Ja kush merr pjesë këtë radhë në Dance with me.

Fillimisht, përpara disa javësh, u mësuan dy ciftete e para konkurente në edicionin e gjashtë të Dance with me, Kejvina Kthjella me Eduart Ndocajn, dhe Era Rusi me moderatorin Florian Agalliu.

Blitz.al ndërkohë thote se ka zbuluar edhe tre cifte të tjerë pjesëmarrës në spektaklin e vecantë dhe mjaft të pëlqyer nga publiku. Ato janë sipas saj. Çiljeta Xhilaga me ish-konkurrentin e Big Brother Valer Kolnikajn.

Këngëtari Mateus Frroku që duket do të kërcejë në cift me aktoren e Duplex, Eliona Pitarka. Diskutohet ndërkohë edhe moderator Ermal Peci, por nuk dihet ende me siguri pjesëmarrja e tij dhe as se kë do të ketë partnere.

Kur s’ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë “shëmtinë” tonë!

Ndersa avioni i afrohej Rinasit, degjoj nje shqiptare nga keto qe jeton ne Angli: Sa qytet i shemtuar eshte (referuar Tiranes).

Nje pyetje kam per ju qe vini çdo vere: Kur sju pelqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve qe jetojme ketu ne kete shemtine tone.

Se nuk e di per ju, por une nuk i nderroj me asnje vend te botes rrugicat e Shkodres, qetesine e Shirokes, reren e Velipojes, magjepsjen e Valbones, lartesine e kanioneve te Osumit, mengjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhermiut gurgullimen e lumit te Shales, aventuren e Thethit, freskine e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shetitjen e pedonales, bardhesine e Voskopojes, madje madje as ate kafenene e perhershme qe me eshte bere si shtepi e takoj njerezit me te dashur.

Se ngado qe shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres te kthehem te ajo kafene e tek gjithçka qe eshte e imja po aq sa e juaja.

Nga Erjona Rusi

Upsss Adelina Tahiri e padepiluar në plazh. (Foto)

Është një këngëtare e suksesshme, por më shumë është komentuar për jetën e vet private. Adelina Tahiri është prej një viti nënë e një djali të vogël, Jonit.

Megjithatë duket super në formë në fotot e postuara së fundi në rrjetet sociale. Shumë ndjekës kanë nxituar të komplimentojnë fizikun e saj por nuk kënaqen të gjithë. Edhe në këtë rast pati kritika, vetëm se për një detaje që nuk lidhej me formën truporë të këngëtares.

Një ndjekëseje i kanë tërhequr vëmendjen sqetullat e saj. Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi të kuqërremtë dhe me sqetulla pa rruar o motër. Ike ti nga fshati po fshati nuk iku kurrë nga ty’, ka shkruar ajo.

Ja cila është protagonistja e filmit të ri të Ermal Mamaqit.

Siç mund ta dini, dy nga filmat që po prodhohen për momentin në vend, ai i Ermal Mamaqit dhe ai i Bes Kallakut, do të kenë në kastën e aktorëve personazhe të famshëm që ndoshta nuk identifikohen dhe aq me aktrimin. Dimë se Bleona do të aktrojë në “Falco” dhe pak më parë morëm vesh një nga emrat e famshëm të filmit konkurrent.

Blitz.al zbuloi se cila do të jetë protagonistja e projektit të Mamaqi Productions dhe bëhet fjalë për Encën. Këngëtarja nuk është angazhuar më parë në kinematografi apo në projekte të përngjashme. Sidoqoftë, duke marrë parasysh videoklipet e daljet televizive, nuk është krejt e panjohur me kamerën.

Rilindja vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka akuzuar sot PS-në se kanë manipuluar rezultatin për këshillin bashkiak të Durrës. Rilindja vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet shkruan Patozi në facebook, ndërsa shton se deri para pak ditësh, partia e tij rezultonte me 2 këshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit.
Postimi i plotë

Bindjes Demokratike i rrëmbejnë një mandat tjetër në Durrës

RILINDJA VJEDH VOTA EDHE KUR KANË MBARUAR ZGJEDHJET

Sot mësuam se na e paskan rrëmbyer një mandat tjetër në Durrës. Megjithëse zgjedhjet kanë 4 javë që kanë përfunduar, “Rilindja” nuk ditka të ndalet. Që do të thotë se ajo vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet

Deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 keshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit.

