Tartufi shqiptar, biznesi fitimprurës që sjell miliona.

Rreth 3000 Euro për një kilogram kërpudha. Duket një çmenduri dhe në fakt është, por tartufi e ka piacën e lartë. Aq sa në Itali dhe Francë, gjuetarët e tartufit i stërvisin qentë e llojit Lagotto Romagnolo. Në mënyrë që të nuhasin kërpudhën më të shtrenjtë në botë. Në Shqipëri, kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Askush nuk e di për çmimin tejet të shtrenjtë që ka, për më tepër që qentë e huaj po vijnë e po na e nuhasin.

Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak. Por ndodh shpesh që tartufi shqiptar të merret dhe të shitet në tregun evropian me shumëfishin e vlerës. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro.

Mungesa e një legjislacioni që të mbrojë këtë bimë të rrallë ka bërë që Shqipëria të humbasë me miliona euro të vjedhura nga “gjuetarë” të paligjshëm të tregut vendas dhe atij të huaj. Ata mbërrijnë në Shqipëri kryesisht nga Italia por dhe vende të tjera dhe jenë kërkues të tartufit. Vjedhja e të cilit do tu siguronte atyre përfitime të mëdha. Kjo, pasi janë konstatuar edhe transportime të zhardhokëve të ngjashëm me pataten drejt Italisë. Për të cilat nuk është se ka një kuadër të përcaktuar ligjor që e ndalon kalimin jashtë kufijve.

Gjuetia e Tartufit. Për gjetjen e tartufit, gjuetarëve u nevojiten edhe qentë e stërvitur mirë, që janë edhe maskimi i tyre më i mirë. Më parë përdoreshin derrat të cilët lëshohen në pyll. Aroma e tartufit i ndjell, pasi ka të njëjtat feromone seksuale si të mashkullit, duke bërë që në këtë mënyrë të gjejnë bimën. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër.

Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufë. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.

Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.
Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton.

Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi. Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë. Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash. Këto kërpudha të bardha të cilësisë së lartë, të cilat pak kush i njeh shiten më pas restorantet e Tiranës dhe Durrësit.

Për shkak se kultivimi i kësaj specieje nuk ka arritur të imitojë asnjë prej cilësive të saj në gjendje të egër, e ka rritur tej mase çmimin në treg. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona. Për të cilin ne dimë kaq pak dhe që kemi humbur kaq shumë. Tartufi është një biznes me fitim marramendës.

Mziu dhe Voltana Ademi 1 vit b.urg nëse nuk lëshojnë zyrat.

Nga Adriatik Doci

Pas dështimit për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, sikundër përbetohej disa herë në ditë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka nisur një aksion të ri politik, tashmë duke mbajtur me forcë zyrat e kryebashkiakëve si dhe duke bllokuar të zgjedhuri e rinj, për të ushtruar detyrën. Në disa takime me kryebashkiakët demokratë, Basha u ka kërkuar atyre të mos lëshojnë zyrat si kryetar të bashkive, me pretendimin se zgjedhjet e 30 qershorit janë të ligjshme.

Më të vendosur për rezistencë janë shfaqur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, sipas të cilëve vijimi i tyre në detyrë u konfirmuar në zgjedhjet e 30 qershorit, ku, gjithnjë sipas tyre, 85 %, nuk morën pjesë, votues të cilët PD i konsideron mbështetës të saj. Por, nëse Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund këtij skenari, kryebashkiakët e saj, do të përballen pasoja penale. Kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 249 i Kodit Penal parashikon që vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pra, çdo akt i përfaqësuesve të PD-LSI pas betimit të kryebashkiakëve të rinj jo vetëm është nul, por përbën edhe vepër penale. Përfaqësuesit e PD pretendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë të vlefshme dhe se zgjedhjet e ligjshme janë sipas tyre në 13 tetor, ndonëse Lulzim Basha nuk është deklaruar ende qartë nëse e njeh apo jo dekretin e fundit të Presidentit. Por, zgjedhjet janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe gjykatat e shkallët se parë, të cilat kanë njohur deri më tani mandatet për të gjithë kryebashkiakët e rinj. Gjithashtu, zgjedhjet e 30 qershorit janë njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Basha nxit të vetët për rezistencë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Devoll ku ka thënë se kjo bashki është uzurpuar nga ajo që ai e quan banda kriminale e Partisë Socialiste. Në mbështetje të Bashës kanë shkuar edhe një grup militantësh që e mbështesin duke kërkuar që bashkia të lirohet nga kryetari i ri Eduard Duro. “Kam kënaqësinë të ndodhem në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe vendosmërisë për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor nga një bandë që është në pushtet. Pakica kriminale ka uzurpuar bashkinë e Devollit, shumë shpejtë do ta shporrim këtë pakicë nga Devolli dhe nga Shqipëria.

