4 shenjat e HOROSKOPIT më të vështira për tu kuptuar!

E kemi kaluar të gjithë këtë; atë momentin kur sado që të përpiqesh të shpjegohesh tek të tjerët, duket sikur nuk të kuptojnë.

Por më akut, këtë hall e kanë shenjat në fjalë:

Gaforrja njihet ndryshe edhe si nje nga shenjat që ndryshojnë më shumë- ajo përjeton keqkuptime edhe për shkak se shenjat e tjera nuk ia ndjekin dot ndryshimin e papritur emocional dhe nuk ia kuptojnë si e ka humorin.

Akrepi e adhuron intimitetin, dhe kërkon t`i mbajë informacionet për vete; të mbështjellë në mister, të lindurit e kësaj shenje e kanë vetë tendencën që të mos kuptohen.

Bricjapi nuk kërkon gjithmonë të integrohet. Për këtë arsye, në disa situata, mund edhe të mos kuptohet sic duhet nga ata rreth e qark tij që nuk gjenden në një gjatësi vale.

Ujori e sheh botën ndryshe nga të tjerët; idetë e tyre janë zakonisht unike, sepse kanë një si gjuhë të vetën. Kanë mënyrën e vet të të menduarit dhe nuk i justifikohen njeriu

Përplasje për ambientet e një KZAZ në qytetin e Shkodrës

Pasditën e kësaj të premteje është thyer porta hyrëse e Pallatit të Sportit Qazim Dervishi në Shkodër ku është përcaktuar KZAZ-ja nr 2.

Mësohet se përplasja ka ndodhur midis përkrahësve të Partisë Socialiste dhe punonjësve të Bashkisë së Shkodrës ku këta të fundit janë paraqitur në këto ambiente për t’i liruar pasi pretendojnë se janë në pronësi të pushtetit vendor.

Ndërkohë mësohet se Policia ka shoqëruar 5 persona pas përplasjes, emrat e të cilëve ende nuk janë publikuar.

FOTOLAJM/ Përfundon votimi në disa njësi, socialistët mbushin kutitë qysh sot

Duket se ka përfunduar votimi në disa prej njësive.

Kështu raportohet nga një denoncim i mbërritur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook

Fillon dorëzimi masiv i fletëvotimeve të mbushura të punonjësve të administratës dhe mbushja e kutive!

Lexoni mesazhin e arsimtarit dixhital! sb

Pershendethe Dok Berisha jam mesues desha te ju njoftoj se kane filluar te ua shpendajne arsimtareve, infermjereve, dhe te gjith administrates!

Dhe ka filluar mbushja e kutive qe tani! Po te dergoj dhe fleten e votimit!

Ja pse nuk marr pjesë në zgjedhje, as në 30 qershor, as në 13 tetor

Akademiku Artan Fuga, i përfshirë vazhdimisht në debatet lidhur me krizën politike në vend, ka renditur një sërë arsyesh pse nuk merr pjesë në votimet e 30 qershorit, por as të 13 tetorit, data e re e dekretuar nga presidenti Ilir Meta, një ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, profesori shkruan se dekretet, sado me vullnet të mirë të jenë, dobësojnë fuqinë e akteve juridike presidenciale!

“U dekretua edhe një datë tjetër për zgjedhje nga ana e Presidentit të Republikës, ajo e 13 tetorit 2019!

Mirëpo, sado juridike që të jetë, unë i qendroj përsëri mendimit tim që pa një pjesëmarrje në votime të subjekteve politikë kryesorë, zgjedhjet me këtë kushtetutë që kemi, nuk mund të jenë legjitime!

Partia socialiste dhe koalicioni i saj deklaron sot se nuk merr pjesë atje. Në këto kushte pa këtë pjesëmarrje unë si qytetar përsëri nuk do të merrja pjesë në ato votime.

As në të 30 qershorit, por as në të 13 tetorit!

Për të njëjtat arsye:

Do të dilnin bashki ose komuna moniste duke na kthyer në diktatura lokale Komisionet zgjedhore do të ishin partiake dhe të pabesueshme tamam si këto tani Do të rrezikonim paqen sociale sikurse po bëjmë tani duke e mbytur Shqipërinë! Anija jonë prej letre po mbytet!

Nuk do të kisha alternativa për të zgjedhur, pikërisht si tani. Do të na duhej më parë një Gjykatë Kushtetuese për të na thënë nëse dekreti i Presidentit është ose jo Kushtetues.