Por ustallarët e grabitjes së votës nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin. Dhe e kanë llogaritur tamam, që këshilltarit tonë tjetër t’i mungonin vetëm 2 vota

Sepse vetë firmosin dhe vetë vulosin, tashmë për çdo pushtet politik në Shqipëri.

Èshtë kjo një provë tjetër e rëndë e instalimit në çdo qelizë të një sistemi të ndyrë politik, i cili nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe me vullnetin e zgjedhësve, në krye të të cilit qëndron kryetimonieri Edi Rama

Bindja Demokratike dënon me ashpërsi manipulimin e rezultatit për keshillin bashkiak të Durrësit, që i shtohet listës së gjatë të shkeljeve flagrante në zgjedhjet e 30 qershorit.

Një sistem i ri politik dhe ndryshimet drastike në Kodin Zgjedhor mund të jenë premisat më elementare se vjedhja e votës dhe për pasojë edhe e pushtetit si sëmundje e rëndë e tranzicionit tonë të vështirë, në mos të ndalet, të paktën të minimizohet.

Zoti ka vdekur. E vramë ne dhe tashmë kemi mbetur jetim!

Me këto fjalë surprizuese që trondisin, kleriku 78-vjeçar (sot 89 vjeç), At Filotheos Faros, analizon marrëdhënien e sotme të besimtarëve me të Shenjtën. Një marrëdhënie ‘konsumi’, të cilën, siç thotë, e forcojnë me qëndrimin e tyre publik dhe mënyrën e jetesës pjesa më e madhe e klerikëve.

Me një stil të guximshëm të fjalës, deri diku thumbues, por edhe autokritik, At Filothei është kleriku i parë që nuk nguron të karakterizojë si të duhur ‘Paktin e Bashkëjetesës së Lirë’, për vetë faktin se Republika në këtë rast u drejtohet qytetarëve dhe jo besimtarëve. I quan ‘farisej’ e hipokritë’ ata hierarkë dhe klerikë që nxitojnë të flasin për ‘prostitucion’ apo mëkate, duke shtuar se ashpërsia e tyre në të vërtetë përkthehet në kërkimin e një ‘alibie’ për t’u çorientuar ndaj veprimeve personale jo të drejta. Madje i konsideron përgjegjës për faktin se shumë njerëz të rinj në moshë përfundojnë në psikiatri të ngarkuar me sindromet e fajit. Sa për ata që e shohin këtë si një sulm ndaj Kishës, u përgjigjet në mënyrë kuptimplotë: Kisha e Krishtit nuk rrezikohet prej armiqve të jashtëm.

Qëndrimet e At Filotheos Faros, të cilat botohen në gazetën ‘Kathimerini’ dhe prekin kuadrin e marrëdhënieve të Shtetit me Kishën, do të nxisin dialogun publik; shumë vetë do të bien dakord dhe po aq do t’i kundërshtojnë ato, madje do të provokohen personalisht prej qëndrimeve në fjalë.

Është më se e drejtë që Republika promovon dhe zbaton Paktin e Bashkëjetesës. Pyetja që lind këtu është nëse Greqia përbën republikë parlamentare apo regjim teokratik të tipit Khomeini? Duket që në pjesën më të madhe të saj Greqia është një teokraci. Karakteristik është fakti që kandidatë për deputetw, kryetarë bashkie dhe të politizuar të tjerë duhet të shkojnë të puthin dorën e Dhespotit përpara se të nisin fushatën elektorale. Dhe për më tepër, janë kamerat ato që kujdesen të ruajnë këtë moment në memorjen e publikut dhe për tu parë më pas nga votuesit, sepse në rast të kundërt të politizuarit nuk do të kishin më asnjë shpresë thotë At Filotheos Faros.