Hajduteskë me pushtimin e bashkisë si hajdutë me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për të vendosur mbi 94% të qytetarëve të Devollit. Rama dhe sozitë e tij kanë shkruar fatin e tyre ne Devoll dhe në mbar vendit. Fati i tyre është ai që pret çdo hajdut. Shporrja me çdo kusht me çdo mjet me çdo formë. Kjo është dhunë antikushtetuese kriminale dhe antiligjore. Keqardhje për përdorimin e policëve duhet të arrestonin hajdutin. Hajdutët i kanë bërë llogaritë në ditët e fundit të korrikut. Kanë kujtuar se me vapën e verës do të realizojnë vjedhjen. Nuk do të qeverisin dot asnjë ditë. Sot në Devoll, Kavajë Pogradec, Kamëz e në të gjithë Shqipërin. Do të përballen me vendosmërinë tonë,ka deklaruar Basha.

Mziu Ademi. Më të vendosur për rezistencë janë shfaqur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, sipas të cilëve vijimi i tyre në detyrë u konfirmuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pasojat. Sipas Kodit Penal kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 249 i Kodit Penal. Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

E keni pyetur veten ndonjëherë përse veza konsumohet në mëngjes?

Përse Hamë Vezë Në Mëngjes? E para njerëzimi ka ngrënë vezë shpendësh e kafshës në çdo epokë. Në rastin e pulës, kjo e fundit nisi të bëhej pjesë e çdo shtëpie që në vitet 7,500 para Krishtit. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për vaktin e mëngjesit. Romakët e lashtë e nisnin ditën duke ngrënë bukë, djathë, ullinj, sallata, vezë, fruta të thata dhe mishra të ftohtë.

Idea e të ngrënit vezë në mëngjes u rishfaq në Evropë në vitin 1620 nga mjeku Tobias Venner i cili sugjeronte se ngrënia e vezëve në mëngjes ishte një ide shumë e mirë. Venner krijoi edhe librin e parë të recetave në botë. Një teori tjetër shpjegon se duke qenë se pulat i bëjnë vezët në të gdhirë jo domosdoshmërisht, fermerët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i hanin ato në mëngjes.

Me kalimin e viteve, Evropianët e shtynë darkën në orë të vona, gjë që lindi nevojën për një vakt tjetër më të hershëm. Kësisoj mëngjesi u kthye në një vakt të pakundërshtueshëm në fillimet e viteve 1800 dhe veza u bë protagonistja kryesore, sidomos për klasën punëtore të cilët kishin nevojë për energji, proteinë dhe yndyrë. Ndër të tjera, për klasën punëtore, veza ishte një alternativë më e lirë e proteinës që ofronte mishi që për shumë ishte i papërballueshëm.

Nga Kuvendi i Kosovës, Ledri Vula ka diçka për të thënë.

Ledri Vula ka zgjedhur Kuvendin e Kosovës, për tu thënë diçka fansave të tij. Ai është futur në institucion si politikan me letra në duar, por i veshur sportiv. I është afruar foltores, dhe u ka bërë kërkesë të gjithë qytetarëve të kursjenë zërin dhe energjinë, për Sunny Hill Festival.

Sunny Hill Festival, është festivali më i madh i organizuar në Kosovë nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Festivali do të mbledh në tre netë magjike, 2, 3 dhe 4 gusht, artistë të huaj e shqiptarë në Prishtinë.

Horoskopi ditor, e enjte 1 gusht 2019.

Dashi. Në mëngjesin e kësaj dite do ndodhin disa gjëra që nuk do ju pëlqejnë dhe aq kështu që duhet të bëni të pamundurën ti ndryshoni shpejt. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e kënaqshme. Do gjeni gjuhen e përbashkët me të dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si dikur. Ju beqarët mirë është të tregoheni të matur dhe të mos fillojnë lidhje me të parin që do ju dalë para sepse do lëndoheni. Në punë do avanconi me hapa të ngadalta, por të sigurta. Tashmë ndiheni me të qetë se më parë dhe do pranoni edhe detyra të reja. Buxheti nuk do ketë përmirësimet që keni ëndërruar, por të paktën situata do jetë goxha e qëndrueshme.

