Çelet panairi “Work & Study”, 3500 vende të lira pune

Panairi “Work and Study” ofron me shume se 3500 vende te lira pune. Kreu i Bashkisë së Tiranës ftoi të gjithë të rinjtë të vizitojnë stendat për të nisur një rrugëtim të ri në karrierën e tyre.

 

 “Përveç vendeve të punës, kemi disa oferta shumë të mira edhe për kryerjen e praktikës. Bashkia e Tiranës ka 90 pozicione pune, duke përfshirë disa drejtori dhe agjenci bashkiake, ndërkaq për herë të parë kemi futur konceptin e praktikave me pagesë. Te Bashkia e Tiranës nuk duam të pasuroni vetëm CV, duam që të fusni edhe disa para në xhep. Është një mënyrë se si siguroni disa të ardhura, por edhe shënoni në CV tuaj punën e parë mbi të cilën mund të ndërtoni karrierën për punë të tjera”

 

Veliaj u beri thirrje edhe bizneseve qe ti bashkohen nismës për kartën e studentit.

 

 “Në maj shpërndajmë kartën e studentit, por teksa këto po zgjidhen, studentët duhet të shqetësohen vetëm për një gjë: notat, notat, notat! Dua t’i ftoj të gjitha kompanitë këtu që të na bashkohen me ofrimin e shërbimeve në kartën e studentit. Jam i bindur se bankat mund të na ofrojnë një ulje për llogari të studentëve, për shpenzimet bazë. Po ashtu, edhe kompanitë celulare që janë këtu mund të na bëjnë një ofertë pak më të mirë”

 

Per tre dite me radhe stendat e kompanive dhe institucioneve te jene te hapura ne Muzeun Kombëtar per te ofruar nje shans punësimi për te rinjtë.

Instagrami me risi të re, jo më mërzitje

Së fundmi duket se Instagram po punon për të rritur cilësinë e fotove të postuara.

Në informacionet e ndryshme nëpër mediat ndërkombëtare duket se aplikacioni i popullarizuar më nuk do të rekomandojë materiale, përmbajtjet e të cilave mund të jenë të papërshtatshme.

Gjithashtu ndër të tjera Instagram do të vazhdojë me largimin e materiale të ndaluara, si nuditeti, fjalimet nxitëse propagandistike dhe shprehja e dhunës.

Prindi qëllon me thikë mësuesen brenda në shkollë

Një mësuese në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë është plagosur me thikë nga një prind.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 të kësaj të marte.

Sipas policisë, shtetasja V.P., 49 vjeç është qëlluar me thikë nga një nënë 38 vjeçare me inicialet B.D.

49 vjeçarja është në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa agresorja është arrestuar si dhe është sekuestruar thika nga ana e policisë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia po punon për zbardhjen e tyre.

Edi Rama refuzon titullin “Qytetar Nderi” i Dibrës

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar titullin “Qytetar Nderi” të dhënë nga Bashkia Dibër këtë të martë.

 

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e kryeminsitrit Rama sqaron se kreu I qeverisë mbetet dhe është kundër titujve honorifike ndaj politikanëve në detyrë.

 

“Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber.”

 

Bashkia e Dibrës vendosi që t’I jepte kryeministrit Rama titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e dhënë në ndërtimin e rrugës së Arbërit.

Breshka “kareta-kareta”, e ngordhur në plazhin e Vlorës / FOTO

Një breshkë e tipit “kareta-kareta”, ka dalë në breg të detit në Vlorë, ndërsa bëhet fjalë për një  specie, me gjatësi rreth 80 cm dhe gjërësi 50 cm, me peshë mbi 50 kg.

Breshka fatkeqësisht ka ngordhur , si pasojë e faktit se ka mbetur në ceketinë, ndërsa është një specie që gjendet në afërsi të gjirit të Vlorës, por jo në brendësi të tij edhe për shkak se ujrat e detit në brendësi të gjirit të Vlorës janë më të ngrohta.

Dyshohet që breshka të jetë kapur  ndoshta edhe nga rrjetat e peshkatarëve,të ketë dalë nga dallgët,ose të jetë goditur, duke përfunduar në breg të detit.