Pa asnjë mëdyshje deklaron kundërshtinë e tij me frymën e vendimit të ashpër që u dha së fundmi nga Sinodi i Shenjtë i Përhershëm dhe sipas të cilit çdo marrëdhënie bashkëshortore jashtë martesës ortodokse quhet prostitucion.

Ky qëndrim i Sinodit shpreh një largim thelbësor nga fryma e Ungjillit. Për mendimin tim shtrembërohen mësimet e Jezu Krishtit dhe fryma e tyre. Rregullat, sipas Sinodit Ekumenik Penthekt, janë ilaçe dhe masa pedagogjike që përdoren sipas gjykimit shpirtëror. Por nuk janë ligje. Mbi të gjitha, Krishti erdhi në Tokë për të ndryshuar regjimin e traditës judaike dhe kryesisht asaj fariseje. Kërkoi si synim zhvillimin e brendshëm spiritual dhe jo menaxhimin e së keqes nëpërmjet perceptimit ligjor e policor. Megjithatë, fryma judaike-fariseje arriti të penetrojë prej kohësh në jetën e Kishës.

Krishti thotë se prostitucioni dhe fenomene të tjera të ngjashme burojnë nga trupi i njeriut, por nuk gjykon asnjë mëkatar, përveç se hipokritin. Fryma e Krishtit nuk ka karakter konstitucional e ligjor, por përpiqet të tregojë se cili është thelbi i mëkatit. Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë sjellje të jashtme. Për shembull, vrasja perceptohet nga Krishti si refuzim i tjetrit dhe rrjedhimisht në mësimet e tij nuk mund të tolerohet koncepti i vetë-justifikimit. Asnjë nuk mund të thotë që unë jam imun dhe më pas të akuzojë të tjerët si mëkatarë.

Hipokritë dhe Farisej

Jo pak mitropolitë lwnë të kuptohet se duhet të vendosen sanksione spirituale kundër atyre që bëhen pjesë e ‘Paktit të Bashkëjetesës. Çfarë thotë për këtë At Filothei?

Krishti ishte i qartë kur deklaroi se erdhi të shpëtojë botën dhe jo të gjykojë njerëzit. ‘Mos gjykoni që të mos gjykoheni!’ Përkundrazi, dënoi hapur sjellje të tilla si hipokrizia. Duke u folur Farisejve – të cilët bënin atëherë të gjitha ato që bëjmë ne klerikët në ditët e sotme – i ekspozoi publikisht për shkak të bizhuterive zbukuruese dhe jelekëve vezullues që vishnin, këmbënguljen e tyre për t’u ulur në radhët e para të ceremonive të shtrimit të darkave, si dhe për faktin e shfrytëzimit të fukarenjve. Vazhdimisht Krishti dënoi nënshtrimin ndaj të mirave materiale, ndaj jetës të rehatshme dhe luksit. Të gjitha këto i shohim sot te priftërinjtë. Jetojmë si Princër, qarkullojmë me kraisler dhe mercedez, na shërben gjithë ai popull, mbulohemi me florinj dhe kemi pushtet absolut mbi shpirtin e njerëzve. Janë gjëra rënqethëse nëse mendoni se të gjitha këto bëhen në emër të Krishtit, i cili nuk kishte as strehë dhe bariste këmbëzbathur. E pra, jemi devijantë ndaj të gjitha mësimeve të Krishtit dhe më e pakta që mund të presë dikush prej nesh është të mos hedhim gurë kundër të tjerëve. Ishin kryesisht mëkatet tona ato që dënoi Jezu Krishti. Nuk foli për marrëdhëniet paramartesore, por tha qartë se nuk mundet dikush t’i shërbejë dy Zotave: Zotit dhe Mamonit. Tha gjithashtu që kush ka dy palë veshje, njërën duhet ta falë.