Demi. Asgjë dhe askush nuk do mundet tiu destabilizojë gjatë kësaj dite. Do keni shumë besim tek vetja dhe do ndiheni më të sigurt. Ju të dashuruarit nuk do keni aspak probleme komunikimi, megjithatë kokëfortësia për disa çështje do krijojë ndonjë konflikt. Për ju beqarët do ketë dashuri me shikim të parë që do zgjasin gjatw. Emocionet kanë për të qenë më të forta se asnjëherë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni kreativë dhe shumë të gatshëm për të provuar sfida të reja. Asgjë nuk ju tremb sepse në fund të fundit po nuk provove nuk ke si mëson. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni në këtë sektor.

Binjakët. Gjatë kësaj dite nuk do keni më dyshime për hapat që duhet të hidhni dhe do ndiheni goxha të qetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë plotësisht e qetë. Do ja kaloni mirë pranë atij që doni dhe mes jush nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni vështirësi për ta joshur personin që pëlqeni dhe do mbeteni sërish të vetmuar. Në punë duhet të bëni një bilanc të gjërave që kanë ndodhur dhe të merrni masa për ta bërë të ardhmen më të mirë. Vështirësi mund të ketë, por asgjë nuk është e pamundur. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse gjendja mund të dobësohet ndjeshëm dhe do ju lindë nevoja të merrni borxhe.

Gaforrja. Jupiteri dhe hëna në bashkëpunim me njëri-tjetrin do ju nxitin të keni më tepër besim tek vetja. Për ju që keni një lidhje shumë planetë do kenë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj sentimentale dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet jashtëzakonisht. Nëse jeni beqarë nuk do ndihen aspak gati për të ndryshuar statusin tuaj dhe do preferoni që kohen e lirë ta kaloni pranë miqve ose duke u marrë me sistemimin e shtëpisë. Në punë do keni shumë ngarkesë dhe në ndonjë moment do mendoni të dorëzoheni. Për fatin tuaj të mirë disa kolegë të vjetër nuk do ju lënë në baltë dhe do ju inkurajojnë. Në planin financiar do ketë zhvillime goxha pozitive.

Luani. Gjatë kësaj dite mirë do jetë të bëni një bilanc të gjërave që ju kanë ndodhur dhe të merrni disa përgjegjësi. Venusi do sjelle fat me shumicë për juve që jeni në një lidhje. Do i keni idetë më të kthjellëta dhe do merreni vesh me partnerin për gjithçka. Edhe ju beqarët do keni ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Do afroheni edhe më tepër me një person, i cili prej kohësh po iu joshte. Në punë do jeni shumë bashkëpunues sepse e dini që bashkimi bën fuqinë. Mund të ndërmerrni edhe goxha iniciativa. Financat do mbeten të kënaqshme për aq kohë sa ju të jeni të kujdesshëm me çdo shpenzim që do kryeni.

Virgjëresha. Mërkuri do ju shtyjë të tregoni më shumë përkujdes për të tjerët. Qëndroni më pranë atyre që doni dhe shprehini ato që ndieni. Për ju të dashuruarit heshtja do jetë armiku më i madh. Ndryshojeni sa më parë sjelljen me atë që keni në krah sepse keni për të pasur probleme serioze. Ju beqarët duhet ti bëni sytë katër në mënyrë që të mos ju shpëtojnë mundësitë e mira. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të përshtateni me detyrat e reja që do iu jepen. Për ju nuk ka asgjë të pamundur dhe për gjithçka ja vlen të tentohet. Sektori i financave do konsolidohet goxha kështu që mund ti lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më të madh nga zakonisht.

Peshorja. Klima në jetën tuaj pritet të jetë shumë e qetë sot dhe jo problematike. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e kënaqshme. Do jeni të dy palët të logjikshëm dhe do gjeni gjuhën e përbashkët me njëri tjetrin. Ju beqarët do filloni aventura afatshkurtra, por që do ua ngrenë zemrën peshë. Në punë kohën do e keni aleatin më të mirë. Do kënaqeni me arritjet. Durimi dhe qetësia do jenë pikat tuaja më të forta. Sipas Ditare.net, në planin financiar mund të keni përmirësime të ndjeshme të situatës. Me pak maturi mund të hiqni edhe para mënjanë edhe të shpenzoni sa të doni.

