Operacioni “Gracka”, arrestohet tmerri i garazheve në Tiranë/ Video

523

Një 41 vjeçar ka rënën në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap duke vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Shtetasi i arrestuar është me inicialet E.P., banues në Kavajë.

Shërbimet e komisariatit Nr.3 pas një kallëzimi të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati nisën punën duke ngritur shërbime grackë ku rreth orës 04:30 arritën të kapnin në flagrancë 41 vjeçarin.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.