Keqardhje për grupin që orvaten kot të çojnë në qorrsokak Shqipërinë!

426

Kryemistri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga simpatizantët e PD-së në hyrje të Shkodrës.

 

Shefi i qeverisë përmes një statusi në Tëitter shkruan se ndihet i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD-në, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë

 

“Rrugës për Malësi të MadheSinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër” .