Akrepi. Gjatë kësaj dite do doni gjëra të pamundura dhe do mërziteni kur të mos i arrini. Ju që jeni në një lidhje nuk keni për të pasur një ditë shumë të bukur. Për shumë gjëra do debatoni ashpër me njëri tjetrin dhe nuk do pranoni kurrsesi që dikush tjetër tiu tregojë rrugën që duhet të ndiqni. Ju beqarët do keni mundësi të filloni lidhje serioze, por do prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapat. Në punë nuk do ja dilni dot nëse veproni të vetëm. Bashkëpunoni dhe keni për tia dalë më shpejt. Në planin financiar duhet të dyfishoni vigjilencën në mënyrë që mos keni probleme.

Shigjetari. Më në fund periudha delikate dhe e mbushur me tension do përfundojë dhe ju do ndiheni më të qetë. Për ju që keni një lidhje Venusi dhe Marsi do bëhen bashkë dhe do ua bëjnë jetën sentimentale më të bukur. Do dashuroheni pa dorashka me njëri tjetrin dhe asgjë e keqe nuk do ndodhë mes jush. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do dini si ta joshni personin që simpatizoni. Në punë do përshtateni me detyrën e re dhe do ju duket çdo gjë e lehtë. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi kështu që do ndiheni të qetë kur të kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Bricjapi. Saturni do ua bëjë jetën shumë të vështirë gjatë kësaj dite. Mund të keni probleme edhe me komunikimin. Për ju të dashuruarit e sotmja do fillojë me probleme, por pas mesdita logjika do mbizotërojë dhe gjithçka do zgjidhet. Durimi dhe largpamësia janë dy virtytet që do ju çojnë në rrugën e duhur. Ju beqarët mund ta gjeni personin e duhur në ambientet ku do shkoni me miqtë e ngushtë. Në punë duhet të përqendroheni më tepër tek gjërat që duhen bërë. Po latë diçka pas dore keni për të pasur probleme. Buxheti do dobësohet tej mase nëse kryeni shpenzime të mëdha dhe të pamenduara.

Ujori. Gjatë kësaj dite do ju duhet urgjentisht të ndryshoni disa gjëra nëse nuk doni të keni probleme më serioze. Nëse keni një lidhje kokëfortësia dhe këmbëngulja juaj edhe për gjëra të kota do e acarojë pafund partnerin. Mundohuni të jeni disi më të arsyeshëm sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Ju beqarët me shumë gjasë do realizoni një takim me një person të ardhur nga jashtë dhe jeta do ju ndryshoje për mirë. Në punë mund të keni një surprizë që nuk e keni pritur. Po ju bënë propozime mendojini mirë gjërat para se të vendosni. Buxheti nuk ka për të qenë i shkëlqyer, por as shumë delikat.

Peshqit. Gjatë kësaj dite do i bëni shumë pyetje vetes dhe më në fund mund të gjeni edhe zgjidhjet e duhura. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe sot do mund të takoni një person i cili do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do keni ide shumë të qarta për hapat që duhet të hidhni dhe do veproni me bindje të plotë. Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu japin të afërmit.

I ati e braktisi dhe nuk u kujdes për të, Dafina Zeqiri na njeh me njeriun që i qëndroi pranë.

Dafina është një kameleon i vërtetë në skenë. Megjithatë për të arritur aty ku është sot, Dafinës i është dashur shumë punë dhe sakrifica, peshën e të cilave e ka mbajtur e vetme mamaja e saj. Këngëtarja e njohur nuk ka dashur kurrë të bëjë publike jetën e saj personale, pasi në të ka shumë dramë që nisin që fëmijë megjithatë, shtypit nuk i ka shpëtuar detaji i braktisjes nga i ati në moshë të vogël.

Megjithatë edhe pse i ka munguar babai biologjik, ajo nuk e ka ndjerë kurrë mungesën e një figure atërore, pasi në jetën e motrave dhe mamasë ka qenë gjithmonë i pranishëm ky njeri.

Këngëtarja ka publikuar një foto të gjyshit, të cilin e quan baba, Një foto e rrallë e gjyshit tim, babait tim, shokut tim të ngushtë. Më mungon shumë, shkruan ajo në foton e gjyshit të ndjerë që ka publikuar në Instagram.

Rikthehet frika nga merimanga e zezë në Shqipëri, 15 persona janë shtruar në spitalin brenda një jave.

