Kriza politike, Meta nis takimin me aleatët e PD

Aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike I janë drejtuar Presidencës ku do të të zhvillojnë takimin me Presidentin Ilir Meta në lidhje me krizën politike në vend.

 

Ne takim jane kreu i PR, Fatmir Mediu, i LZHK, Dashamir Shehi, i PAA, Agron Duka, i PBDNJ, Vangjel Dule dhe ai i PDK, Nard Ndoka. Ata do t’i kërkojnë Presidentit Meta që të organizojë një tryezë politike mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Takimi u kërkua nga vetë partitë e vogla ndërsa më herët ato zhvilluan dhe një takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

 

.

Vodhën furgonin, kapen hajdutët në Lezhë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohen si hajdutë të një furgoni.

Sipas policisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Ishull-Lezhë, është bërë n jë denoncim nga shtetasi A.P, se disa persona i vodhën mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin. Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A.M.,41 vjeç dhe E.P.,32 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia ka bërë të mundur të identifikojë dhe arrestojnë në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.

Gjithashtu unifotmat blu janë në kërkim të shtetasit R.K.,25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes.

Thaçi dhe Rama kuptuan se Merkel nuk i lë të copëtojnë Kosovën

Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e sotme në Samitin e Berlinit duke u shprehur se, ky samit i dha fund idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Ora News dhe në Top Channel, ish-kryenegociatorija Tahiri tha se Rama dhe Thaçi janë humbësit që kanë gabuar historikisht.

“Samiti i sotëm ka një rëndësi historike sepse merr procesin e dialogut, i cili ishte duke shkuar keq, ishte duke shkuar në drejtim të ndryshimit të kufijve.

Ky samit i cili shpreh qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve, pra e ndal këtë proces që do të ishte i dëmshëm dhe e ve në drejtimin e duhur që dy shtetet, Kosova dhe Serbia të ndjekin modelin gjermano- francez, i cili është një shembull inspirues, sesi dy shtete që kanë qenë në luftë zgjidhin ato mosmarrëveshjet mes tyre.

Ky samit i jep fund gabimeve historike të Thaçit dhe Ramës dhe na nxjerr fitues neve që ishim kundër ndryshimit të kufijve, veçmas mua më ve në pozitat fituese.

Unë si kryenegociatore për 7 vjet e kam ndaluar çdo tendencë të Serbisë që të flitet për territore. Un kam krijuar një proces të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të veriut në Kosovë.

Sot Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit dhe janë liderë që kanë gabuar historikisht”, u shpreh Tahiri.

Sipas saj, për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet ndjekur shembulli franko-gjerman.

Ajo shtoi se, ideja e ndryshimit të kufijve e ka nervozuar kancelaren gjermane.

“Kancelarja Merkel është e nervozuar. Unë jam në kontakt me autoritetet gjermane. Është e nervozuar me faktin që ka liderë shkurtpamës që provojnë prekjen e kufijve, provojnë të kthejnë kohës pas, të rikthejnë armiqësitë e vjetra dhe luftërat e reja”, deklaroi Edita Tahiri.

Operacioni “Gracka”, arrestohet tmerri i garazheve në Tiranë/ Video

Një 41 vjeçar ka rënën në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap duke vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Shtetasi i arrestuar është me inicialet E.P., banues në Kavajë.

Shërbimet e komisariatit Nr.3 pas një kallëzimi të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati nisën punën duke ngritur shërbime grackë ku rreth orës 04:30 arritën të kapnin në flagrancë 41 vjeçarin.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Gjendet e pajetë një 53 vjeçare

Një 53 vjeçare ëshë gjetur e pajetë mëngjesin e kësaj të marte në Memaliaj.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Vagalat ndërsa mësohet se kanë qenë vetë familjarët ata që e kanë gjetur të pajetë.

Viktima e identifikuar si shtetasja A.H. raportohet se ka pasur dëmtime në kokë dhe trup.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqjeve që kanë sjellë vdekjen e 53 vjeçares.

