5 ha pyje përfshihen nga flakët

Një zjarr i madh përfshiu msivin pyjor me dushqe në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të qytetit të Burrelit. Rreth 5 ha pyll lisi u përfshine nga flaket per nje kohë te shkurter, te ndihmuara edhe nga era e forte.

Per fat te mire nga zjarri nuk rrezikohen banesa pasi ndodhen në një distancë të larget, ndërsa demi ekonomik eshte shume i madh.

Për të neutralizuar flakën në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Mat, ndërsa në ndihmë të tij ka ardhur edhe mjeti zjarrfikes i ushtrise.

Shuarja e zjarrit është e vështirë për shkak të erës së fortë, ndërsa ndërhyrja do të bëhet edhe me pompat e dorës për shkak të terrenit të thyer.

Javët e fundit një numër i madh zjarresh janë shfaqur në masivet pyjore me dushqe dhe halore, ndërsa nuk ka ende asnjë person të ndaluar për këto raste.

NATO bën që Rama dhe Meta të shtrengojnë duart

Parada ushtarake e zhvilluar këtë të premte në sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të 10 vjetorit të amëtarësimit të Shqipërisë në në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ka bërë që Meta dhe Rama të shtërngujnë duart me njëri-tjetrin.

Duket se në këtë ditë kreu i shtetit dhe shefi i qeverisë kanë lënë mënjanë konfliktet e brendshme politike dhe kanë shtrënguar duart për shenjë kortezie. Ndërkohë kujtojmë se kriza politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh tashmë, ka sjellë edhe një sërë replikash në distancë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.

Meta në një deklaratë për mediat në lidhje me krizën që ka përfshirë vendin është shprehur se është i gatshëm që të veteflijohej po të ishte nevoja.

Zjarr në Maliq, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Një tjetër vatër zjarri është evidentuar në qarkun e Korçës duke e çuar në 12 numrin total të tyre brenda pak ditësh. Zjarri i fundit është shfaqur paraditen e kësaj të premtje në Maliq, në një masiv me shkurre e kullota mbi ish kombinatin e sheqerit, jo shumë larg zonës së banuar.

Tërreni i thyer dhe mungesa e rrugës e vështirëson kalimin e mjeteve zjarrfikëse, ndërkohë që punonjësit e shërbimit zjarrfikës të Maliqit po mundohen të lokalizojnë flakët nëpërmjet hapjes së kanaleve.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke djegur rreth 1,5 Ha të sipërfaqes. Edhe kjo vatër zjarri sipas ekspertëve të Shërbimit Zjarrfikës mendohet të jetë e qëllimshme, ashtu siç kanë qenë edhe të gjitha vatrat e tjera të evidentuara gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që ende nuk ka asnjë autor për këto ngjarje.

Lleshaj i jep “Medaljen e Nderit” efektives Ina Nuka

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka akorduar “Medaljen e Nderit” punonjëses së policisë Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestave të opozitës të 22 nëntorit 2018, përpara selisë së Kuvendit.

Në një ceremoni ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe disa kolegë të repartit “Shqiponja”, ministri Lleshaj shprehu vlerësimin e tij dhe Policisë së Shtetit për kurajën dhe përkushtimin e treguar nga Nuka.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju falënderuar ju, Ina, për kontributin e dhënë, për modelin e mirë që keni treguar, për angazhimin tuaj në shërbim të qytetarëve, ndonëse nga qytetarë të papërgjegjshëm keni pësuar një dëm që shpresoj të jetë reduktuar tashmë me kalimin e kohës. E kam thënë dhe herë të tjera, që ndjehemi mirë që kemi oficerë policie të tillë që kanë përkushtim, kanë patriotizëm, kanë kurajë, kanë profesionalizëm dhe për këtë arsye kam vendosur që në shenjë mirënjohje t’ju akordojë një “Medaljen e Nderit” të Ministrit të Brendshëm, duke ju thënë që përmes saj shpreh gjithë konsideratat dhe vlerësimin tim si ministër i Brendshëm, por edhe të Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë Policisë së Shtetit, për angazhimin tuaj”.

Nga ana tjetër efektivja Nuka u shpreh se ndihej e nderuar për vlerësimin e treguar dhe shtoi se ëndrra vijon të jetë Policia e Shtetit, krah kolegëve.

Telefonata urgjente nga burgu që i mori jetën shefit

Arjan Bejtja, shef i Regjistrimit të Brendshëm në burgun e Shënkollit në Lezhë, u nda nga jeta tre ditë më parë në një aksident rrugor. Ai ndërroi jetë në autostradën Lezhë-Laç ku u përplas me dy automjete të tjera, pranë fshatit Spiten.