Përsëri në bashkitë ku ka kryetarë bashkie të majtë nuk do të bëheshin zgjedhje tamam sikurse rrezikohet tani në bashkitë e djathta.
– Përsëri në vend të auditit të punës të pushtetit lokal do të kishte deklarata patetike dhe llogje fjalësh, ose sikurse themi në komunikim nga Shkolla e Paolo Altos : sallatë fjalësh!
– Përsëri në atë kohë elektorati i majtë nuk do t’i njihte këto zgjedhje sikurse bën tani elektorati i djathtë!

Pa u ndryshuar kodi elektoral që të krijojë barazinë e votës dhe të konkurimit pa u hetuar krimi elektoral pa u krijuar konsensusi për zgjedhje të lira në një shtet të së drejtës, Pa iu dhënë votimeve një legjitimitet juridik para qytetarit,
Pa pjesëmarrjen e lirë, të qetë dhe sigurinë sociale për qytetarin në votime, pa evituar votime me presion për bukën e gojës, sikurse tani, pa hequr shenjat në gishta, nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri!

Dekretet, sado me vullnet të mirë të jenë, sjellin veçse inflacion dekretesh dhe dobësojnë fuqinë e akteve juridike presidenciale!

Në fakt, kjo republikë që kemi, sikurse thërras që nga vitit 2000, e ka mbyllur ciklin dhe prodhon kriza politike!

Na duhet një republikë tjetër Urgjentisht Burra shteti janë ata që bëjnë reforma të mëdha! Republikë tjetër ose do të biem në barbari!

Por këtë mund të realizojë një Kuvend jo si ky i sotmi ku deputetët gjoja opozitarë janë si bamje me mish pa mish, pra janë deputetë të partisë demokratike ose LSI, por që as partitë si njohin ata, as ata nuk i njohin partitë e tyre.

Janë deputetë jetimë!
Ose “kopila”! Politikisht them!
Në të gjitha zonat e vendeveve vakante duhen shpallur zgjedhje të pjesëshme them unë!”, shkruan Fuga.

Ushqimet që sigurojnë një jetesë të shëndetshme

Konsumimi i vakteve të shëndetshme është shumë më e rëndësishme sesa thjesht të humbim kile.

Më shumë rëndësi në përditshmëri është ndjekja e një dietë që ndihmon në pasjen e energjisë dhe bën të ndihesh në formë.

Në thelb të çdo diete qëndrojnë ushqimet e shëndetshme që i bëjnë mirë organizmit. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre që nuk duhet të mungojnë kurrë në tavolinat dhe dietat tona ushqimore:

Perimet Frutat Peshku Mishi i pulës Ushqimet pa yndyrë

Sa të sigurtë janë plazhet në Shqipëri

Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për sigurinë në plazhe nuk janë marrë parasysh nga institucionet kompetente duke bërë që edhe këtë sezon të jetë i njëjti problem.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e humbjes së jetëve të pushuesve në plazhet shqiptare, KLSH kërkon nga Ministria e Turzimitqë përgjegjës për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit të jetë autoriteti vendor, bashkia dhe jo stacioni i plazhit).

Ndërsa kostoja e vrojtuesit të plazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit. Po ashtu, KLSH rekomandon që të të përcaktohet shprehimisht mënyrën dhe institucionin përgjegjës për licencimin dhe trajnimin e vrojtuesit, si dhe për çdo 100 m të ketë vrojtues plazhi, për të mbuluar me efecient monitorimin e pushuesve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5000 vrojtues plazhi, një statistikë kjo mjaft optimiste edhe për punësimin e të rinjve gjatë sezonit veror. Ky institucion numëron dhe një sërë problematikash që lidhen me mosnjohjen e profesionit të vrojtuesit apo mungesës reale të kullave të vrojtimit dhe largësisë nga njëra-tjetra.

Ndërsa një javë më parë, pak ditë më parë ka nisur puna e task-forcës së turizmit për monitorimin e stacioneve të plazhit, por nuk janë bërë ndryshime në mënyrën e funksionimit të tyre./Scan

Ja si arrin të fitojë mbi 1 mijë dollarë për një postim të vetëm

Një 25 vjeçare, e cila ekspozon format trupore në Instagram ka arritur të mbledhë mbi një milionë ndjekës në platformën sociale, falë imazheve të saj joshëse.
Danielley Ayala, nga Los Angeles, Kaliforni, nisi të shpërndante foto në Instagram në vitin 2017.

Prej asaj kohe e deri më tani, artistja e make up ka arritur të ketë 1.4 milionë ndjekës dhe tashmë seriozisht shprehet se fiton jetesën përmes fotove që shpërndan.