Horoskopi për ditën e martë, 30 prill 2019!

Dashi

Një ditë e mrekullueshme për dashurinë, nuk mund të presësh që të jesh në krahët e të dashurit/ës tend/e. Gjithashtu do të jeni në dispozicion për të dëgjuar këshillën e tij/saj. Një qiell i nxehtë pozitiv njofton risi sentimentale për beqarët, shumë prej tyre do të takojnë shpirtin e tyre binjak. Sot do të keni ide shumë të qarta për qëllimin profesional që keni vendosur vetë.

Demi

Falë pranisë qetësuese të Venusit ju jeni në gjendje të rikrijoni atmosferat harmonike rreth jush. Gëzoni gëzimet e zemrës dhe nisuni në projektet e ardhshme të çifteve. Zemrat e vetmuara do të zbulojnë se ata kanë një admirues të fshehtë. Urani favorizon investimet financiare që mund të sjellin fitime. Gjithmonë kontrolloni llogarinë tuaj bankare.

Binjakët

Mërkuri dhe Venusi ende nuk buzëqeshin me ju, prandaj pritni përpara se të besoni dikë që e njihni në internet. Nëse nuk ndiheni gati për të jetuar një histori të rëndësishme, kjo nuk do të thotë që ju jeni të pandjeshëm. Asnjë lajm për beqarët. Yjet ju bëjnë thirrje të ndiqni pasionet tuaja duke u përpjekur t’i ktheni ato në mundësi të mundshme të karrierës.

Gaforrja

Ju jeni plot me projekte dhe të projektuar drejt të ardhmes, por mos shpejtoni shpejt do të arrini të përcillni qëllimet dhe dëshirat tek partneri/ja juaj, duke ringjallur tërheqjen dhe zjarrin që ishte në rrezik të shuhet. Shkathtësia e madhe do të lejojë beqarët të bëjnë njohjet e duhura. Nëse jeni duke kërkuar një profesion që ju lejon të shprehni potencialin tuaj, mos hiqni dorë nga vështirësitë e para.

Luani

Sot, ndaluni të dëgjoni atë që të tjerët kanë për të të treguar, mund të zbulosh sugjerime me të vërtetë të dobishme. Megjithatë, mos e përzieni ndjenjën dhe arsyen. Beqarët do të duhet të lënë të shkojë dhe të shkëputen nga problemet e jetës së përditshme, duke i dhënë shtysë të re dashurisë. Lajm i madh po vjen në punë, veçanërisht nëse ju merrni mundësitë më të mira që do t’ju paraqiten.

Virgjëresha

Me Venusin në opozitë është më mirë të kufizoheni dhe të mos imagjinoni. Sot është e nevojshme t’i jepet përparësi emocioneve që vijnë nga zemra, në vend që të përqendroheni në diskutimet e zakonshme. Marrëdhënie miqësore dhe të lumtura janë në rrugë të drejtë edhe për beqarët. Vazhdoni me aktivitetet e zakonshme dhe braktisni tundimin për të bërë investime që mund të jenë të rrezikshme.

Peshorja

Mos e nënvlerësoni ndikimin e Mërkurit, lëvizja e tij e paqartë do të bëjë që ju të besoni se jeni të drejtë kur jeni të gabuar. Çifte të qëndrueshme po kërkojnë stimuj të rinj për të forcuar lidhjen, ndërsa zemrat e vetmuara do të duhet të merren me situata të reja. Shikoni më shumë me kujdes nëse jeni duke kërkuar oferta të reja pune. Mundësitë mund të jenë në dorën tuaj.

Akrepi

Sot ju shpesh do të jeni në një humor të mirë, në dashuri një Venus i butë ju ndihmon për të hedhur situata negative prapa jush. Është një moment magjik për jetën e dy fëmijëve. Ka shumë mundësi emocionuese për zemrat e vetmuara për të takuar dikë të veçantë. Disa mosmarrëveshje me kolegun mund t’ju vënë në një gjendje të keqe. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të përqëndroheni në qëllimet tuaja.