Tre ditë më pas nga ky aksident tragjik, mësohet se shefi Bejtja, kishte marrë një telefonatë urgjente nga burgu i Shënkollit. Gjashtë punonjës të policisë të burgut kishin tentuar të fusnin drogë për të dënuarit. Me shpejtësi është nisur në orët e mbrëmjes për të mbërritur drejt Shënkollit por udhëtimi i tij është ndëprerë në mes. Nxitimi për të mbërritur sa më shpejt në burg ku punonjësit thuhej se ishin përfshirë në një shkelje të rëndë, i mori jetën babait të dy fëmijëve.

Rasti i abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të burgut, është zbuluar dy ditë më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërsa emrat e punonjësve të pezulluar nga detyra ende nuk bëhen të ditur. Punonjësit e pezulluar nga detyra kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se brenda ushqimit për të dënuarit kishte drogë, por ka dyshime se vetë se ata janë të implikuar në këtë rast.

Po ashtu pritet të mësohet se nga e kanë marrë drogën efektivët e policisë së burgut, dhe për cilin të dënuar ishte lënda narkotike. Deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti 6 punonjësit do të qëndrojnë të pezulluar nga puna. /Shqiptarja.com/

I i maskuar hyn dhe grabit 2500 euro në Exchange

Një pikë Western Union-i në qytetin e Korçës, është bërë pre e një grabitje nga një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 pranë Lëndinës së Lotëve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person i maskuar dhe i pajisur me thikë ka hyrë në pikën Western Union, aty ku punonjësja ka qenë e vetme.

Duke e kërcënuar me thikë ai i ka kërkuar shumën e parave që kishte në kasafortë, shumë të cilën punonjësja nuk ka pranuar t’ja japë. Në këto kushte personi i maskuar ka thyer xhamin e derës së brendshme të dyqanit dhe nën kërcënimin e thikës e ka detyruar punonjësen e kësaj pike ti dorëzojë 2500 euro si edhe 100 mijë lekë.

Pasi ka marrë shumën e parave është larguar nga e njëjta rrugë, prej nga kishte ardhur, aty ku duket se edhe për policinë e priste një mjet me të cilin është larguar. Menjëherë punonjësja ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet.

Pas marrjes në pyetje të punonjëses, policia ka sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë së pikës Western Union, por edhe pamjet e kamerave të biznesit ngjitur. Policia ka shoqëruar në lidhje me këtë vjedhje disa persona, por akoma nuk ka shkuar tek autori.

Në juglindje të vendit kohët e fundit janë shtuar së tepërmi vjedhjet me dhunë dhe në shumë raste edhe nën kërcënimin e armëve. Vjedhjet në të gjithë qarkun e Korçës janë të përqendruara te banesat, bizneset, madje edhe te objektet e kultit dhe në pjesën më të madhe, ato kanë mbetur pa autor.

Ja nga cili prind e trashëgojnë fëmijët inteligjencën

Gjenetika e nënës përcakton se sa të zgjuar janë fëmijët e saj, sipas studiuesve, dhe babai nuk bën dallim.

Gratë kanë më shumë gjasa të transmetojnë gjene të inteligjencës tek fëmijët e tyre, sepse ato mbahen në kromozomin X dhe gratë kanë dy prej tyre, ndërsa meshkujt kanë vetëm një.

Por përveç kësaj, shkencëtarët tani besojnë se gjenet për funksione njohëse të avancuara të trashëguara nga babai mund të çaktivizohen automatikisht.

Një kategori e gjeneve të njohur si “gjene të kushtëzuara” mendohen të funksionojnë vetëm nëse vijnë nga nën.

Inteligjenca besohet të jetë midis gjeneve të kushtëzuara që vijnë nga nëna.

Horoskopi ditor, e premte 29 mars 2019

Dashi
Kjo ditë do të nxjerrë në pah energjinë tuaj por edhe vendosmërinë. Marsi do të dominojë shenjën tuaj, e cila do të jetë e karakterizuar nga një pasion i madh.

Bëni kujdes ndaj shëndetit, pasi mund të ketë probleme.

Demi
Do të jeni të karkikuar me energji. Nëse ka diskutime me të cilat duhet të përballeni, më mirë bëjeni këtë të premte.

Megjithatë mundohuni të shmangni konfliktet si dhe mendohuni mirë para se të flisni.

Binjakët
Këshillohet që të shmangni situatat e komplikuara, pasi mund ta pësoni. Kjo pasi akumulimi i problemeve, ju largon nga zgjidhjet e mundshme.

Kjo ditë do të jetë e veçantë për dashurinë, megjithëse do të ketë tensione. E shtuna do e përmirësojë situatën.

Gaforrja
Yjet janë mjaft të favorshëm për gjithë ata që janë të dashuruar apo duan të dashurohen. Venusi do të favorizojë sferën sentimentale.

Bëni kujdes të mos tregoheni hipokrit në raport me një person që ju ka përzemër. Mendohuni mirë para se të veproni.

Luani
Kjo ditë do ju ofrojë mundësi të shumta, në sajë të favorizimit të yjeve. Mund të përfundoni një projekt ose të merrni një detyrë të cilën e kishit kërkuar prej kohësh.

