Ja rruga për të cilën Rama do merrte titullin “Qytetar Nderi i Dibrës”

Edi Rama, kryeministri më qesharak në botë
Kam marrë këto dy orë me qindra mesazhe nga dibranë të fyer prej teatrit të shëmtuar që u luajt mes vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës dhe punëdhënësit të tyre me seli më Tiranë.

Njëra palë, për turpin e vet, e shpall Qytetar Nderi Kryeministrin që vodhi zgjedhjet në Dibër, pala tjetër bën sikur nuk di gjë për surprizën e vartësve dhe shpik refuzimin e titullit, duke u bërë po aq qesharak dhe i pabesueshëm sa edhe servilët që e rrethojnë në Tiranë dhë në Dibër.

Zgjedhja e Dibrës si teatër eksperimental për tekat e pushtetit të Edi Ramës, i përqesh dibranët, i përçmon ata, nëpërkëmb dinjitetin dhe mençurinë e tyre, njësoj si në zgjedhjet e 2016-ës, kur diktoi rezultatin me dhunën e krimit, të parave të pista dhe të keqpërdorjes së shtetit.

Propozimi i vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës për t’i dhënë titullin Qytetar Nderi, nuk është asgjë më pak se fyerje e dinjitetit të dibranëve të ndershëm. Gjatë historisë së tyre, ata janë identifikuar me intelektualë dhe profesionistë të nderuar, jo me profesionistin e vjedhjes së votave, kryeministrin e dosjes 184, kryeminsitrin e zero investimeve për Dibrën, kryeministrin e papunësisë dhe dëbimit të rinisë në emigracion.
Kjo është arsyeja pse dibranët u shprehën të revoltuar nga tallja që iu bë atyre sot nga politikanë që kanë lidhur fatin e tyre me një grusht kriminelësh e oligarkësh, me të cilët ndajnë grabisin dhe ndajnë pasuritë e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Shumë shpejt, Edi Rama do ta shohë vetë se ai nuk është i mirëpritur në Dibër, se Dibra i refuzoj dhe i ndëshkon ata që e tallin dhe e çnderojnë.

15094527_10209736878972378_2076879761366310174_n.jpg

Dhurata Çupi, ish-deputete PD

“Miss Ushtria” sfidon modelet me famë botërore /FOTO

Gardën Kombëtare e Rusisë ka organizuar një konkurs të vecantë bukurie.

Anna Khramtsova 31 vjece dhe pjesë e Gardës Kombëtarë doli fituese në një konkurs mes 1000 konkurrenteve.

E lindur në Yekaterinburg, Khramtsova ka qenë më parë oficere policie dhe gjithashtu ka një diplomë në drejtësi. Ajo vjen nga një familje ushtarakesh ndërsa vetë ështgë e martuar dhe me një fëmijë.

Sakaq të gjitha oficeret që morën pjesë në këtë konkurs postuan në internet fotografitë e tyre dhe 12 më të bukurat do të publikohen në një kalendar për vitin 2020.

Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira drejtuesit të lartë të Policisë, Fred Agastra, pas një ataku kardiak në moshën 58-vjeçare.

Në nder të tij, sot janë mbajtur homazhe nga kolegët, miqtë dhe familjarët e tij. “Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë.

Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare.

Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në një postim të bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Kjo është fantazia e shfrenuar e shenjave të horoskopit në shtrat që kanë turp ta thonë me zë

Ajo çfarë ndodh në dhomën e gjumit mbetet aty. Mirëpo, shumë prej nesh kur vjen puna tek fantazitë seksuale, i mbajnë vetëm për vete, nuk ia tregojnë as partnerit.

Astrologjia thotë shumë lidhur me këtë dhe sipas astrologëve, kjo është fantazia më e shfrenuar që shenjat e horoskopit kanë në shtrat.