Shigjetari

Përfitoni nga favoret e Mërkurit dhe Diellit për të zgjidhur çështjet e zemrës. Megjithatë, sot ju do të gjeni dimensionin tuaj vetëm në vetmi. Beqarët mund të përfshihen nga një valë e papritur e pasionit, duke favorizuar histori. Sot ju do t’i përmbushni detyrat tuaja shkëlqyeshëm dhe nuk do të ndikoheni nga sulmet agresive të kolegëve.

Bricjapi

Falë një dialogu të mirë dhe mbështetjes pozitive të Mërkurit, lehtë mund të zgjidhni disa çështje familjare. Mbrëmje plot pasion me personin e zemrës. Së shpejti mundësi të ëmbla për beqarët që kërkojnë dashuri. Ju do të keni mundësi për të zhvilluar ide interesante, por që kërkojnë përpjekje dhe vendosmëri.

Ujori

Me magjinë tuaj magnetike, asgjë nuk do të mohohet sot dhe sigurisht jeta në çift do t’ju japë shumë kënaqësi. Pozitiviteti i fortë i Venusit dhe i Jupiterit do të bëjë çdo moment tuajin magjik! Beqarët mund të përfitojnë nga momenti i duhur për të pushtuar këdo që ata duan. Marrëveshjet e favorshme dhe investimet financiare janë ato që yjet paraqesin sot, kështu që merrini seriozisht.

Peshqit

Edhe sot, dashuria ju jep aq shumë mundësi për të konsoliduar marrëdhëniet, mos i lini ato të ikin. Mundohuni të shprehni pak më shumë emocionet tuaja. Beqarëtduhet të jenë të kujdesshëm për të mos gabuar një miqësi të thjeshtë për një pasion të madhe. Yjet ju bëjnë shumë të kujdesshëm të mos nënshkruani kontrata të paqarta.

Moti për ditën e martë, 30 prill 2019!

Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojnë deri pas mesditës duke gjeneruar herë pas here dhe shira, të cilët në veri dhe zonat qëndrore marrin formë shtrëngatash.

Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Demokracia ka nevojë për demokratë

A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si „Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë, se kemi gati punësim të plotë? Që ka një gjeneratë pensionistësh, që ka pensionet që nuk i ka pasur asnjë gjeneratë përpara saj? Që të rinjtë kanë perspektiva, që asnjë gjeneratë më parë nuk i ka pasur? Jo, nuk ndihmon.

Kërkimi i orientimit

Sepse ky vend është bërë i pasigurtë, kërkon orientim, jo vetëm në skajet e shoqërisë, por edhe në mesin e saj. Një studim i Fondacionit Friedrich Ebert arriti në përfundimin se asnjëherë nuk ka qenë kaq i lartë refuzimi për azilkërkuesit si sot – rreth 54% kanë rezerva ndaj refugjatëve. E vetëm në pamje të parë të duket pak paradoksale që rritet pranueshmëria për të pastrehët. Sepse janë refugjatët ata, klasa tek të cilët derdhet një ndjenjë tjetër e thellë e të mosndjerit mirë: Më shumë se gjysma e të anketuarve mendon, se organizatat sekrete përcaktojnë vijat e politikës. Një e treta shikon tek politikanët marioneta. Nëse teoritë e konspiracionit marrin dimensione të tilla, atëherë vërtet që diçka ka shkuar keq.

Po e provojmë me një shpjegim: Treni vjen me vonesë, ose nuk vjen fare prej vitesh. Arsyeja, e shprehur apo jo: Nuk ka para. Në qytetet gjermane mungon ndjeshëm hapësira e banimit, dhe politika ngre supet. Duhet të ndërtohen më shumë apartamente. Por edhe këtu nuk ka para. Lista vazhdon: shkolla të vjetëruara, poste që mbahen të pazëna. Po, po sigurisht çdo gjë është ende e durueshme, e në shkallë ndërkombëtare ende jemi mirë. Por njerëzit kanë kujtesë të fortë: Ata kujtojnë, se para 10 vitesh gjatë krizës financiare papritur paska pasur miliarda brenda natës për të shpëtuar bankat.