Ne priftërinjtë kemi shumë neuroza që lidhen me erotizmin. Dhe shumë nga ato që themi në jetën e përditshme mund të jenë rrjedhojë e neurozave që ne bartim. Mendoj se pjesa më radikale e klerikëve në çështjet e etikës seksuale janë edhe më neurotikët e erotizmit, ose ata që fshihen përmes krijimit të alibive. Aplikojnë radikalizmin për të mos i lejuar të tjerët, njerëzit e thjeshtë, të mendojnë se tek ata fshihet një jetë personale intensive, e cila ka lidhje me atë që nuk ngurohet të dënohet po intensivisht. Pa asnjë dyshim që kur dikush ka në kontroll erotizmin e njerëzve, atëherë ai është në gjëndje t’i mbajë në zinxhir këta njerëz

Hendeku

At Filothei flet për përçarje në shoqëri pasi Hierarkia e Kishës e konsideron ‘Paktin e Bashkëjetesës’ si një akt kundër familjes.

Dëgjoj disa mitropolitë të thonë se u intereson shëndeti i familjes greke. Ah sikur t’u interesonte, por në të vërtetë ata janë plotësisht indiferentë dhe të paaftë të kontribuojnë në menaxhimin e krizës së familjes. Pjesa më e madhe e Dhespotëve dhe priftërinjve janë grigjërisht të padukshëm dhe kurrë nuk kanë qëndruar pranë një njeriu në nevojë. Jo t’i japim recetë veprimi, por t’i qëndrojmë afër. Sepse, shumë herë, ajo që ka nevojë njeriu në vështirësi nuk është t’i ofrojmë zgjidhje, por të shohë se ne kujdesemi për të.

Në këtë moment familja greke ndodhet në një krizë të frikshme. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve sot bartin çrregullime psiqike, shumë prej të cilave kanë si shkak priftërinjtë e dhunshëm ndaj mëkateve trupore. Jemi ne priftërinjtë ata që i çojmë fëmijët drejt psikiatrive. Kur dëgjoj prift psikiatër të thotë se ka arritur të shërojë homoseksualë, menjëherë kuptoj se është përpjekur të aplikojë lobotomi psikologjike, duke i shtyrë ata drejt torturave të tmerrshme dhe sindromave të fajit. Katalogu i psikopatologjisë që gëzon prestigj ndërkombëtar dhe që publikohet këtu e 50 vite nga Shoqëria Amerikane e Psikiatrëve nuk e konsideron homoseksualizmin sëmundje. Nga ana tjetër, ekzistojnë priftërinj Grekë që e konsiderojnë sëmundje. Dhe besoj se ai që përpiqet të shërojë një homoseksual është vetë një i sëmurë i cili përdor njerëz të vuajtur në betejën e tij neurotike

Me autokritikë të thellë At Filothei dënon sjelljet autoritare të disa klerikëve:

Shikoni, ne klerikët, në pjesën më të madhe, jemi brendshmërisht ‘kazanë të ndryshkur’. Pra, përpiqemi të mbulojmë ndjenjën e insufiçiencës së brendshme. Sepse shumë nga ne, nëse u heq mjekrën dhe rasën, nuk jemi ndonjë gjë. Do të ishim thjesht një asgjë. Por, këto petraile dhe sende personale që veshim, na bëjnë të fitojmë prestigj, na japin mundësinë të përcaktojmë jetën e të tjerëve, të tjerët varen nga fjalët tona, pra ne fitojmë pushtet. Dhe kështu gënjehemi se disponojmë kapacitetin të rrisim vetëbesimin tonë.

Pika që s’na bie! Kur them kështu nuk e kam fjalën vetëm për vetëbesimin, por për përgjegjësinë që ne kemi kur i shtymë të tjerët në gjirin e ilaçeve psikotrope, e cila është në vetvete një rrugë pa kthim. Gjithashtu, shumë prej nesh përpiqen të gjejnë mënyra të tjera për të vënë në dukje faktin që ekzistojmë edhe ne klerikët. Për shembull, merremi me çështjen e emrit të Shkupit ose me gjëra të tjera të ngjashme – që nuk lidhen me misionin tonë – për të thënë se diçka vlejmë dhe bëjmë. Por a kanë këto ndonjë lidhje me mësimet e Krishtit?!

Sipas At Filotheit, qëndrimi i Kishës për ‘Paktin e Bashkëjetesës’ nuk duhet të ketë formën e dënimit dhe marxhinalizimit të atyre që bëhen pjesë e tij, por fjalën e Jetës që ofron Jezu Krishti.

