Ditën e djeshme, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ka shkuar një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit me krerët e dy prej partive më të mëdha opozitare, zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski ka bërë një paralajmërim të fortë.
Çdo akt dhu’ne nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme mësohet se ka thënë Koski.
Por nga protesta e nëntë kombëtare që opozita joparlamentare mbajti këtë të premte, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mohoi të ketë pasur një takim të tillë.
Nuk ka pasur asnjë punonjës të Ambasadës Amerikane që ka bërë takim në LSI, tha ajo.
m