Alarm për bombë në Gjykatë

440

Alarm për bombë në Gjykatën e Vlorës. Policia ka rrethuar zonën pasi dyshohet për lëndë plasëse me telekomandë pranë Gjykatës.

Sipas policisë rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakëri” në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon, ndërsa pritet mbërritja e forcave xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve të mëtejshme.