Parimet themelore të Krishtit janë dashuria e njeriut për Zotin dhe dashuria e njeriut për njerëzit e tjerë. Marrëdhënia me tjetrin përbën burim themelor jete për njeriun. Por marrëdhëniet në vetvete nuk janë të thjeshta dhe duhen përpjekje të mëdha për ti bërë ato sa më të shëndetshme. Dimensioni erotik është edhe më i rëndësishmi i këtyre marrëdhënieve.

Dhe këtu është e lehtë të bëhen devijime. Sa më shumë devijime, aq më pak plotmëri ka jeta. Dhe plotësimi i jetës vjen brenda marrëdhënieve substanciale, të cilat duan kohë, mund dhe përpjekje të vërteta. Nëse ajo që u duhet të rinjve është ndonjë indulgjencë, atëherë ata nuk ndryshojnë aspak nga priftërinjtë të cilat ua privojnë atë të rinjve. Në ditët e sotme Zoti ka vdekur. E kemi vrarë ne dhe kemi mbetur jetimë. Llafet që shpesh themi, të mëdha, qiellore dhe hynore, jo vetëm që nuk rezatojnë besim, por pasyrojmë ankthin që na karakterizon kur përpiqemi të mbulojmë mungesën e besimit.

Sepse besimi nuk transmetohet me llafe, por rezatohet. Nuk mjafton të thuash se Unë besoj por është mënyra e jetesës ajo që dëshmon besimin. Sot, mënyra e jetesës të të gjithëve ne vetëm besim nuk mund të dëshmojë. Besimin e perceptojmë si të ishte një e mirë materiale dhe konsumi. Themi: kemi nga kjo, kemi dhe nga ajo, pra i kemi të gjitha dhe kështu nuk ngurojmë të pretendojmë: ‘Është koha të sigurojmë pronën tonë edhe në Parajsë

Publikimi i intervistës 11 vite më parë në gazetën Kathimerini u bë me rastin e diskutimit asokohe të ligjit që lejonte dhe rregullonte bashkëjetesën e homoseksualëve. Ky ligj shkaktoi debat publik dhe reagime të mëdha në shoqërinë greke, kryesisht në gjirin e Kishës Ortodokse dhe ndikimit që ajo ruan ndaj sferës politike dhe shoqërore. At Filotheos Faros ishte një nga zërat e vetëm dhe të izoluar që u shprehën publikisht pro ligjit dhe kundër reagimit të spektrit fetar. Impakti i mendimeve origjinale të At Filotheit nuk qëndron vetëm te problemi në fjalë, por shtrihet në aspektin e organizimit shoqëror, moral dhe politik edhe të shoqërive të tjera. Pikërisht për këtë arsye, po e përkthejmë intervistën për auditorin shqiptar.

Kush është At Filotheos Faros?

Lindi në 1930 në Pire. Studioi Shkenca Politike pranë Universitetit Panteio të Athinës; Juridik në Universitetin Aristoteli të Selanikut; Teologji në Universitetin e Athinës; dhe Psikologji Baritore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U shugurua dhjak dhe më pas prift në vitin 1962 në Athinë. Në vazhdim shërbeu si klerik në SHBA. Gjatë viteve 1969-1976 ishte pedagog i Psikologjisë Baritore në Fakultetin e Teologjisë të Oksfordit në Boston.

Paralelisht, gjatë periudhës 1970-1976, shërbeu si konsulent-klerik pranë spitalit J. B. Thomas Day Care, ku ofroi mbështetje baritore për çiftet e reja, fëmijët e të cilëve ndesheshin me probleme shëndetësore serioze, si dhe përgjegjës i departamentit të Mbështetjes Familjare në Klinikën Psikiatrike të Human Resource Institute në Boston. Pas kthimit në Greqi në vitin 1976, u mor sistematikisht me punë kërkimore-shkencore dhe shërbeu në Qendrën e Konsulencës së të Rinjve të Argjipeshkvisë së Athinës. Pas daljes në pension, kreu shërbesat fetare në Kishën e Shën Kollit të Rangavasë në Plaka të Athinës, ku nuk nguroi të bisedojë çdo ditë për probleme me të cilat ndesheshin të rinjtë dhe çiftet e reja.