Sipas specialistit të agjensisë së zonave të mbrojtura ,Lavdosh  Shkurtaj, është rasti i dytë i evidentuar në ujrat e detit në Vlorë, ku gjendet një breshkë e tipit kareta-kareta,ndersa specie te tilla te rralla jane edhe me te shpeshta . Problematike mbetet fakti se specie te tilla ne mjaft raste gjenden te ngordhura,ndersa nje fakt i tille lidhete dhe me ndotjen e ujit te detit

 

Breshka e gjendur ne breg të detit Adriatik në zonen e Plazhit të Vjetër,  është marra nga specialiste te zonave te mbrojtura,ndersa behet fjale per gjetjen e nje tjeter specie qe rralle i sheh ne ujra te ceketa, por kryesisht gjendn ne thellesi, si ne rastin e breshkes kareta-kareta.

 

 

 

 

Gruaja e larë në gjak, burri vrasës lajmëroi kryeplakun

Një krim i rëndë brenda familjes është shënuar këtë të martë në Memaliaj, ku një 63 vjeçar ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat dhe ku si pasoje ka humbur jeten Antoneta Hoxha 53 vjeç. Autori i kësaj ngjarje bashkëshorti i 53-vjeçares Skënder Hoxha ka pranuar krimin.

Sipas informacioneve bëhet me dije se 63 vjeçari pas krimit, ka lajmëruar kryeplakun e fshatin ku i është shprehur se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Në fjalën e tij kryeplaku i fshatit Hodo Hoxha tregon se viktimën e kishte gjetur me plagë të mëdha në kokë, dhe të mbuluar nga gjaku.

Ushtari nga Skrapari

Ushtari nga Skrapari

Gjatë një lufte që Napoloni zhvillonte në Itali shikon një ushtar që luftonte në këmbë kur gjithë të tjerët luftonin barkas.

Çështë ky trim i madh që lufton në kembë, i thotë Napoloni Gjeneraleve të tij, ma therisni ketu.

Dhe ashtu u bë, pas pak ushtari ndodhej para Napolonit. Nga je ti, e pyet Napoloni. Nga Skrapari, pergjigjet ushtari.

Po ti pse lufton në këmbë, kaq trim i madh je? e pyet perseri Napoloni.

Edi si është puna, thote ushtari, mua me kishte dërguar babaj një pagur me raki, une e hoqa një herë që të merja zemër por me humbi tapa, e futa në xhep pagurin po nuk shtrihem dot se më derdhet rakia. 🤣

focus24.info

Gruaja u godit për vdekje me levë nga bashkëshorti

Një 63 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tepelenës si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, Antoneta Hoxha 53 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Vagalat në Tepelenë, ku 63 vjeçari Skënder Hoxha, ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshorten e tij.

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetëdorëzohen dy nga autorët e vrasjes së kushërinjve Jushi në Laç

Dy nga tre autorë e vrasjes së dyfishtë në Laç janë dorëzuar këtë të martë në polici.

 

Sipas policisë pas negociatave me familjarët, janë vetëdorëzuar Markel dhe Vinces Bushi përkatësisht 25 dhe 28 vjeç, ndërsa në kërkim është Manuel Bushi 23 vjeç.

 

Ndërkohë dy ditë më parë pas një konflikti për motive të dobëta gjatë një përplasje me armë kanë humbur jetën dy kushurinjt Kelvin dhe Erjon Jushi, 30 vjeç  dhe 36 vjeç.

Ikin emigrantët pas Pashkëve, fluks në pikat kufitare (Foto)

Kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës pas përfundimit të festës së Pashkëve ka sjellë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Flukstë shtuar të lëvizjes ka në të dy anët e kufirit dhe herë pas here edhe radhe automjetesh. Informacionet bëjnë me dije se vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pike kufitare me shume se 10 mijë shtetas shqiptare e të huaj.

 

Autoritetet kufitare janë duke e menaxhuar fluksin e leëvizjeve duke punuar me 5 sportele në dalje dhe dy teë tjerë në hyrje të Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër edhe pala greke e ka menaxhuar mire situatën duke mos lejuar krijimin e radhëve të automjeteve.

 

Kjo edhe sepse procedurat e kontrollit janë më të thjeshta në hyrje të tokës greke, për shtetasit të cilët kanë dalë nga Greqia vetëm pak ditë më parë. Vetëm në 4 ditët e fundit të javës së kaluar kane hyre në Shqipëri nga Greqia nepërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, me shumë se 45 mijë shtetas shqiptare dhe të huaj, të cilët kanë kaluar festën e Pashkës në vendin tonë, apo edhe kane zgjedhur te takojne familjaret e tyre gjate ketyre diteve pushimi.

 

Duhet thene se ky numër është më i vogël se ai i të njëjtës periudhe të vitit të kaluar. Këtë vit ka qenë më i madh se një vit më parë numri i shqiptarëve të cilët kanë zgjedhur ta festojne Pashkën jashtë vendit.