Pengesa juaj e vetme ka të bëjë me një vështirësi ekonomike.

Virgjëresha
Parashikohen debate në çift, për gjithë ata që kanë kaluar një periudhë krize. Tensioni do të jetë i pranishëm, ndërkohë që problemet duhen zgjidhur në një farë mënyre.

Kjo gjë ka të bëjë kryesisht me lidhjet që kanë nisur të acarohen qysh në fillim të javës, teksa tashmë duhet gjetur kompromisi.

Peshorja
Ndiheni të sulmuar dhe kjo gjë ju shkakton ankth, nervozizëm dhe shqetësim. Fatmirësisht e shtuna do të vijë duke u përmirësuar.

Nëse diçka nuk ka funksionuar, mund të mbështeteni në ditët në vijim. Ndërkohë mbrëmja e së premtes do të jetë më pak negative.

Akrepi
Do të jetë një e premte e mbushur me propozime dhe emocione. Orët në vijim do ju bëjnë të ndiheni më të lodhur.

Këshillohet që ti luani më mirë letrat gjatë kësaj dite, sidomos në raportet me të tjerët.

Shigjetari
Ky është momenti ideal për të vepruar, ku duhet të tregoni atë çfarë jeni realisht në gjendje të bëni.

Natyrisht kush është i përgatitur, do të marrë suksesin e dëshiruar, ndërsa të tjerët do të zhgënjehen, shkruan noa.al. Fundjava do të jetë më e përmirësuar.

Bricjapi
Parashikohet një ditë mjaft e favorshme, veç duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Megjithatë mund të ketë propozime të rëndësishme.

Kush e ka shtyrë një projekt, duhet ta realizojë sa më parë atë.

Ujori
Do të jetë një fundjavë mjaft pozitive dhe e mbushur me lëvizje. Do të përjetoni ndjesi mjaft pozitive nën ndikimin e Diellit.

Do të jenë orë të rëndësishme për kontaktet me të tjerët. Jeta juaj po ndryshon, dhe disa ekuilibra do të prishen… por për mirë.

Peshqit
Jo gjithmonë diskutimet në çift mund të zgjidhin një situatë të vështirë. Ka momente gjatë së cilave luftoni dhe të tjera ku dorëzoheni.

Por kjo është dita ku çdo krizë duhet ta lini pas shpine. Yjet kanë ndikim mjaft të favorshëm për njohjet e reja.

Harrojini vuajtjet e kaluara dhe hapeni zemrën.

Zbardhet lista e diplomatëve të rinj të shkarkuar

Mësohet se ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka lëvizur 28 diplomatë nga detyra, me arsyetimin se nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, do të lirohet nga detyra. Lirohet nga detyra në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë, Fatjon Demnderi. Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Shkëputje nga detyra e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë. Gjithashtu mësohet se është shkarkuar edhe Inida Methoxha nga Turqia dhe Bruna Koço, Bruksel.

Janë shkarkuar edhe Ardian Mara, Bruksel; Adhurim Resuli, Vjenë dhe Novruz Çeta e Sarandi Napo, Bullgari.

Basha: Zgjedhje me Ramën s’do të ketë, nuk jemi këtu për karrige

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur protestën e sotme të pozitës në oborrin e Partisë Demokratike duke theksuar se zgjedhje me Edi Ramën nuk do ketë dhe as pak me atë që e quajti ‘Maduro i Ballkanit’.

Ai iu tha mbështetësve se qëndresa e opozitës po hap një horizont shprese për çdo shqiptar.

“Mirënjohje për ju vëllezër e motra, qytetarë të lirë në shpirt e në mendje, pararendës të lirisë dhe demokracisë europiane që po vjen. Sot në këtë protestë me pjesëmarrjen tuaj, qëndresën dhe zërin tuaj keni bërë të dëgjohet zëri i absolutes totale të shqiptarëve që ka një mesazh të prerë e të parevokueshëm ‘Rama ik’. Qëndresa jonë po hap një horizont të ri shprese për çdo shqiptar, çdo burrë e grua që do të ndërtojë këtu një të ardhme europiane. Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht me çdo bashkim të jashtëzakonshëm proteste si ky i sotmi”, deklaroi Basha.

Ai iu dërgoi një mesazh edhe atyre që pranuan mandatin e deputetit dhe ata që kanë bërë pakt me kryeministrin Edi Rama. Basha tha se në këtë protestë askush nuk është për karrige.

“Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur me paratë e narkokryeministrit le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë dhe qartë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo beteje ka nisur për çdo shqiptar, për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Kjo qëndresë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do ndalet deri sa ta bëjë realitet. Askush në këtë protestë, askush në këtë kryengritje demokratike popullore nuk është këtu për karrige, për pushtet dhe aq më pak për pazare por për t’i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të popullit, qytetarëve, demokracisë, lirisë. I vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallit, kopja më e shëmtuar e pazarit të Milotit që po e merr përpara revolta e shqiptarëve të bashkuar”, theksoi kreu i PD.