Përkthimi shqip: Jordan Jorgji, pedagog i studimeve politike në Universitetin Fan S. Noli, Korçë

Intervistoi: Nikos Papachristou

Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë se ky i sotmi

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri, në një mesazh në rrjetet sociale u bënë apel përfaqësuesve të Rilindjes që të dëgjojnë paralajmërimet e kreut të shtetit.

Duke marrë shkas nga tërmeti i sotëm dhe debati mes Presidencës dhe Qeverisë, Guri shprehet se Presidenti; Ka paralajmëruar edhe për 13 tetorin. Mirë është të dëgjohet, se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta. Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët se ky i sotmi
Postimi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

“Paralajmëroi rilindjen për tërmetin, ata nuk e vunë ujin në zjarr. Tërmeti ra, njerëzit janë lënë mes katër rrugëve.

Ndërkohë rilindja për një shprehje Edi I Love You” që një Elisë a Oltë tjetër e Ministrisë së Jashtme thirri e ekzaltuar harxhuan 720 milionë lekë të reja nga fondi rezervë i qeverisë që përdoret në raste fatkeqësish, duke e lënë vendin të papërgatitur dhe njerëzit në mëshirë të fatit.

Ka paralajmëruar edhe për 13 tetorin. Mirë është të dëgjohet, se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta. Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët se ky i sotmi.

Rilindja do i lajë një ditë kusuret e veta, ndërkohë shqiptarët të mbledhim mendjen të mos na shtohen prej rilindasve kusuret tona.

Për Elisën dhe Oltën do t’ju kujtoja që tundjet e shtëpive të shqiptarëve nga tërmetet nuk janë si tundjet e juaja belly dance për Edin, as si tërmetet e Damianit. Jetët dhe pronat e shqiptarëve janë shumë më të rëndësishme se karriget tuaja.

Vijon rënia e fortë e euros

Euro vijon rënien e fortë në tregun tonë të këmbimit. Monedha europiane ka zbritur në 121.6 lekë, duke humbur rreth 1 lekë kundrejt muajit të kaluar. Ndërsa kundrejt fillimit të vitit, euro është zhvlerësuar me 3.9 lekë.

Dobësimi i euros në këtë periudhë është sezonal, për shkak të valutës që po sjellin turistët e huaj dhe emigrantët që po kalojnë pushimet në atdhe. Ndërsa faktorët e rënies afatgjatë vlerësohen tek prishja e balancave kërkesë-ofertë.

Në treg ka sasi të mëdha eurosh, që burojnë edhe nga kanalet informale, teksa kërkesa nga tregtarët dhe importuesit është e ulët, për shkak edhe të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në vend.

Euro e dobët penalizon të gjitha familjet që marrin remitanca, ata që kanë të ardhura në euro, eksportuesit dhe veçanërisht fasonistët, që të gjithë aktivitetin e kryejnë në këtë monedhë. Ndërsa përfitojnë kredimarësit në euro, tregtarët dhe importuesit, si dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Tërmeti “shkund” Korçën, banorët dalin në rrugë

Rithehen lëkundjet e forta të tërmetit në rajonin juglindor të Korçës.

Tërmeti është ndier i fuqishëm reth orës 16.21 minuta me disa dridhje horizontale që zgjatën disa sekonda.

Paniku ka përfshirë menjëherë banorët e Korçës që braktisën shtëpitë dhe apartamentet nga frika e përsëritjes të lëkundjeve.

Ende nuk dihet se ku është epiqendra e këtij tërmeti, fuqia e të cilit mendohet se I kalon 4.5 ballë të shkallës Rihter. Nuk ka të dhëna gjithashtu se sa nund të jenë dëmet materiale.

Tërmeti i regjistruar pasditen e 31 korrikut ishte thuase me atë fuqi goditëse sa ai I 1 qershorit që shkaktoi dëme materiale në fshatrat Floq, Qafzes dhe Vidohovë të rajonit juglindor.