Ajo thotë se vetëm për një foto të postuar paguhet 1200 dollarë e sipër, pasi kompani të ndryshme duan ta përdorin atë si imazh për të reklamuar produktet e tyre.

Veç shpërndarjes së fotove të bukura, 25 vjeçarja jep edhe këshilla për ndjekëset e saj femra, duke përfshirë ide mbi mënyrën e të ushqyerit, dietën apo këshilla për ushtrime trupore.

Në mënyrë të ngjashme, ajo shpërndan edhe pjesë nga programi i saj i trajnimit, që e ndihmon për të mbajur trupin në formë.

Edhe pse punon me firmat dhe markat më të mëdha, Danielley shprehet se nuk e quan veten influencer. Ajo e përshkruan veten si një vajzë normale, e cila mendon se fama që ka marrë në rrjetet sociale është paksa e çuditshme.

E reja shpjegon

Instagrami është një platformë argëruese për mua. Unë e shijoj çdo foto që bëj, por nuk mund ta quaj veten influencer.”
Danielley shprehet se fama i duket e çuditshme në disa raste, teksa vë theksin se disa njerëz e harrojnë shpesh që ajo është një njeri normal si gjithë të tjerët.

Pavarësisht të ardhurave të mira që 25 vjeçarja merr nga Instagrami, shprehet se ka aspekte të jetës së saj, të cilat kanë vështirësi.

Ajo shprehet

Një nga gjërat që kam mësuar në Instagram është që njerëzit mendojnë se ata mund të thonë ç’të duan për ty pasi ti nuk do dëgjosh apo nuk do shikosh asnjëherë asnjë gjë nga ato që ata thonë. Është një koncept me të cilin nuk bie dakord”.
Edhe pse ka një numër tepër të madh ndjekësish, Danielley thotë se nuk i duhet të bëjë ndonjë gjë kush e di se çfarë për të mbajtur trupin në formë.

Madje ajo shton se ha shumë dhe shpesh, ushqehet edhe keq.

Futet në det për t’u larë, humb jetën 60-vjeçari.

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi është mbytur në det.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku paraprakisht dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e atakut kardiak.

Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gabimi më i madh që po bëni me pastën e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve sigurisht që nuk ekziston në shtëpinë tonë vetëm për të larë dhëmbët. Para se të mësonim se nuk duhet përdorur për puçrrat e vendosnim në çdo cep të fytyrës.

Përveç kësaj, sa herë jemi djegur, gjeja e parë mbi vendosur mbi plagë është pastë dhëmbësh. Kemi vepruar gabim! Mos e bëni më, që pastën e dhëmbëve ta vendosni në vendin ku jeni djegur. Jo vetëm që nuk do t’ju shërojë por mund ta bëjë edhe më keq gjendjen.

Sot, pastat e dhëmbëve janë të mbushura me kimikate zbardhimi. Elementë të tillë që duket sikur bëjnë mrekulli me dhëmbët tuaj, nuk rekomandohen për lëkurë të dëmtuar. Nëse ju e aplikoni, mos u habisni nëse vendi acarohet më shumë apo djegia hapet.

Përveç pastës së dhëmbëve, as gjalpi, qumështi apo substanca të tjera që gjenden në shtëpi, s’përdoren për lëkurë të djegur. Zona e lënduar bëhet edhe më keq, prandaj qëndrojini besnikë, zgjedhjes klasike më të shpejtë. Fusni dorën në ujë të ftohtë. Me pastën e dhëmbëve, përveç dhëmbëve, pastroni atletet. Ato po që i bën xixë.

Këmbimi valutor/ Euro, Dollari dhe Paundi e mbyllin javën në rritje

Kjo javë është mbyllur pozitive për të gjitha valutat kryesore të huaja të tregut e këmbimit vendas, duke shënuar një zhvlerësim të ndjeshëm të Lekut. Euro ka fituar 0.4 pikë duke arritur këtë të premte në vlerën e 122.2 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan është rritur me 0.3 pikë duke kapur nivelin e 107.3 lekëve. Edhe Paundi Britanik ka regjistruar rritje duke u kutouar në fund të kësaj jave në 136.3 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.

Franga Zvicerane e ka mbyllur javën pozitivisht duke u ngjitur në vlerën e 110 lekëve, me një rritje prej 0.7 pikësh. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë forcuar gjithashtu duke u këmbyer sot respektivisht me 82 lekë dhe 75.2 lekë.