Insektet dhe zvarranikët po bëjnë kërdinë në qytetin e Fierit. Vetëm në javën e fundit, në spitalin Rajonal janë rregjistruar 6 raste nga pickimi i merimangës së zezë duke e çuar në total në 9 numrin e personave të pickuar gjatë sezonit.

Mjeku toksikolog, Lulezim Banushaj që ka asistuar pacientët, shton se javën e fundit janë paraqitur edhe 4 raste të personave të kafshuar nga nëpërka dhe gjarpri duke e çuar në 6 numrin e personave të kafshuar nga zvarranikët gjatë kësaj vere. Ai ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuara nga helmi vdekjeprurës.Ai këshillon të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi gjatë kësaj periudhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve aktivizohen.

Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Mjekët sigurojnë se të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

Të ruash marrëdhënien me ish-in si Jennifer Aniston, po ju do e bënit?

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux u ribashkuan me njëri-tjetrin për një rast të trishtë, pasi qeni i tyre, Dolly, ndërroi jetë. Ata i dhanë lamtumirën e fundit Dolly dhe kjo i ndihmoi të dy të kuptonin se sa e rëndësishme është miqësia e tyre edhe pas momentit që u divorcuan.

Një burim i afërt është shprehur për Hollywoodlife se Jennifer nuk mban mëri me asnjë prej ish-partnerëve të saj, pasi ajo është një grua e maturuar.

Burimet kanë pohuar se Aniston dhe Thereoux do vazhdojnë të mbeten miq të mirë edhe pas këtij momenti. Kujtojmë se aktorja u martua me Justin në vitin 2015, por në 2017 ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Ndarja e tyre ishte e qetë dhe nuk pati asnjë skandal më pas.

Klea Huta i befason të gjithë me ndryshimin e fundit në ‘look’.

Klea Huta është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Duke u shfaqur për publikun si moderatore, por edhe këngëtare, ajo ka arritur të fitojë zemrat e të gjithë ndjekësve. Bukuroshja publikon herë pas here foto nga momentet e përditshmërisë së saj në llogarinë në ‘Instagram’, por dhe projektet e ndryshme me të cilat ajo është angazhuar kohët e fundit.

Së fundmi 26 vjeçarja i ka habitur të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale me foton e vendosur në profilin e saj. Në të dallohet se Huta ka ndryshuar look tërësisht dhe është kthyer në një vajzë bionde.

Nuk dihet ende nëse ky është një ndryshim drastik i marrë nga moderatorja në momentin e fundit apo thjeshtë një foto e modifikuar, megjithatë këtë detaj presim të na i zbulojë vetë Klea në ditët në vazhdim.

Për një rezultat sa më të mirë nga lyerja e flokëve, aplikoni këto metoda.

Për të pasur rezultatet që dëshirojmë, është më mirë të bashkëpunojmë me parukieren. Do të ishte idale të shkonin në sallon me flokët e përgatitur për sulmin e produkteve kimike që çdo ngjyrues shakton.

Përdor vaj kokosi, katër ditë para bojës. Nëse dëshironi ti hapni flokët, pra të kaloni nga një nunacë më e mbyllur në një më të hapur, mund t’i parapërgatisni 4 ditë para se të shkoni në parukeri me një maskë me vaj kokosi. Vaji i kokosit ka një efekt të shëndetshëm në flokë. Edhe më mirë nëse përdorni vaj të pastër dhe organik. Aplikojeni 4 ditë para bojës, lëreni një natë të tërë dhe në mëngjes, hiqeni duke e larë një ose dy herë me shampo.

Mos i lani flokët tri ditët para se të shkoni te parukierja. Pas maskës me vaj kokosi, mos i lani më flokët, por shkoni me flokë të papastër prej tri ditësh. Kjo është një mbrojtje natyrale për flokët dhe lëkurën e kokës. Nga maska me vaj kokosi lëkura e kokës nuk do të acarohet aq lehtë nga produktet kimike, duke i mbrojtur dhe reduktuar efektin e bojës në flokë.

Sigurisht, mund të bëni një maskë edhe nëse nuk keni ndërmend të hapni ngjyrën e flokëve. Vetëm mirë bën. Nëse flokët janë të yndryshëm dhe nuk mund të qëndroni tri ditë pa i larë, bëjeni maskën aq ditë përpara sa flokët mund të rezistojnë.