Sipas Insitutit sizmiilogjik, tërmetet kanë qënë të vazhdueshme nga fillimi I qershorit në Qarkun Korçë, ku janë regjistruar mbi 2400 të tilla në një periudhë 2 mujore.

Sëmundjet e lëkurës që mund ti marrësh në palestër.

Nga minjtë tek mikrobet, palestrat kanë bërë që më shumë se 70 milionë amerikanë të përfundojnë në qendra shëndetësore vitin e kaluar, për shkak të problemeve që kanë shfaqur me lëkurën. Ndërsa, synimi parësor i atyre që ushtrohen në palestër është që të mbajnë trupin në formë dhe të dobësohen, shumë prej tyre mund të marrin krejt pa dëshirë infeksione apo sëmundje të zakonshme lëkure sepse palestra është një vatër infeksionesh dhe mikrobesh.

Një studim nga Fit Rated, një website për rishikimin e pajisjeve të fitnesit, zbuloi se një peshë në palestër ka 362 herë më shumë mikrobe sesa tualeti. Këtu janë disa nga fajtorët më të mundshëm për skuqje pas stërvitjes, puçrra ose plagë, dhe si mund të shmangni marrjen dhe përhapjen e mikrobeve të palestrës në trupin tuaj. Kushtojini rëndësinë e duhur.

Folikuliti është skuqje e shkaktuar nga qimet e infektuara nga bakteret. Një pjesë e mirë e njerëzve kanë shenja të kësaj natyre në lëkurë. Duken si puçra të ngritura në lëkurë, të cilat nëse ngacmohen shkaktojnë plagë të përhershme. Gjendja shkaktohet nga mikrobet si bakteret ose kërpudhat që futen brenda folikulave të qimeve në lëkurë, duke shkaktuar infeksion. Në raste të rënda, folikuliti mund të duket më pak si puçrra dhe më shumë si një masë edhe e madhe, e fryrë. Për të shmangur këtë gjendje, përpiquni të mos vishni rroba që i keni veshur më parë në palestër, që kanë djersë, e që shkaktojnë fërkime dhe irritime të lëkurës suaj.

Ringworm është një infeksion i kërpudhave që shkakton një skuqje në formë unaze. Infeksioni ndodh kur parazitët e vegjël të kërpudhave e kthejnë lëkurën në strehën e tyre dhe kthehen në vatër të kuqe ose rozë. Këto zona mund të jenë kruajtëse ose të shkaktojnë ndjesi djegieje. Gjendja mund të përhapet nga një zonë e trupit tuaj në një tjetër. Djersitja, si dhe kontakti me sipërfaqe të kontaminuara si dyshemetë e palestrës apo dollapët, mund të përhapin infeksionin tek ju. Sportet e kontaktit, veçanërisht mundja dhe futbolli, janë faktorët kryesorë të rrezikut për këtë infeksion.

Infeksioni i këmbëve nga djersa dhe atletet. Më së shumti shfaqet si kruarje lëkure midis gishtërinjëve. Mund ta merrni me çdo lloj ekspozimi ndaj kërpudhave, si duke ecur këmbëzbathur në dushe publike, pishina apo kudo tjetër me një sipërfaqe të lagur. Nga mbajtja e atleteve për një kohë të gjatë, djersa, e gjithë kjo situatë shkakton kruarje në zonën e infektuar. Lajmi i mirë është që këmbët nuk kanë efekte anësore serioze dhe mund të mjekohen me një krem lëkure ose medikamente nga goja.

Kruajtja e ijeve. Kërpudhat pëlqejnë zonat e ngrohta, të lagështa dhe të paevitueshme, duke e bërë rajonin tuaj një objektiv të përsosur, veçanërisht pas një seance të fuqishme, të djersitur palestre. Njerëzit që djersiten më shumë janë më të rrezikuar. Kjo është arsyeja pse ka tendencë të jetë më e zakonshme tek burrat, pasi ato në përgjithësi janë seksi i djersitur. Një dush i mirë dhe tharja me peshqir pas stërvitjes do të ndihmojë në parandalimin e këtij lloji infeksioni.