Zbulojini:

Dashi: Pozicione seksuale atletike

Demi: Masazhet erotike

Binjakët: Të flasë me fjalë ‘të pista’

Gaforrja : Të përfshijnë ushqimet (luleshtrydhen, mjaltin etj) në shtrat

Luani: Luani dëshiron të nxisë sherre të kota vetëm që ta ndreqë gabimin me një marrëdhënies seksuale plot pasion, pas dramave.

Virgjëresha: Të eksperimentojë çdo faqe nga Kamasutra

Peshorja: Peshorja e kënaq egon duke patur shumë partnerë seksual

Akrepi: Seksi i dhunshëm

Shigjetari: Të jetë i nënshtruar

Bricjapi: Të qëlluarit me shpulla

Ujori: Vanilla Sex

Peshqit: Të luajnë me role: Askush nuk mund të japë një shfaqje si Peshqit

Levë kokës, rrëfimi i burrit vrasës: Më kërkoi ndihmë pasi e qëllova

Një tjetër grua mbeti viktimë e dhunës në familje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj. Viktima është Antoneta Hoxha 53-vjeç, ndërsa autori i krimit, bashkëshorti Skënder Hoxha 63-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës në dhomën e gjumit të çiftit. Fillimisht çifti ka pasur një grindje, motivet e së cilës nuk dihen, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe në një moment kur gruaja ka qenë me shpinë, burri e ka goditur me levë pas kokës, ndërsa më pas në pjesën e ballit kur është kthyer dhe në krahun e majtë.

Burri ka deklaruar se pasi e goditi me levë, gruaja i ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar por Skënder Hoxha e la në gjendje të rëndë duke ndërruar jetë. Fillimisht ai mohoi që të ishte autori i vrasjes por pas disa orësh në pyetje në komisariatin e Policisë, Skënder Hoxha është dorëzuar duke pranuar krimin. Tashmë çështja kalon te Krimet e Rënda për krimin brenda familjes.

Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak dhe të masakruar në kokë dhe në krahun e majtë, pasi ishte goditur me sende të forta, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë vrarë.

Pavarësisht deklaratës ai është shoqëruar në komisariat dhe pas disa orësh në pyetje është dorëzuar para grupit hetimor duke pranuar krimin e rëndë. Çifti kishte disa ditë që ishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin. Nuk dihet shkaku i kthimit të tyre në fshat. Çifti ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga krimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe Vlorë.

Nuk heqim vizat me Kosovën se Shqipëria na tmerroi

Delegacioni kosovar u kthye i zhgënjyer nga Berlini, ku nuk mori dot asnjë premtim për çështjen e liberalizimit të vizave. E një nga shkaktarët kryesorë duket ka qenë Franca, e cila ka këmbëngulur për mosliberalizimin e regjimit të vizave ndaj Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve. “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”, u shpreh ai.

“Deutsche Welle” thotë se arsyeja që Macron ishte shfaqur kundër një lëvizjeje të tillë lidhej me Shqipërinë. “Sipas burimeve të Deutsche Welle-s, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt, ashtu dhe kriminaliteti nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Macron kishte argumentuar se, nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Nacional”.

Vetëdorëzohet autori i 3-të i dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve

Vetëdorëzohet në polici edhe personi i tretë i shpallur në kërkim si autor i vrasjes së dy kushërinjëve në Laç.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se në polici është vetëdorëzuar shtetasi Manuel Bushi, 23 vjeç, banues në Laç.

Vetëdorëzohen autorët – Paraditen e sotme pas negociatave të famijes u vetëdorëzuan në polici dy autorët e vrasjes dy kushërinjve Mikel e Jani Jushi.

Të rinjtë Markel dhe Vinçens Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç, edhe 23 vjeçari Manuel Bushi janë tashmë në pranga.

Si ndodhi vrasja – Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët janë identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të 23 personave të pyetur në lidhje ngjarjen.

Krimi i dyfishtë ndodhi pas një debate mes dy grupeve të të rinjve teksa kishin qenë bashkë në një lokal në lagjen numër 1 të Laçit.

Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar dhe  sherri verbal përshkallëzoi në përdorim armësh. Mikel dhe Jani Jushi kanë tentuar të largohen me vrap, por sipas ekspertizës janë ndjekur për rreth 100 metra dhe janë qëlluar me pistoletë. Dy të rinjtë ndërruan jetë në spital në Tiranë rreth dy orë pas ngjarjes.

Viktimat përcillen në banesën e fundit – Familjarë, miq dhe të afërm përcollën pasditen e sotme në banesën e fundit kushërinjtë Mikel e Jani Jushi, të cilët u vranë mbrëmjen e të dielës në Laç.

Mësohet se familjarët nuk kanë folur asnjë fjalë për krimin dhe gjithçka ka kaluar në heshtje.

Ja përse fëmijët e lindur në muajin maj janë të veçantë

Janë udhëheqës të lindur:

Njerëzit e lindur në maj shfaqin që fëmijë prirjen për të qenë liderë: janë të shkathët, strategë, ambiciozë, dhe të zgjuar. Që në vegjëli u pëlqen të kenë rolin e organizatorit në lojë apo aktivitete shkollore, nuk i tremben skenës apo debatit. Disa mund të pajtohen me faktin se të lindurit e majit mund të jenë mjaft dominues, por të gjitha këto cilësi përbëjnë një udhëheqës të madh.

Janë shumë optimistë:
Nuk na besoni? Sipas studiuesve në Britaninë e Madhe, foshnjet e lindura në mars, prill dhe maj janë shumë pozitivë dhe shumë optimistë. Ata janë lloji që sheh “gjysmën e gotës plot” dhe gjejnë zgjidhje në çdo situatë. Pozitiviteti është një tipar që zakonisht gjendet në shumicën e foshnjave të lindur në maj. dhe kur rriten ata janë shumë optimistë dhe me mendime pozitive.

Janë shumë të ndjeshëm:

Nëse keni nevojë për dikë që t’ju qëndrojë pranë, t’ju mbështesë, një vesh që t’ju dëgjojë apo një shpatull ku të qani, dijeni se të lindurit në maj do të jenë atje për ju dhe për këdo që ka nevojë. Kanë një botë shpirtërore shumë të pasur, preken lehtë dhe i përjetojnë shumë situatat e ndryshme, me të cilat përballen në jetë.

Nuk kanë frikë nga asgjë dhe u shkojnë gjërave deri në fund:

Fëmijët e lindur në maj nuk kanë frikë nga asgjë. Ata janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, dhe në çastin kur vendosin sytë mbi diçka, ata nuk do të ndalen para asgjëje për të marrë atë që duan. Pavarësisht shenjës që kqnë, Demi apo Binjakët, ata zotërojnë shpirtin e një luftëtari. Kjo gjë do i ndihmojë të arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen.

Janë të paduruar:
Kreativiteti i kombinuar me guximin sjell më pas lindjen e padurimit. Pra jo të gjitha foshnjat e majit janë përherë të buzëqeshur pasi ata janë të padurueshëm nga natyra sepse e dinë saktësisht se çfarë duan dhe si ta marrin. Janë njerëz që duan t’i fitojnë gjërat vetë, pa pritur që ta bëjë dikush tjetër për ta./Living

Kultivonin bimë narkotike, pranga dy të rinjve

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Mirditës nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë të ndaluar janë shtetasit me iniciale E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrolleve të imtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Lëviste me armë zjarri me vete, arrestohet nga policia

Policia e Vlorës ka arrestuar një person pasi mbante me vetë armë zjarri pa lejë.

Personi arrestuar, identiteti të cilit nuk bëhet I ditur, gjatë mbrëmjes të së hënës sapo ka parë patrullnë e policisë ka tentuar të largohet me vrap.

Por shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhë kanë bërë të mudnur arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit personal që iu bë këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.