Ardian Dajti e pakonfirmuar, Mustaf Kraja, Luan Heta, Edmond Emini që është edhe kryetar i PS në Shkodër, Agim Dardha dhe Astrit Beci janë emrat që janë larguar pas udhëzimit të kryeministrit. Report Tv ka siguruar dorëheqjen e dorëzuar nga drejtori i Administratës së Zonave te Mbrojtura Agim Dardha. Në letër Dardha thotë se arsyet janë objektive, por shkak ka qenë urdhri i Edi Ramës pak ditë më parë.

Lista e drejtorëve të dorëhequr pritet që të zgjerohet, pasi nga 33 drejtori që janë në Shkodër gjysma drejtohen nga burra. Ndërsa përsa u përket drejtorive që drejtohen nga gratë pritet që të ngrihet një grupin pune për të bërë vlerësimet. Dje në mbledhjen me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës Rama urdhëroi që të gjithë burrat të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni.

Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër. Kjo çështje u diskutua edhe në mbledhjen e kryesisë së PS. Deputeti socialist Ditmir Bushati doli kundër këtij vendimi. Përmes një letre drejtuar kryesisë së PS ai është shprehur se shkarkimet nuk janë zgjidhja për situatën e krijuar në Shkodër.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër. Kadri Ymeri Drejtor i DAR Shkodër. Ardian Dajti Drejtor i Spitalit të Shkodrës e pakonfirmuar. Mustaf Kraja Drejtor i Bujqësisë Shkodër. Luan Heta Drejtor i HEC Vau Dejës. Edmond Emini Drejtor i Postës Shkodër Kryetar i PS Shkodër. Agim Dardha Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder. Astrit Beci Drejtor i Shendetit Publik Shkoder.

Ambasada Amerikane njofton qytetarët shqiptarë…

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën shpesh thirrje shqiptarëve që të respektojnë afatin e vizave për në SHBA. Këtë herë Ambasada thotë se edhe nëse keni një vizë për në SHBA, ju nuk mund të rrini 6 muaj, por aq sa iu përcakton oficeri konsullor.

Është shumë e rëndësishme që ti përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni sigurohuni të mos e tejkaloni, shkruan Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

Mesfushori kuqezi njofton tërheqjen nga Kombëtarja Shqiptare.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptar, Migjen Basha njoftoi mëngjesin e sotmë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, se ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë. Më shumë kohë për familjen dhe më shumë hapësira për të rinjtë, përmend Basha si arsyet kryesore që e shtynë ti japë lamtumirën Kombëtares kuqezi në moshën thuajse 33 vjeçare, ndërsa mesfushori nuk harron të falënderojë shokët e skuadrës, stafin teknik dhe FSHF-në, për mundësinë që i kanë dhënë.

Mesfushori me origjinë nga Suhareka i është bashkuar Kombëtares Shqiptare në vitin 2013 dhe debutoi më 22 mars në transfertën ndaj Norvegjisë, të cilën kuqezinjtë e fituan 0 me 1 me golin e Hamdi Salihit. Vetëm 4 ditë më vonë, më 26 mars Basha gjeti edhe golin e parë kuqezi, në sfidën miqësore të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Lituanisë në stadiumin Qemal Stafa. Që prej asaj kohe, Basha numëron 29 paraqitje me kuqezinjë dhe ka arritur të gjejë 3 herë golin.

Aktualisht mesfushori është pjesë e grekëve të Arisit të Selanikut, me të cilët ka kontratë deri në verën e ardhshme, ndërsa kujtojmë që vetëm 3 ditë më parë erdhi në jetë vajza e tij Maelya.

Reagimi. Mendojë që ka ardhur momenti i duhur për mua që ti dedikoj më tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohe, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar. Dua të falenderoj nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve. Falenderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federaten Shqiptare të Futbollit për mundësinë.

Dalin emrat e fituesve për në fakultetin e Filologjisë dhe Drejtësisë.

Fakulteti i Histori Filologjisë dhe Fakulteti i Drejtësisë, publikun listat me fituesit paraprak në një nga degët që ofrojnë këto fakultete. Në fakultetin e Histori Filologji në listën paraprake janë shpallur 705 maturantë fitues, të cilët kanë mundësi të regjistrohen në një nga 5 degët që ofron ky fakultet, nga data 2 deri më 15 shtator pranë sekretarisë së fakultetit.

Studentët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi, fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesën e pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose një dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR. Po ashtu duhet dhe mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit.

Ndërkohë fakulteti i Drejtësisë, publikoi në faqen zyrtare, listën e renditur të aplikantëve, ku 640 maturantë janë fitues të fazës së parë, për vitin akademik 2019 2020. Maturantët mund të kontrollojnë listat paraprake, për të parë nëse janë zgjedhur fitues në këtë fazë të parë të aplikimeve.

https://www.fhf.edu.al/renditja-e-aplikanteve-fitues-te-raundit-te-pare-ne-fhf-viti-akademik-2019-2020/

Fruthi kthehet në katër vende të Europës, përfshirë Shqipërinë

Fruthi është kthyer në katër vende të Europës që më parë kanë qenë të pastra nga sëmundja, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas saj, sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Britani.

“Po ecim prapa, jemi në rrugën e gabuar”, tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH-së.
Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR, e cila në shumë vende është në dispozicion falas.
Vendet shpallen pa fruth kur nuk ka një transmetim endemik për 12 muaj në një zonë specifike gjeografike.

Afro 365,000 raste me fruth janë raportuar në të gjithë botën këtë vit, tha OBSH-ja, çfarë do të thotë gati tre herë më shumë sesa në gjysmën e parë të 2018-ës.

Zyrtarët e OBSH-së thonë se arsyet e përhapjes ndryshojnë nga vendi në vend. Disa njerëz nuk kanë qasje në programet e vaksinimit, ndërsa të tjerët keqinformohen në lidhje me sëmundjen dhe parandalimin e saj.
/ REL