Një vështrim përtej kujfive të mëson të njëjtën gjë: Fondacioni Bertelsmann ka bërë një sondazh për qëndrimet politike jo vetëm në Gjermani, por edhe në 12 vende europiane para zgjedhjeve europiane të majit. Rezultati: Grupimi më i madh politik, që është i bindur, se kë do të zgjedhin që tani është me afër 10% ai i populistëve dhe ekstremistëve të djathtë. Shumica di vetëm se kë nuk do të zgjedhë – vetëm një pakicë pranon, se në zgjedhjen mes disa partive do të vendosë për një nga partitë tradicionale.

Thënë shkurt: Politikanë, media, sindikata, kisha, shoqata ekonomike: Ato nuk po mbërrijnë dot më tek njerëzit, tek skajet jo që jo, por as tek mesi i shoqërisë.

Bëni detyrat e shtëpisë!

Po tani? Ajo që të jep shpresë, është se në të dyja sondazhet, njerëzit shprehen si edhe më parë me shumicë pro demokracisë dhe madje për një komunikim më të mirë me njëri-tjetrin në Europë. Por jo siç po zhvillohen gjërat tani. Për Gjermaninë kjo do të thotë: zbrisni në tokë. Bëni detyrat e shtëpisë, hapni veshët dhe mos premtoni gjëra që nuk bëhen, por njihni edhe kufijtë e mundësive tuaja.

Kjo nuk është e lehtë në kohët e individualizimit si masa e të gjitha gjërave, në kohë të përshpejtimit maksimal, si në aspektin privat ashtu edhe atë të vendit të punës. Shumë alternativa nuk ka: duhet ruajtur qetësia, kur populistë të djathtë buçitës mbushin kryetitujt. Duhen punuar fort për të rifituar njerëzit, edhe pse nuk je i sigurtë për suksesin – në komuna, në zyra. Në fund të fundit bëhet fjalë për përfaqësim, këtë e thotë edhe studimi i Fondacionit Bertelsmann. Kush ka për një kohë të gjatë ndjesinë, se nuk është i përfaqësuar fillon e shkon mendja aty ku nuk duhet. Por pa atë ujdinë e pashprehur, se të gjithë kanë pjesën e tyre në shoqëri, demokracia nuk ka shans. Diktatura po. Shoqëria liberale jo. Prandaj futuni në garë. Ende Europa nuk është e humbur!

Burimi: DW

Shqiperia meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn beson se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në fund të muajit maj, sic bën të ditur “Handelsblatt”.

Hahn pohon se Shqiperia e ka merituar fillimin e negociatave për shkak të reformave të brendshme që ka ndermarre. Ai e ve theksin tek reforma në drejtësi që ka ecur mjaft mirë ndonëse vendi duhet të vazhdojë të punojë edhe më tej në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komisioneri për zgjerim thotë se e negociatave nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë Bashkimit Evropian.
Sipas Hahn, rekomandimi do të bëhet në bazë të kritereve të rënë dakord reciprokisht nga vendet anëtare të BE. Më pas vendimi do të kalojë pastaj tek anëtarët.
Hahn bëri të ditur se e njejta gjë do të kërkohet edhe për Maqedoninë e Veriut.

Rama takon Merkel, diskutohet reforma në drejtësi dhe integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim dypalesh me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.
Sipas zyres se kryeministrise, ne kete takim u diskutua mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.
Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian.

Ne takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmerine e vazhdimit te dialogut mes Kosoves dhe Serbise drejt normalizimit te plote te marredhenieve mes dy vendeve.