Festa e Pashkëve, fluks emigrantësh në Kapshticë

383

Fluks udhëtarësh është regjistruar të premten në të dy anët e kufirit në vendkalimin kufitar të Kapshticës. Reth 7000 mijë persona kanë hyrë nga Greqia dhe afro 3000  mijë kanë dalë në shtetin fqinj këto 24 orët e fundit.

 

Burime të policisë kufitare shqiptare që konfirmojnë këto të dhëna, e sqarojnë fluksin e hyrje-daljeve në doganën e Kapshticës me rastin e festës së Pashkës. Shërbime të përforcuara për lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar janë ndërmarë nga pala shqiptare.

Burime nga dogana Kapshticë thanë se efektivat e policisë kufitare po punojnë me kapacitet të plotë për të shmangur radhët e mjeteve dhe njerëzve në kufi. Po kështu edhe pala greke nuk ka krijuar pengesa të qarkullimit ndërkufitar.